Author: Rilinda

Sekretariati për Çështje Evropiane shënon ditën e Evropës 9 Majin. Në mëngjesin tradicional janë të ftuar ambasadorë politikanë ministra dhe ish ministra. “Sot më 9 Maj liderët evropian janë mbledhur nën presidencën e Rumanisë. Ne presim një vendim të drejtë sot dhe të qartësohet drejtimi që do të marrë BE-ja. Do të vazhdojmë me zbatimin e reformave në sferat kyçe dhe nuk do të ketë justifikime të tjera nga ana jonë. Kemi ecur përpara me hapa të mëdhenj drejt BE-së dhe presim tani që BE-ja të vijë më afër nesh me vendim për hapjen e negociatave”-tha Bujar Osmani zëvednsës kryeministër…

Lexo më Shumë

Sot ka përfunduar marrëveshja me OKTA me çka me rregulla të vërtetuara formoheshe çmimi i derivateve të naftës për tregun e vogël në Maqedoninë e Veriut. Deri tani, çmimet e derivateve janë formuar në bazë të dispozitave të paraparë nga Aneksi D I marrëveshjes me OKTA-n, ku si faktor kyç merreshe parasysh dhe çmimi I prodhimit. Nga sot komisioni rregullator për energjetikë do të vërtetojë çmimin e naftës dhe derivateve të naftës me rregulla të reja, të cilat janë vërtetuar në metodologjinë e re. Mirëpo të njëjtat nuk kanë hyrë në fuqi, edhe pse të njëjtat kishin kaluar në Kuvend,…

Lexo më Shumë

Faza e parë e dezinsektimit me aeroplan në rajonin e Qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të realizohet të shtunën (11 maj), në orët e hershme të mëngjesit. “Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, i njëjti do të kryhet në terminin e njëjtë ditën e ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, informojnë nga Qyteti i Shkupit. Prej atje apelojnë deri te kultivuesit e bletëve që t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Lexo më Shumë

Seancat gjyqësore të cilat ishin caktuar për ditën e djeshme (7 maj) në Gjykatën Penale do të ricaktohen në data të tjera, informojnë nga gjykata. “Qytetarët të cilët paraqiten si palë në veprime të caktuara të cilat udhëhiqen para Gjykatës Penale, ose kishin marrë çfarëdo lloj ftese që të paraqiten në gjykatë më  07.05.2019, që ishte ditë jo pune, do të marrin ftesa të reja pasi seancat gjyqësore të cilat ishin caktuar për dje do të ricaktohen për data të tjera”, kumtoi Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup.

Lexo më Shumë

Takim i ri mes grupeve negocuese të pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së opozitare për ligjin për prokurori publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë speciale publike, duhet të mbahet sot në Ministrinë e Drejtësisë. Takimin e paralajmëroi dje zëvendëskryeministri Zoran Zaev, duke shfaqur shpresë se do të arrijë marrëveshje për ligjin për prokurori publike, pasi janë të numëruara ditët deri në mbylljen e raportit të Komisionit evropian. Grupet punuese të pushtetit dhe opozitës deri tani kanë mbajtur disa takime për ligjin për prokurori publike. Dallimet kryesore janë statusi i ardhshëm dhe funksionimi i PSP-së, fati i procedurave…

Lexo më Shumë

Nën moton “Çfarë ju pëlqen në Kryqin e Kuq dhe në Gjysmëhënën e Kuqe”, sot në Shkup do të shënohet Dita botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe – 8 maji. “Gjatë tërë vitit 2019, do ta festojmë forcën e rrjetit tonë global, si dhe kontributin e personelit tonë dhe të rreth 14 milionë vullnetarëve në botë përmes moton ‘#Love, #Dashuri, #Љубов’”, kumtuan nga Kryqi i Kuq. Sivjet kanë për qëllim t’i zgjerojnë njohuritë për misionin dhe kontributin e Kryqit të Kuq me theksimin e llojllojshmërisë së punës së tyre dhe universalitetit në qasjen e tyre. “Shfrytëzojmë thirrje…

Lexo më Shumë

Një këmbësor është lënduar rëndë në një prej tetë aksidenteve të cilat kanë ndodhur dje në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në katër prej aksidenteve, katër janë lënduar më lehtë, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material. Sipas buletinit ditor të SPB SHkup, në rajonin e Shkupit gjatë 24 orëve të fundit policia ka regjistruar vetëm një automjet të paregjistruar.

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti. SHN “Granit” SHA Shkup njofton se nga 06.05.2019 ka filluar me kryerjen e punëve ndërtimore – Rehabilitim të Rrugës rajonale P1205, pjesa Krupishte – Probishtip. LAMM informon se autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. Apelojmë tek të…

Lexo më Shumë

Autobusi i cili ka transportuar tifozët e klubit të basketbollit Rabotniçki është gjuajtur me gurë në afërsi të hotelit “Hilton” në Aerodrom, pas ndeshjes me MZT Skopje në sallën “Jane Sandanski”, kanë konfirmuar nga MPB për SDK. Ende nuk ka detaje nga sulmi, por jo zyrtarisht, gjatë kthimit nga ndeshja, mbi autobusin janë hedhur gurë, ndërsa ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar në spital me ndihmë të shpejtë. MZT Skopje e fitoi Rabotniçkin me rezultatin 85-63.

Lexo më Shumë

Komuna e Kumanovës ka marrë procedurë për kundërvajtje nga Komisioni kundër korrupsionit pasi ka lëshuar hapësirë afariste gjatë fushatës zgjedhore për kandidatin presidencial, Stevo Pendarovski ku ky i fundit në këtë objekt ka pasur takime me qytetarët. Anti- korrupsioni ka publikuar edhe prova ku shihet se në njërin nga muret e objektit ka simbole zyrtare të komunës së Kumanovës. Kërkesa për nisjen e procedurës është ngritur nga sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE-së, Igor Janushev. Pas marrjes së përgjigjes ndaj ankesës, ndër të tjera, theksohet se ndërtesa ku është mbajtur takimi është ndërtesa e një ish komiteti, organizata shoqërore dhe…

Lexo më Shumë

Familja e shenjëtores dhe nobelistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereze nuk ka ndonjë shenjë të theksuar që mund të evidentohet në Shkup. Ajo dikur ishte në zemër të Shkupit, sot lokacioni afër Qendrës së Vjetër Tregtare apo vetëm pak hapa afër përmendores së Aleksandrit të Madh në shesh. Aty ka ngelur vetëm një pllakë me mbishkrimin “këtu ka qenë shtëpia e Nënë Terezës – Gonxhe Bojaxhiu”. Kjo pllakë është vendosur në një qoshe, dhe disa herë ka qenë pre e akteve vandale. Një shenjë e Nënë Terezës është familja Gombar, gjegjësisht kryefamiljari i saj Alojz Gombar, që është një…

Lexo më Shumë

Xheremi Hant, ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe në tuiter dërgoi urime për zgjedhjen e Stevo Pendarovskit president i Maqedonisë së Veriut. “Urime për Stevo Pendarovskin, presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut! Vendi i juaj pati vit historik dhe me padurim presim t’i përforcojmë lidhjet midis Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut. Njëherësh, e mbështesim vendin tuaj në angazhimet për t’u bërë anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Lexo më Shumë