Me më shumë aktivitete sot në kryeqytet do të shënohet 22 prilli – Dita e planetit Tokë. Temë e shënimit të sivjetshëm ndërkombëtar të Ditës së planetit Tokë është “Mbroni speciet tona” (Protect Our Species) dhe ka për qëllim të edukojë dhe ta ngritë ndërgjegjën për uljen e shpejtë të bimësisë dhe kafshëve të egra të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore. Në organizim të Qytetit të Shkupit në Kopshtin zoologjik janë të parashikuara disa aktivitete, ndërsa në shënim do të kyçet edhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Në ora 10:15 sot në qendrën edukative në Kopshtin zoologjik do të mbahet …
Author: Rilinda
“Kandidatët e LSDM-së në pushtet dhe të VMRO-DPMNE-së nacionaliste do të përballen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut më 5 maj, pasi dy kandidatët e tjerë nuk patën sukses që të grumbullojnë mjaftueshëm vota që të shpallin fitore në rrethin e parë”, bëri të ditur agjencia gjermane e lajmeve DPA. DPA bën të ditur edhe se kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski dhe i VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova mbrëmë shpallën fitore pasi Pendarovski fitoi 42,70, ndërsa Siljanovska Davkova 42,58 për qind të 97,25 për qind të votave të numëruara. Blerim Reka, i mbështetur nga dy…
Partia maqedonase në pushtet, Lidhja Sociale Demokrate e Maqedonisë (LSDM), nëpërmjet një kumtese ka shprehur bindjen, se krahasuar me rrethin e parë të zgjedhje presidenciale, që u mbajt dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovski në rrethin e dytë, 5 maj do të marrë më shumë vota. “Fitorja e Pendarovskit në rrethin e parë, paralajmëron përkrahje më të madhe të qytetarëve për konceptin “Bashkë Përpara”, në rrethin e dytë”, thanë nga LSDM-ja. “Maqedonas, shqiptar, turq, serb, vlleh, romë, boshnjakë dhe të gjithë të tjerët janë bashkuar rreth konceptit të Stevo Pendarovskit për përparim të bashkësisë. Në rrethin…
Zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë e Veriut ishin befasuese, sidomos për opozitën shqiptare e cila u eliminua nga gara dhe humbi edhe në Strugë qytet nga vjen kryetari i kësaj partie Ziadin Sela. Në qytetin e Strugës kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka ka arritur të marri 6.355 vota, kandidati i pushtetit Stevo Pendarovski ka arritur të fitojë duke marrë 7.237 vota, ndërsa Gordana Siljanovska-Davkova e mbështetur nga VMRO morri 4.987 vota. Ky rezultat i votave në qytetin e Strugës e vendos në dyshime pozitën e Ziadin Selës si kryetar i Aleancës për…
Një motoçiklist humbi jetën, katër persona janë lënduar rëndë, ndërsa 14 kanë marrë lëndime të lehta trupore, në 14 prej gjithsej 24 aksidenteve të regjistruara fundjavën e kaluar në rajonin e SPB Shkup. Me shpejtësi më të madhe nga e lejuara kanë lëvizur 54 shoferë. Nga komunikacioni janë larguar 39 shoferë, prej të cilëve 34 para se të marrin të drejtën për drejtim të automjetit, katër shoferë fillestarë, njëri nën ndikimin e alkoolit. Janë larguar edhe 22 automjete të paregjistruara. Për parkim jo të drejtë janë ndarë 95 masa, ndërsa “karrotreci” ka marrë 55 automjete. Janë sanksionuar edhe gjashtë këmbësorë…
Sot po mban mot me diell dhe me temperatura relativisht të larta që do të lëvizin nga 6 deri në 19 gradë celsius, gjatë gjithë ditës. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët nga perendimi prej 2 km/h. Lagështia e ajrit do të jetë e vogël kurse dukshmëria do të jetë deri 14.5 km largësi. Gjatë ditës ka mundësi që të ketë shi. Edhe në ditët në vijim do të ketë mot të ngjashëm.
Në bazë të rezultateve të KSHZ-së deri në orën 23:30, nga 3512 vendvotime në gjithsej 3404 vendvotime ose në përqindje 96,92 nga gjithsej 696 467 vota të përpunuara dhe të vlefshme kandidati Blerim Reka ka marrë 75 915 apo 10,43 për qind, Siljanovska ka marrë 309 799 apo 42,55 dhe kandidati Stevo Pendarovski ka marrë 310 751 apo 42,68 për qind. Fletëvotime të pavlefshme kanë dalë 31 585 fletëvotime.
Kandidati Stevo Pendaroski e ka rikthyer epërsinë kur janë numëruar 97,25% e votave të vlefshme. Ai ka marrë 315.434 vota ose 42,70%, ndërsa kandidatja Gordana Siljanoska ka marrë 314.541 ose 42,58%. Ndërkohë, kandidati Blerim Reka ka 76.565 vota ose 10,36% të numrit të përgjithshëm të votave të numëruara deri tash.
Kryeministri Zoran Zaev tha se kandidati i pushtetit Stevo Pendarovski është në epërsi. Ai tha se në këto zgjedhje vendoset nëse do të ecet para. “Në rrethinë e dytë përplasen dy koncepte të ndryshme. Konceptim i Pendarovski bashkon, ndërsa koncepti tjetër është destruktiv dhe e ndanë popullin. E di që në rrethinë e dytë qytetarët edhe më shumë do të përkrahin konceptin e Pendarovskit. Fitorja është në progresin në konceptin që çon drejt BE-së dhe NATO-së. Ai tha se pret që edhe qytetarët që kanë votuar për Blerim Rekën më 5 maj të veprojnë me përgjegjësi edhe të kontribuojnë në…
Kandidati për president i përkrahur nga blloku qeveritar, Stevo Pendarovski në konferencën për shtyp tha se është i kënaqur nga procesi i sotëm zgjedhor. Pendarovski falemnderoi të gjithë nacionalitete në vend duke theksuar se koncepti “bashkë përpara” duhet të vazhdoj dhe të triumfoj në rrethin e dytë ku dhe do të rrumbullaksohet fitorja më 5 maj. Ai mes tjerash tha se vendi 10 vitet e fundit fatkeqësisht nuk ka pasur një president dhe se po pret me padurim të merr postin e presidentit për ta integruar sa më parë vendin në strukturat euroatlantike. https://www.youtube.com/watch?v=Z72iLCJMHbA
Gordana Siljanovska është në epërsi ndaj kandidatit të pushtetit për zgjedhjet presidenciale. Nga 94.25 për qind e votave të numëruar deri tani, Siljanovska ka marrë 304.6546 vota, ose 42.63 për qind të votave. Kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski ka marrë 304.551 vota, ose 42.62 për qind. Për kandidatin shqiptar deri tani nga votat e numëruar janë 74.340 vota ose 10.40 për qind. Mbi 30 mijë vota janë të pavlefshme
Kandidati për president, Stevo Pendarovski tha se pret fitore në rrethin e dytë. Shumica e qytetarëve, nga të gjitha etnitë u deklaruan se dëshirojnë të ecin para, tha Stevo Pendarovski. “Koncepti së bashku përpara do të rrumbullakoj fitoren në rrethinë e dytë më 5 maj. Së bashku përpara nuk është vetëm koncept, por aksion konkret. Përzgjedhja në rrethinë e dytë, është ngushtuar në dy kandidat. Por përzgjedhja do të jetë më e lehtë. Ngase dallimi mes meje dhe Gordana Sijlanoovskës është e madhe. E dimë se kthimi prapa nuk është opsion”, tha Pendarovski. Ai tha se do të kundrejt votuesve…

