Një motoçiklist humbi jetën, katër persona janë lënduar rëndë, ndërsa 14 kanë marrë lëndime të lehta trupore, në 14 prej gjithsej 24 aksidenteve të regjistruara fundjavën e kaluar në rajonin e SPB Shkup. Me shpejtësi më të madhe nga e lejuara kanë lëvizur 54 shoferë. Nga komunikacioni janë larguar 39 shoferë, prej të cilëve 34 para se të marrin të drejtën për drejtim të automjetit, katër shoferë fillestarë, njëri nën ndikimin e alkoolit. Janë larguar edhe 22 automjete të paregjistruara. Për parkim jo të drejtë janë ndarë 95 masa, ndërsa “karrotreci” ka marrë 55 automjete. Janë sanksionuar edhe gjashtë këmbësorë të cilët kishin kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, pesë shoferë të cilët nuk kishin dhënë përparësi për kalim të këmbësorëve në vendin e shënuar për këmbësorë, dhjetë për qëndrim të palejuar, 15 të cilët nuk bartnin rripin e sigurisë, 32 bisedonin në celular gjatë drejtimit të veturës.
Data 23.08.2026
Aktuale
- Enca publikon video provokuese nga dhoma e gjumit, ky detaj merr vëmendjen
- Privohet nga liria 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet për ngacmim seksual
- Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës
- Kumrije Mustafa e uron motrën në mënyrë speciale për ditëlindje
- Në Serbi arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut i dyshuar si vrasës me pagesë
- Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë: Plumbat godasin një automjet, dy persona të plagosur
- Presidenti Iranian: Teherani nuk do të bëjë lëshime, kërkon fundin e situatës “as luftë, as paqe”
- Ndalohet një shtetas i Polonisë në Tabanoc, drejtoi veturën me 164 km/h në zonë ku lejohej 80



