Dy vite pasiqë ligjërisht është shfuqizuar testimi ekstern, tashmë ministria e arsimit dhe shkencës po bën gati konceptin e ri për verifikimin e notave për nxënësit të dhëna nga mësimdhënësit e tyre për të parë kështu njohuritë e tyre. Nën emrin ‘vlerësim nacional, MON po realizon koncept të ri, thekson kështu ministri Ademi. “Koncepti do të realizohet pasiqë neve na duhen objektiva, pamje reale mbi atë se si vendosen notat dhe do të ndikojë kështu në krijimin e politikave arsimore dhe nacionale’, thekson kështu Ademi. Testimi do bëhet dy herë gjatë shkollimit fillorë edhe atë në klasë të 4 dhe…
Author: Rilinda
Ministri aktual i vetqeverisjes lokale Sulejl Fazliu sipas burimeve nga Parlamenti ka refuzuar të jep dorëheqje që të lehtësojë procedurat për rekonstruimin e qeverisë, Fazliu është në listën e gjashtë ministrave që Zaev propozon të shkarkojë e për këtë e nevojshme është 61 deputet në Parlament. Ndërkohë që sot pasdite ka dhënë dorëheqje një ministër kurse pritet që nesër këtë ta bëjnë edhe Dragan Tevdovski, Zoran Shapuriq, Lupco Nikolovski ndërsa Asaf Ademi këtë e ka bërë që në 6 maj. Ende mbetet e paqartë dorëheqja e Fazliut pasiqë partia e tij ka reaguar që i është marrë ky resor dhe…
Ministria e Drejtësisë e ka publikuar raportin e GREKO-s për vlerësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Raundi i pestë, në të cilin GREKO ka dërguar 23 rekomandime për Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëntë prej të cilave kanë të bëjnë me qeverinë qendrore dhe 14 për organet e zbatimit të ligjit, përkatësisht Ministrinë për punë të brendshme, raporton Makpress.mk. “Qëllimi i këtij raporti është të vlerësojë efektivitetin e masave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të parandaluar korrupsionin dhe për të promovuar integritetin në qeverinë qendrore (funksionet më të larta ekzekutive) dhe organet për zbatimin e ligjit. Raporti përmban një analizë kritike…
Branimir Jovanoviq, ish-këshilltari i ministrit të deritanishëm të Financave, Dragan Tevdovski ka drejtuar kritika lidhur me fshesën dhe rikonstruimin e Qeverisë nga ana e kryeministrit Zoran Zaev. Ai ka pak kohë që larguar nga posti i këshilltarit special të ministrit të financave në largim, Dragan Tevdovski. Sipas tij, i pari që duhej të largohej zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, raportojnë portalet maqedonase. “Mendoj se fshesa duhej të përfshinte ata që kanë punuar për interesa personale në vend të interesave shoqërore, ata që kanë rregulluar tenderë milionësh, ata që kanë harxhuar para shtetërore dhe asgjë nuk kanë punuar”, ka shkruar…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, sot u takua me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Hajko Maas. Në takim, siç kumtoi Kabineti i Pendarovskit, janë këmbyer mendime për marrëdhëniet gjithëpërfshirëse bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë, me ç’rast është konstatuar se dy vendet kanë ndërtuar marrëdhënie të miqësisë, të realizuara me besim dhe respektim të ndërsjellë. Presidenti Pendarovski ka vlerësuar se Republika e Gjermanisë është partner kyç politik dhe partneri më i madh tregtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut,…
Sekretari I LSDM-së, Lupço Nikollovski, sot u takua me sekretarët e partive që bëjnë pjesë në koalicionin qeveritar, për të biseduar në lidhje me ndryshimet në qeveri. Në takim u bisedua për temat aktuale, realizimin e reformave, bashkëpunimin në koalicionin qeveritar, sidomos për procesin e njohur si “fshesa”, duke e vlerësuar si një proces në dobi të qytetarëve. “Ndryshimet kanë filluar dhe do të vazhdojnë në kontinuitet. Bashkëpunimi mes partnerëve është i mirë, qëllimi i përbashkët është ndryshimet dhe korrigjimet që po ndodhin të forcojnë përfitimet ekonomike për të gjithë qytetarët. Interesat e qytetarëve dhe përparimi i shtetit janë në rend të…
Ministri për transport dhe lidhje Goran Sugareski dhe drejtori i NP për rrugë shtetërore Zoran Kitanov, javën e kaluar njoftuan që shteti sivjet do të fillojë projektimin e autostradës së ardhshme Prilep – Manastir. Në Programin vjetor të punës së NP për rrugë shtetërore për vitin 2019 është inkorporuar obligimi për përgatitje të dokumentacionit të projektit për autostradën Prilep – Manastir, por tenderi për të gjetur hartuesin e projektit që do ta realizojë këtë detyrë ende nuk është publikuar, transmeton META.mk. Pas këtyre paralajmërimeve të udhëheqësisë së shtetit, parashtrohet pyetja përse nevojitet të ndërtohet autostradë ndërmjet Prilepit dhe Manastirit, e jo ekspres rrugë, siç paralajmërohej…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë afër rrugës së vjetër Radushë – Tetovë ku një veturë është rokullisur duke shkaktuar dëme materiale. Sipas informacioneve të para nuk ka të lënduar por presim konfirmim për këtë rast të zbardhet, policia është rrugës për të hetuar rastin e plotë. Ja apeli i banorëve të Radushës: Rugës Radushë-Tetovë apelojmë tek të gjithë bashkëfshatarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes ! Ule shpejtësinë shpëto jetën tënde!”
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot mbajti takim me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Hungarisë, Peter Sijarto, i cili për vizitë pune qëndron në vendin tonë. “Hungaria është kryesuesi i grupit të vendeve- anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat, në mënyrë eksplicite, përmes një deklarate, kërkuan përshpejtim të procesit të integrimit evropian të vendit, dhe hapje të menjëhershme të negociatave” theksoi Osmani, duke shtuar se krahas mbështetjes deklarative, e cila është gjithsesi shumë e rëndësishme, Republika e Hungarisë siguron edhe mbështetje bilaterale për vendin, si element i rëndësishëm në përforcimin e kapaciteteve të strukturës…
Riorganizimi i institucioneve të sistemit, vendosja e rendit në kaosin që me dekada është krijuar në institucione, depolitizimi i sektorit publik, Ligji për shërbim të lartë udhëheqës, janë të gjitha këto reforma që po realizohen me përkushtim nga Ministria e Shoqërisë Informatike. Kështu vlerëson ministri, Damjan Mançevski, sipas të cilit implementimi i strategjisë për reforma në administratën publike me shumë kujdes po ndiqet edhe nga sektori civil. “Me të vërtetë duhet t’i dëgjojmë edhe rekomandimet, kritikat nga organizatat qytetare. Unë dua t’i përgëzoj organizatat qytetare për mënyrën se si ndiqet implementimi i reformave, për ne është i rëndësishëm edhe mendimi…
Ambasadori francez në Shkup, Christian Timonie i ka dhënë shuplakë të fortë pushtetit në Maqedoni, e veçanërisht BDI-së. në një paraqitje në hotelin Holidej Inn, ai thuajse paralajmëroi se Maqedonia nuk mund të shpresojë që së shpejti të marrë datë për negociata. “Pse insistoni për atë datë? Keni shumë probleme. Në Strugë kryetari i komunës sillet në mënyrë skandaloze. UNESKO do tua marë statusin e Liqenit të Ohrit, keni aq shumë korrupsion, ndërrohen drejtorë të shkollave në mënyrë diletanteske, është marrëzi të të kërkoni datë për negociata në këtë periudhë. Keni shumë probleme, duhet të punoni ende shumë që të…
Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska nuk do të shkojë në burg më 1 korrik, pasi që Gjykata Supreme e ka anuluar mbajtjen e dënimit. Vlerësimi i Gjykatës është se ajo nga e hëna e ardhshme do të qëndrojë në shtëpi derisa Gjykata nuk miraton vendim për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit. Jankulloska po gjykohet në disa raste. Ajo është e akuzuar gjithashtu edhe në “Titanik” dhe “Target-Fortesa”, në të cilat gjykimet po rrjedhin.