Author: Rilinda

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski në një intervistë për Alsat-M ka deklaruar se lufta mes pushtetit dhe opozitës në procesin e miratimit të Ligjit për Prokurori Publike dhe përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), është çështja se, a do të lejohet që aktivitetet, siç i quajnë ata, ilegale të PSP-së kundër VMRO-së do të legalizohen. Sipas Nikollovskit, përpjekja e VMRO-së nuk mund të konsiderohet as si përpjekje për amnisti, sepse sipas tij, nëse dikush ka kryer vepra penale, ka Prokurori që mund ta ndjekë. “Nëse pushteti dëshiron të arrijë konsensus, është e natyrshme të pranojë një pjesë të kërkesave të opozitës,…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski nga nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare dy ditore në Gjermani, bëjnë të ditur nga kabineti i tij. Pendarovski do të realizojë takime bilaterale me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier si dhe ministrin e punëve të jashtme Heiko Maas. Gjatë qëndrimit në Gjermani, Pendarovski do të jetë mysafir nderi në mbrëmjen e organizuar nga ana e institutit Aspen në Berlin.

Lexo më Shumë

Në kampin e Gjevgjelisë ende vazhdojnë të arrijnë refugjatë nga Lindja e Mesme. Ka 4 muaj që në këtë kamp po qëndron edhe Elhas Ramadani. Ajo ka ikur bashkë me dy fëmijët e saj, njëri 14 dhe 9 vjeç. Ajo rrëfen tmerrin që përjetoi gjatë rrugëtimit për të shpëtuar nga lufta dhe për të arritur në një vend të sigurt. Me ditë të tëra kanë lundruar me anije në det, ndërsa ka pasur momente kur për pak sa nuk janë përmbysur. “Shkuam deri në Turqi, nuk kishim ushqim, ujë kemi pi në lum. Duhej të kalonim një lum ku u…

Lexo më Shumë

Kritika të shumta ka marrë Ministria e Arsimit, për mosmenaxhim të mirë të buxhetit, njofton Koha.net. Në vitin 2018, ajo ka shpenzuar 88% të buxhetit final, ose mbi 49 milionë euro, nga mbi 56 milionë sa i kishte në total. Sipas Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, MASHT-i, edhe pse nuk ka arritur ta përfundojë komplet buxhetin, zyrtarë të saj kanë manovruar duke hequr e shtuar para nga një sektor në tjetrin. Problem në këtë ministri vazhdon të mbetet numri i madh i punëtorëve. Madje, sipas gjetjeve të Auditorit, Ministria e Arsimit, vitin e kaluar, nga kursimet, të hyrat vetjake dhe donacionet,…

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 14:15 nga Ndihma e Mjekësisë Emergjente në SPB-Manastir, është raportuar se në rrugën “Kliment Ohridski”,  S. Gj. (1957), pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, kreu vrasjen e gruas së tij M.Gj. (1962) me një pistoletë CZ 7.62, pas së cilës ai kreu vetëvrasje, tha policia e Manastirit. Si njoftuan nga Prokuroria Publike, një prokuror publik inspektoi një apartament në rrugën “Kliment Ohdridski” në Manastir, ku u gjetën trupat e pajetë të burrit dhe gruas. “Është urdhëruar për ekspertizë të gjurmëve dhe provave materiale të gjetura dhe të larguara nga vendi i ngjarjes”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike. Prokuroria Publike njoftoi se…

Lexo më Shumë

Shitjet e makinave të reja kanë regjistruar rritje në Bashkimin Europian në muajin maj pas rënies në tetë muajt e mëparshëm, sipas të dhënave të industrisë së prodhimit të makinave. ”Në baza vjetore, shitjet në muajin maj u rritën me 0,1 %, thënë ndryshe pak më shumë se 1,4 milion makina”, shkruhej në Buletinin e Shoqatës Europiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA). “Kërkesa në rajon ishte kryesisht nga vendet e Europës Qendrore, ku regjistrimet u rritën me 6,2% krahasuar me muajin e kaluar,” ndërkohë që kishte “rezultate kontradiktore” në pesë tregjet kryesore europiane të Europës Perëndimore. Regjistrimet e…

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH-së, Menduh, Thaçi, deputeti I BDI-së, Xhevat Ademi, Gafur Adili, Nuri Bexheti, Kastriot Haxhirexha, Xhezair Shaqiri, Nevzat Halili dhe 30 shqiptarët të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të mbeten në Listën e zezë të SHBA-së.  Në listën e ndalesës janë një numër i madh i politikanëve të sotëm, që dikur kanë qenë ish pjesëtarë të ushtrive shqiptare në rajon, UÇK, UÇPMB dhe UÇK-kombëtare, por edhe nga Serbia, Mali i Zi e Bosnja e Hercegovina. Shtëpia e Bardhë e vazhdoi edhe për një vit emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, të shpallur me urdhër ekzekutiv më 26…

Lexo më Shumë

Udhëheqësit e Bashkimit Europian janë mbeldhur këtë të enjte në Bruksel në një samit dy ditor ku do të diskutojnë për postet kyçe drejtuese të bllokut: Presidentin e ri të Komisionit, buxhetin, problemet kryesore me të cilat po përballet unioni, ndryshimet klimatike dhe dezinformimin. Por, partitë popullore europiane dhe aleanca e re mes Liberalëve dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, të cilët i kanë votat e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin e ri, nuk kanë një emër konkret të atij që do të zëvendësojë Jean Claude Junker. Për miratimin e një kandiati kërkohet një shumicë e përforcuar në Këshill, pra pëlqimin…

Lexo më Shumë

Grupi i pavarur prej tetë deputetësh, apo të përjashtuarit nga VMRO-DPMNE, kërkojnë vend në grupet punuese për ndryshime në Kodin Zgjedhor me qëllim siç thonë, demokratizimin e shoqërisë. Ky grup kërkon që për çështje të rëndësishme siç është Kodi Zgjedhor, duhet të flitet në mënyrë më transparente dhe të marrin pjesë më tepër palë. “Funksioni i Kuvendit në demokracinë parlamentare siç është dhe RMV, duhet të përmirësohet. Në këtë drejtim, është koha që disa çështje të rëndësishme siç është Kodi Zgjedhor të flitet në mënyrë më transparente dhe me pjesmarje të më tepër palëve. Deputetë, sektori qytetar, opinioni, duhet të…

Lexo më Shumë

Lideri i organizatës “Qoseto”, Goran Angelov që u arrestua dhe po vuan burg për ngjarjet e 27 prillit nga burgu i Shutkës është transferuar në burgun e Idrizovës. Ai këtë e ka alarmuar përmes portaleve maqedonase, duke shkruar se ndaj tij po përgatitet kurth duke e dërguar aty ku janë pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. “Dikush po më përgatit kurth më transferuan në burgun ku janë Grupi Kumanovës, sic i quan ai terroristë”, ka shkruar Angelov. Ai është dënuar me 12 vite burg për ngjarjen e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut bashkë me grupin…

Lexo më Shumë