Ish ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti në llogarinë e tij në facebook bën thirje që më 5 Maj të votohet për konceptin e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti. “Të nderuar qytetarë, të dielën është ditë vendimtare për vendin tonë, të dielën më 5 maj ne kemi shansin që me votën tonë të ndikojmë në drejtimin dhe rrugën që do të ndjekë vendi ynë në periudhën që pason. Atë ditë fati ynë dhe e ardhmja e gjeneratave që do vijnë është në duart tona. Prandaj, të dielën më 5 maj në mënyrë të qetë por masovike ti japim mbeshtetje sa më…
Author: Rilinda
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë nga Ohri deklaroi se edhe kandidati i tretë për president, Blerim Reka bëri thirrje për të votuar për Evropë dhe NATO, gjegjësisht si çtha për Stevo Pendarovskin. “Edhe kandidati i tretë tha votoni për Evropë, për NATO, shumë qartë për Stevo Pendarovskin. Nga ana tjetër, nuk kemi asgjë, ‘kompir’, nuk ofruan asgjë, nuk i ftuan shqiptarët, boshnjakët i gabuan”, theksoi Zaev nga Ohri, duke thënë se më 5 maj do të sfidojë me fitore kandidati i tyre Stevo Pendarovski.
Veprimtari i komunitetit shqiptarë në Zvicer, Gjergj Prenkoçaj, cili para disa ditësh u ndalua nga autoritetet maqedone në qytetin e Ohërit, pasi kishe shpalosur flamurin kombëtar në kalanë e ketij qyteti, me c’rast nga Gjykata e Ohërit është denuar më 1100 euro gjobë dhe 5 vite ndalim hyrje në Maqedoninë Veriore, përmes një postimi në faqën e tij të Facebook, ka rrëfyer të gjitha ngjarjen e asaj dite. Për më shumë, ky është postimi i Gjergj Prenkoçajt: Përshendetje vëllëzer e motra. Miqë të dashur! Në pamundësi të iu pergjigjem të gjithve, përmes ketij postimi po iu informoj më gjersisht për…
PDSH me tubim përmbyllës në Studeniçan, më 5 maj të dalim të vulosim fitoren për NATO dhe BE Partia Demokratike Shqiptare sonte ka mbajtur tubimin e fundit per keto zgjedhje presidenciale, ku partia e Thacit perhrah kandidatin e perbashket qeveritar bashke me LSDM ,BDI dhe Alternativen. PDSH fton qytetaret qe te dalin me 5 maj dhe te votojne kandidatin e perbahsket qeveritar per ti permbyllur çeshtjet per te mare daten per NATO dhe BE.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç për herë të parë ka pranuar se ideja për ndryshimin e kufijve ka dështuar. Ai tha se është përpjekur të zgjidhë një problem historik e sidomos për të lënë pasoja në të ardhmen. Por ka theksuar se nuk ka patur mbështetje as në Serbi për idenë e tij. Duke komentuar Samitin e Berlinit, ai ka thënë se “shtetet që kanë njohur Kosovën duan njohjen e plotë të Pavarësisë së Kosovës. Serbia e ka të vështirë të negociojë në këto kushte. Populli ynë ka menduar ndryshe dhe shumica e botës dhe unë e kam kuptuar këtë. Kjo…
Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për rrethin e dytë të presidencialeve. Më 5 maj do të votohet në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq nesër të drejtën për të votuar do ta shfrytëzojnë të burgosurit dhe të sëmurët. Për të qenë i vlefshëm rrethi i dytë zgjedhor duhet dalje e 40% e numrit të përgjithshëm votues, apo mbi 700 mijë vota. Në rrethin e parë të zgjedhjeve pati mbi 41% dalje. Në garë në rrethin e dytë janë kandidatë, Stevo Pendarovski si kandidat i përbashkët i partnerëve të koalicionit qeverisës dhe Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja.…
Në organizim të nismës qytetare “Avaja” sot pasdite kandidati për president i mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni Stevo Pendarovski dhe kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni Gordana Siljanovska-Davkova mbajtën fjalim në takimin me pjesëtarët e bashkësisë rome. “Në pjesën e politikave që unë do t’i mbështes, do t’i mbështes të gjitha politikat e kësaj qeverie dhe të çdo qeverie tjetër që çon drejt avancimit të të drejtave tona, avancimin e të drejtave të bashkësive tjera etnike, por edhe të romëve dhe anasjelltas, nuk do të nënshkruaj asnjë dekret për ligj i cili me siguri do të çonte…
Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Instituti Maqedonas për Media (IMM), me rastin e 3 majit – Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit përkujtojnë për nevojën për angazhim më serioz nga të gjitha palët relevante rreth reformave të rëndësishme në sektorin mediatik në vend. “Në periudhën e kaluar u bënë përpjekje të caktuara që rezultuan me përmirësimin e ambientit në të cilin punojnë gazetarët dhe punonjësit mediatik, që nga ana tjetër, përmirësoi imazhin e shtetit në raportet ndërkombëtare për lirinë e mediave.…
Çmimet e naftës janë caktuar sipas metodologjisë e cila është zbatuar në aneksin e fshehtë të marrëveshjes për shitblerjen e OKTA-s, mes ish kompanisë shtetërore greke “Helenik Petroleum”, gjegjësisht filialit të saj EL PET Ballkaniki dhe Qeverisë së ish kryeministrit të VMRO-DPMNE-së, Ljbuço Georgievski. Përkrah kësaj, në çmim kryesisht kanë ndikuar edhe çmimet në bursën e Londrës, ashtu që për një litër Super 98 në gusht të vitit 2012 kur kryeministër ka qenë Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE, çmimi ka arritur 90 denarë! Deputeti Vlladmiri Gjorçev në konferencë për shtyp rreth çmimit të naftës doli me qëndrim me të cilin shtrembëron të vërtetën,…
Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) pas analizës së bërë të 10 lëndëve për procedurë për punësim prej viti 2004 deri vitin 2019, në seancën e sotme ka konstatuar elemente për nepotizëm ose ndikim gjatë punësimit të personave të afërt. Lidhur me këto lëndë, ku shfrytëzohej e drejta diskrecionale e drejtorëve në institucione në pajtim me Ligjin për marrëdhënie pune për zgjedhje gjatë punësimeve, e nuk ekzistojnë në pjesën më të madhe edhe dokumentet për selektim të kryer në bazë të pikëve dhe rang-listës, KSHPK nuk ka kompetenca dhe mundësi që të ngrit procedurë. Megjithatë, Komisioni antikorrupsion, prej ku…
Për shkak të vizitës së Papa Françeskut ditën e martë më 7 maj, udhëtarët të cilët kanë fluturime në mëngjes nga Aeroporti ndërkombëtare Shkup duhet të arrijnë në aeroport më së voni në orën shtatë, sepse nga ora 7:30 deri në orën 9:00, rruga drejt aeroportit do të jetë e mbyllur për qarkullim, kumtoi sot koncesioni i aeroportit TAV Maqedoni. Udhëtarët të cilët kanë fluturime në mbrëmje, do të duhet të arrijnë në aeroport më së voni deri në orën 15:30, sepse nga ora 16:15 rruga deri tek Aeroporti ndërkombëtar do të jetë i mbyllur për qarkullim. Detaje lidhur me…
Duke u udhëhequr nga përvoja nga kriza e madhe e migrantëve, si leksion i mësuar mund të konkludojmë se këmbimi i informatave dhe koordinimi mes institucioneve tona është me rëndësi të posaçme…Dhe atë në të gjitha nivelet, pavarësisht nëse bëhet fjalë për vendet nga BE-ja ose për vendet nga Ballkani Perëndimor përgjatë marshrutave të migrantëve. Informata me kohë është kruciale për sistemim të rregullt të forcave, planifikimin dhe ndërmarrjen e masave adekuate, tha mes tjerash, ministri i Punëve të Brendshme në fjalimin e tij të shkurtë hyrës në cilësi të bashkëkryesuesit në konferencën ministrore “Sfidat migruese përgjatë Rutës Mesdhetare Lindore…

