Author: Rilinda

Grupi i pavarur prej tetë deputetësh, apo të përjashtuarit nga VMRO-DPMNE, kërkojnë vend në grupet punuese për ndryshime në Kodin Zgjedhor me qëllim siç thonë, demokratizimin e shoqërisë. Ky grup kërkon që për çështje të rëndësishme siç është Kodi Zgjedhor, duhet të flitet në mënyrë më transparente dhe të marrin pjesë më tepër palë. “Funksioni i Kuvendit në demokracinë parlamentare siç është dhe RMV, duhet të përmirësohet. Në këtë drejtim, është koha që disa çështje të rëndësishme siç është Kodi Zgjedhor të flitet në mënyrë më transparente dhe me pjesmarje të më tepër palëve. Deputetë, sektori qytetar, opinioni, duhet të…

Lexo më Shumë

Lideri i organizatës “Qoseto”, Goran Angelov që u arrestua dhe po vuan burg për ngjarjet e 27 prillit nga burgu i Shutkës është transferuar në burgun e Idrizovës. Ai këtë e ka alarmuar përmes portaleve maqedonase, duke shkruar se ndaj tij po përgatitet kurth duke e dërguar aty ku janë pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. “Dikush po më përgatit kurth më transferuan në burgun ku janë Grupi Kumanovës, sic i quan ai terroristë”, ka shkruar Angelov. Ai është dënuar me 12 vite burg për ngjarjen e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut bashkë me grupin…

Lexo më Shumë

“Punojnë në kushte të papërshtatshme, një mbi një në një hapësirë, një zyrë e vogël shfrytëzohet për dy të punësuar, si për shembull – në Gjykatën e Lartë. Si do të mbushen vendet boshe të krijuara viteve të fundit, kur sipas sistematizimit të bërë, mungojnë kushtet për punë”, thotë Borçe Mirçevski, nga shoqata e nëpunësve gjyqësorë Destan JONUZI Shkup, 20 qershor – Gjykatat, në veçanti në qytetet jashtë Shkupit kanë probleme me kuadrin – administrata gjyqësore është e përgjysmuar, por edhe më shumë shqetësues është fakti se në vendin tonë nuk ka se kush të ndajë drejtësi. Uniforma e gjykatësit…

Lexo më Shumë

Disa “bomba” të reja kanë dalë përsëri në faqen e fejsbukut të “El Chekas”, dhe supozohet se bisedojnë funksionarët e lartë të BDI-së, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Sadulla Duraku, Artan Grubi dhe disa të tjerë, raporton tv shenja. Pasi dy ditë me radhë lëshoheshin  biseda të përgjuara lidhur me rastin “Monstra”, që nxitën edhe pëplasje mes prokurores Fatime Fetai dhe Sheqerim Ahmetit i njohur si “EL Çeka”, tani kanë filluar bisedat në të cilat flitet për sabotimin e biznesmenëve shqiptarë nga politika dhe shkatërrimin e bizneseve të tyre qëllimisht. Por në këto biseda flitet edhe për rastin e kishës në…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot e ka pranuar ambasadoren e Turqisë, Tulin Erkal Kara. Në takim, dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes RMV-së dhe Turqisë me çka kanë shprehur kënaqësi nga miqësia e fuqishme tradicionale dhe trendit pozitiv të vazhdueshëm si në marrëdhëniet politike ashtu edhe ekonomike midis dy vendeve. Pendarovski, bën të ditur kabineti i tij, ka theksuar se nxitja e partneritetit strategjik me Turqinë është e rëndësisë esenciale për Maqedoninë e Veriut dhe ka shprehur pritshmëri për mbarëvajtje të mëtejmë dhe forcimin e bashkëpunimit në gjitha sferat me interes të ndërsjellë.…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon debatin publik për draft-ligjin për arsimin fillor dhe draft-ligjin e mësimdhënësve dhe punëtorëve profesional në shkollat e mesme. Ministri Ademi sot ka qëndruar në qytetin e Manastirit me të cilin ka zhvilluar debat publik për ketë draft-ligje. Ndërkaq nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëjnë të ditur se debati publik do të vazhdoj nesër në me fillim në ora 10 deri në ora 12 në Klubin e Deputetëve në Shkup, ndërsa pasdite do të zbarkojnë në qytetin e Tetovës me fillim në ora 14:30 deri në ora 16:30 në sallën e Këshillit të Tetovës.…

Lexo më Shumë

Policia në Shkup ka sanksionuar 58 shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë dhe kanë lëshuar po kaq mandate për pagesë, njoftoi MPB. Gjatë aksionit të bërë dje, janë zbuluar edhe 74  shkelje të tjera  për të cilat janë prerë 18 mandate për pagesë dhe 56 gjoba. “Nga ora 17:30 më 18.06.2019 deri në orën 00:30 më 19.06.2016 ka marrë kontroll edhe për zbulimin e shkeljeve të rregullave nga ana e motoçiklistëve. Gjatë këtij aksioni janë zbuluar shkelje  tej 27 motoçiklistë”, citojnë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Pjesa më e madhe e mjeteve që investohen në infrastrukturën rrugore në vend janë mjete të marra me kredi. Madje 57.4% e mjeteve në buxhetin vjetor të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore janë huazime nga kompania kineze Eksim Bank, Banka Botërore për Rinovim dhe Zhvillim (BBRZH), Banka Botërore (BB) dhe Banka Investuese Evropiane (BIE). Përkundër tyre, vetëm 15.4% nga të ardhurat e përgjithshme të planifikuara për vitin 2019-të vijnë nga pagesa e taksës rrugore nga vozitësit, thuhet në programin vjetor për punë të NP Rrugën Shtetërore, njofton Meta. Buxheti i përgjithshëm i kësaj ndërmarrje publike për vitin 2019-të është 289.1…

Lexo më Shumë

Premtimi për ndërtimin e shkollës së re fillore “Vera Jociq” dhe sallës sportive në lagjen Hipodrom është premtim i realizuar i kryetarit të Gazi Babës, Boris Georgievski. Premtimi është pjesë e programit të tij parazgjedhor për zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën me 15 tetor 2017, të titulluar si: “Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë” (faqe 16). Kryetari aktual i Gazi Babës me 26 nëntor 2017, një muaj pas zgjedhjes së tij për kryetar, në intervistë për Veçer njoftoi se shkolla tërësisht do të ndërtohet në vitin 2018 dhe se në shtator të vitit 2018 do t’i mirëpres nxënësit. “Vërtetmatësi” me 14.12.2018, kontrolloi se deri ku është realizimi i këtij premtimi…

Lexo më Shumë

Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, tha se me reformat e ndërmarra është vendosur mbikëqyrje e domosdoshme e funksionimit të sistemit AKMIS. Për hetimin e keqpërdorimit të këtij sistemi, ajo tha se po e presin Raportin nga Prokuroria dhe i porositi qytetarët që kanë dyshime se lënda e tyre është shpërndarë në mënyrë joligjore, të drejtohen në gjykata. “Dërguam kërkesë deri te Prokuroria prej ku na dërguan listë me hapat që i kanë bërë. Mos prisni çudira gjatë natës, asnjë procedurë hetimore dhe asnjë procedurë gjyqësore nuk përfundon shpejt. Ka qytetarë që janë drejtuar deri Ministria e drejtësisë. Duhet të  merret…

Lexo më Shumë

ëtë vit shkollat e mesme profesionale po fitojnë terren përkundrejt gjimnazeve, sa i takon interesimit të nxënësve për t’u regjistruar, transmeton Alsat-M.tv. Madje në Shkollën e  Mesme Profesionale “Marija Kiri-Sklodovska” ku ka shumë drejtime me perspektivë, për herë të parë ndodhë që numri i nxënësve që kanë aplikuar për t’u regjistruar të jetë tre herë më i lartë se ai i viteve të kaluara. Drejtori i kësaj shkolle, Blerim Nebiu, thotë se nga 272 nxënës, në afatin e parë kanë aplikuar 210. “Ndjekja e mësimeve në këto shkolla ka shumë avantazhe, sepse krijohet një kuadër që në tregun e punës mungon”, thotë Vullnet Iseni– ndihmës…

Lexo më Shumë

Ambasadori Gjorgji Filipov do të jetë koordinator i Grupit ndërkombëtar të ekspertëve nga Republika e Maqedonisë Veriore për marka tregtare dhe emra dhe forma të tjera të pronës intelektuale të cilët me kolegët e Greqisë do të punojnë për të arritur zgjidhje të pranueshme të ndërsjella për këto çështje, në pajtim me obligimet nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018, transmeton KOHA. Filipov është emëruar koordinator në seancën e sotme të rregullt të 140 të Qeverisë.

Lexo më Shumë