Author: Rilinda

Përfaqëuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Shkup, kanë mbështetur emërimet e bëra nga presidenti Stevo Pendarovski në kabinetin e tij. Ndërkombëtarët vlerësojnë se Pendarovski ka bë një kombinim të mirë të bashkëpunëtorëve të ekipit të tij, si në aspektin etnik, poashtu edhe profesional, transmeton Gazeta Lajm. Ata janë posaçërisht të habitur nga kundërshtimi i BDI-së ndaj emërimit të Erold Musliut për drejtor të Agjencisë për zbulim. “Jemi të habitur pse BDI asnjëherë nuk ka guxuar të flasë për rolin e Sasho Mijallkovit ose Sinisha Aleksovskit në ngjarjet e Kumanovës, por aludojnë tani te Erold Musliu. Pse asnjëherë nuk kanë folur për…

Lexo më Shumë

Si përkrahës dhe aktivist i zhvillimit ekonomik të rajonit të Europës Juglindore, Lazim Destani sot mori pjesë në konferencën e posaçme të Forumit Ekonomik të Vienës “Vienna Economic Talk – Perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Kjo konferencë u mbajt nën organizimin e A1 Telekom Austria Group, në selinë e tyre në kryeqytetin austriak, Vienë. Krahas politikanëve tjerë të lartë dhe përfaqësuesve të shumë kompanive austriake me renome, në konferencë nga Maqedonia e Veriut morën pjesë, Kryeministri Zoran Zaev, Ministri i Financave Dragan Tevdovski, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi si dhe Ministri i Ekomonisë Koço…

Lexo më Shumë

Ligji i ri për përmbarim nuk është retroaktiv, edhe pse pushteti këtë e paralajmëronte dhe premtonte. OJQ-të ankohen se përmbaruesit i kanë aktivizuar të gjitha lëndët që i kanë pasur nëpër sirtarë, që të fitojnë sipas çmimeve të vjetra që i parashihte ligji paraprak. “Të gjitha faturat, të gjitha lëndët që i kanë ishin të koordinuara me përfaqësuesit e ministrive dhe saktë e dinin si është ligji, se nuk do të jetë retroaktiv, edhe pse u premtua se do të jetë. Që t’i kapin tarifat e vjetra, që ta kapin Ligjin e vjetër për përmbarim, të gjitha lëndët i kanë…

Lexo më Shumë

Goran Trajkovski dha dorëheqjen nga zyra e Drejtorisë në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (DMDHP). Trajkovski në dorëheqjen, e cila u dorëzua në parlament të premten, shkruan se për arsye personale ai largohet nga DMDHP. Ai për Plusinfo nuk dha detaje se pse u largua nga funksioni një vit e gjysmë para se të mbaronte mandati i tij. Në pyetjen se nëse ai do të shkojë në një funksion tjetër, Trajkovski thotë: “Të presim të kryhet kjo, e më pas do shohim”. Në dorëheqjen e tij, ai shpreh mirënjohjen e tij për besimin që iu dha kur u bë…

Lexo më Shumë

Në kuadër të Kongresit Shkencave të Natyrës, Shëndetësisë dhe Teknologjisë, që u organizua nga Universiteti Tetovës, Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë e organizoi Konferencën IV shkencore ndërkombëtare me pjesëmarrje të një numri të madh të studiuesve nga vendi, rajoni dhe bota. Në këtë konferencë u prezantuan punime shkencore rreth zhvillimeve të fundit nga mjekësia, si dhe u analizuan prurjet e reja shkencore. Veç kësaj, konferenca u pasurua edhe me realizimin e dy punëtorive shkencore. Siç kumton Zyra për informim pranë UT-së, për studentët e shkencave të mjekësisë u realizua punëtoria me temë: “Mbështetja themelore e jetës – defibrilatori i jashtëm…

Lexo më Shumë

residenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Takimi do të mbahet në Vilën Vodno, kumtuan nga kabineti i presidentit. Ky është takimi i tij zyrtar pas inaugurimit të Pendarovskit për shef të shtetit. Gjithashtu burime partiake nga BDI thonë për A1on se kryetari Stevo Pendarovski do të takohet me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Detaje nuk janë dhënë sa i përket takimit. Paraprakisht takim me Pendarovskin kishte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, me të cilin piu kafen presidenciale. Edhe pse Pendarovski premtoi që do të komunikojë me opozitën dhe…

Lexo më Shumë

ryetari i Bordit Këshilldhënës të Ecolog International, Lazim Destani e priti për vizitë kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Kryeministri Zaev gjatë kësaj vizite në Ecolog u informua për së afërmi mbi punën që bëhet në këtë kompani. Këtë vizitë kryeministri e realizoi nën shoqërimin e kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi si dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Mysafirët së bashku u njoftuan mbi spektrin e gjerë të aktiviteteve dhe rolin e Ecolog-ut si një ndër punëdhënësit kryesor në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i Bordit Këshillëdhënës, Lazim Destani tha se vizitat e…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, pret rritje të fuqishme të investimeve kapitale në tremujorin e dytë dhe të tretë t këtij viti dhe siguron se do të kemi vit ekonomik kushtuar infrastrukturës, shkruan gazeta KOHA. Ministri Sugarevski, njëjtë sikurse herëve tjera, të mërkurën vetëm kalimthi e ka përmendur autostradën Shkup-Bllacë, edhe pse tashmë kaluan dy muaj që kur ishte paraparë të kishin nisur punimet për dy kilometrat e parë – nga Bllaca deri në pikën kufitare. “Për një kohë shumë të shkurtër presim inaugurimin e autostradës Shkup-Shtip, të intensifikohet puna në autostradën Kërçovë-Ohër dhe do të fillojë ndërtimi…

Lexo më Shumë

Gjithsej 167 fëmijë midis të cilëve 18 foshnja, janë identifikuar në disa udhëkryqe më të frekuentuara në Shkup gjatë dy javëve të kaluara të gjashtë ekipeve mobile. Aktivitetet më të shpeshta në të cilat fëmijët janë përfshirë,është puna në rrugë, përfshirë edhe shitjen e xhamave dhe lypjes. Pjesa më e madhe e tyre janë pa dokumente dhe ata nuk janë përfshirë në procesin arsimor. Kjo, siç bëri të ditur Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, janë pjesë e të dhënave të cilat ekipet e përforcuara mobile për trajtim me fëmijët në rrugë në QPS Shkup sot i kanë prezantuar në…

Lexo më Shumë

Një vajze dy vjeçare nga Shkupi, pasditen e sotme ka ndërruar jetë, pasi ka qenë e goditur nga një automjet, shkruan gazeta KOHA. Në njoftim zyrtar të Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup, thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “23 Nëntori”. “Rasti ka ndodhur në një parking. Shoferi i veturës “fiat dobllo”, 35 vjeçar rreth orës 14:45 e k goditur fëmijën, i cili menjëherë ka qenë i dërguar në Spitalin e Qyteti. Mirëpo, në ora 15:20 vajza ka nderuar jetë”, thonë nga policia e Shkupit. Ndryshe, në 24 orët e fundit kjo është viktima e gjashtë në Shkup,…

Lexo më Shumë

Turqia si duket ju ka dhënë fund paqartësive rreth mundësisë që të vendos veto për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Zv.ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Faruk Kajmakxhi, në një intervistë për AIM ka thënë se autoritetet në Maqedoni duhet të jenë të qetë dhe se Turqia do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO. Sipas Kajmakxhi, shtyrja e ratifikimit të protokollit është për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve në Turqi dhe mosfunksionimit të Kuvendit Kombëtar. “Jini të qetë, nuk ka asnjë pengesë. Ne jemi mbështetësi më i madh i juaj në drejtim të anëtarësimit…

Lexo më Shumë

Me vendim të Keshillit mësimor-shkencor të Fakultetit të mjekësisë pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, Shaban Memeti është emëruar docent në këtë Fakultet. Vendimi është miratuar më 01.04.2019 dhe në këtë mënyrë Memeti është bëre docenti i parë shqiptar në Fakultetin e mjekësisë në Shkup. Mememti është  drejtor i Institutit për shëndet publik, kurse është emëruar Docent në lëndët Kirurgji dhe Kirurgjia e fëmijëve. Dr. Shaban Memeti ka lindur më 07.03.1974 në fshatin Dobrosht të Tetovës. Shkollën fillore dhe atë të mesme e ka kryer në Tetovë. Në vitin akademik 1993/ 99 regjistrohet në Fakultetin e mjekësisë në…

Lexo më Shumë