Author: Rilinda

Turqia si duket ju ka dhënë fund paqartësive rreth mundësisë që të vendos veto për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Zv.ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Faruk Kajmakxhi, në një intervistë për AIM ka thënë se autoritetet në Maqedoni duhet të jenë të qetë dhe se Turqia do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO. Sipas Kajmakxhi, shtyrja e ratifikimit të protokollit është për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve në Turqi dhe mosfunksionimit të Kuvendit Kombëtar. “Jini të qetë, nuk ka asnjë pengesë. Ne jemi mbështetësi më i madh i juaj në drejtim të anëtarësimit…

Lexo më Shumë

Me vendim të Keshillit mësimor-shkencor të Fakultetit të mjekësisë pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, Shaban Memeti është emëruar docent në këtë Fakultet. Vendimi është miratuar më 01.04.2019 dhe në këtë mënyrë Memeti është bëre docenti i parë shqiptar në Fakultetin e mjekësisë në Shkup. Mememti është  drejtor i Institutit për shëndet publik, kurse është emëruar Docent në lëndët Kirurgji dhe Kirurgjia e fëmijëve. Dr. Shaban Memeti ka lindur më 07.03.1974 në fshatin Dobrosht të Tetovës. Shkollën fillore dhe atë të mesme e ka kryer në Tetovë. Në vitin akademik 1993/ 99 regjistrohet në Fakultetin e mjekësisë në…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes po mban mot kryesisht i vranët e vende-vende me reshje të shiut. Në nivel lokal proceset do të jenë edhe në formë të motit të lig, me vetëtima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 14, ndërsa e ditës prej 12 deri në 19 gradë celsius. Për fundjavë moti parashikohet të jetë me diell dhe më i ngrohtë.

Lexo më Shumë

Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për kundërzbulim dhe Agjencisë për zbulim ende nuk ka shqyrtuar raportet e këtyre dy drejtorive për vitin 2018. Anëtari i këtij komisioni Muhamed Zekiri thotë se raportet e dy drejtorive në mes të muajit mars kanë arritur te kryetari i komisionit Trajko Veljanovski dhe kryetari i kuvendit Talat Xhaferi. Ai i fajësoi këta dy të fundit se nuk po thirrin seancën e komisionit dhe se në mënyrë të paligjshme po i mbajnë raportet dhe nuk po u shpërndajnë anëtarëve të komisionit. “Nuk e dimë se çka fshihet pas kësaj, Kryetar i Komisionit është…

Lexo më Shumë

Procesi i pajtimit mes pushtetit dhe opozitës është një nga gjeneratorët që dikton procesin e përmbushjes së reformave, me këtë dhe hapjen e dyerve të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut, theksojnë njohësit e çështjeve pulitke. Këto komente vijnë pas zotimit të presidentit të ri të shtetit Stevo Pendarovski se angazhimi i tij parësor do të jetë pajtimi kombëtar dhe zhbërja e hendekut mes pushtetit dhe opozitës për çështjet që kanë të bëjnë me interesat e shtetit Njohësi i çështjeve politike Petar Arsovski, për Radion Evropa e Lirë thotë se procesi i integrimeve paraqet pikën e vetme të kryqëzimit të…

Lexo më Shumë

CIVIL -Qendra për Liri kërkon nga pushteti ligjvënës dhe ekzekutiv tu japin fund privilegjeve dhe shpenzimeve të tepërta të cilat i gëzojnë funksionarët. Duke filluar nga presidentët e kaluar, dhe duke mbaruar me drejtuesit e agjencive shtetërore dhe institucioneve tjera, të gjitha privilegjet duhet të ndërpriten, gjegjësisht, të reduktohen deri në nivelin e pranueshmërisë për një shtet të varfër që deklarohet si shtet social, sipas Kushtetutës. “Është e pakuptimtë të shpenzohen shuma të mëdha parash për privilegje të përjetshme të presidentëve të kaluar të shtetit, pavarësisht nëse ata e kanë kryer funksionin e tyre si duhet ose kanë qenë kriminelë.…

Lexo më Shumë

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës  Pal Lekaj në seancën e sotme qeveritare informoi për përfundimin e punëve të autostradës “Arben Xhaferi”, që e lidh  kryeqytetin e Kosovës me kufirin me Maqedoninë e Veriut, lajmëroj korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Lekaj konfirmoi se inaugurimi solemn i aksit të fundit  nga  pjesa e Kosovës të autostradës Prishtinë – Shkup do të mbahet më 29 maj. Kryeministri Ramush Haradinaj  pas seancës deklaroi se për ngjarjen janë të informuar institucionet kompetente në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, ndërsa kryeministrat e të dyja vendeve, Zoran Zaev dhe Edi Rama, janë të mirëseardhur nëse duan të marrin pjesë në ceremoni.

Lexo më Shumë

Duke filluar nga muaji i kaluar, 2,899 punonjës në kulturë do të kenë rritje të pagave, njoftoi shërbimi i shtypit qeveritar pas seancës të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila miratoi informacionin për nivelimin e pagave të punonjësve në institucionet në fushën e kulturës, transmeton Nova tv. “Me nivelimin  e pagave përfshihen të gjithë punonjësit në kulturë, pra të punësuarit në institucionet kombëtare dhe punonjësit në institucionet lokale në fushën e kulturës. Në seancën e qeverisë u konstatua se Ministria e Kulturës është duke përgatitur një ligj të ri mbi interesin publik në kulturë, i cili do të jetë…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është duke përparuar jashtëzakonisht mirë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ajo është shembull pozitiv i vendit i cili ka bërë një hap të madh përpara. Prandaj shpresoj që BE të njohë këtë progres dhe se do ta vlerësojë atë me datë për negociata për anëtarësim, tha zëvendësministri i jashtëm i Polonisë, Shimon Shinkovski vel Sek, në takimin e sotëm me gazetarët. Ai është optimist dhe vendi i tij, siç thotë, është mbështetës i madh i politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Por, shton, ky nuk është vetëm vendim i tyre, prandaj duhet të pritet që Bashkimi Evropian ta merr…

Lexo më Shumë

Qeveria ka konfirmuar ndërprerjen e funksionit “koordinator kombëtar për NATO” për Stevo Pendarovskin, për shkak të zgjedhjes së tij presidentin i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas nenit 83 të Kushtetutës, presidenti i Republikës e ka të ndaluar të kryej ndonjë funksion tjetër, profesion apo post në ndonjë parti. Qeveria në seancën e sotme gjithashtu ka miratuar vendimin për emërimin e Dane Taleski për koordinator të ri kombëtar për NATO. Taleski këtë funksion do ta mbart deri në anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO. Taleski para se të emërohej për koordinator kombëtar ishte këshilltar për Politikë të Jashtme…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme të 135-të në propozim të  Ministrisë së Financave  dhe të Drejtorisë për Zbulim Financiar do të shqyrtojë  Propozim – vendimin  për formimin e Këshillit për luftë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Në rend dite të seancës është edhe Informacioni për ndërlidhje elektronike të 76 rajoneve amë me regjistër amë elektronik të Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë  dhe planin për digjitalizim të regjistrave në Drejtori. Ministrat sot  duhet të prononcohen edhe për Propozim – Programin kombëtar për koordinim dhe ndërmarrje të masave efektive për mbikëqyrje në treg për vitin 2019 dhe 2020,…

Lexo më Shumë

Kaluan 6 muaj qëkur ish kryeministri Nikolla Gruevski ka ikur dhe nuk ka arsyetuar mungesën e tij si deputet në Kuvend. Ai më 13 nëntor të vitit të kaluar publikoi në profilin e tij në Facebook se gjendet në Budapest. Me 6 muaj mungesë të paarsyeshme, deputetët tani kanë mundësi ligjore që të votojnë për marrjen e mandatit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Për marrjen e mandatit të një deputeti nevojiten 2/3 e votave.

Lexo më Shumë