Author: Rilinda

Pas refuzimit për ngritje të akuzës kundër ish ministres së kulturës Elizabeta Kançevska Milevska nga ana e prokurorisë, tani Gjykata liron nga akuzat një njeri tjetër të afërt me VMRO DPMNE-në. Gjykata Penale liroi nga akuzat edhe gazetarin Dragan Pavlloviç Llatas i cili akuzohej për ndërtime pa leje me vëllezërit e tij në Zelenikovë në rastin “Lëndina” të PSP-së. Gjykata Penale e shpalli të pafajshëm gazetarin Llatas dhe vëllezërit e tij Sërxhan dhe Xvezdan Pavloviq me arsyetimin se objektet kanë nisur të ndërtohen pa leje, por më tej është bërë kërkesë për legalizimin e tyre, dhe kështu objektet janë bërë…

Lexo më Shumë

Komisari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar në Poznan të Polonisë se qëndron në rekomandimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hahn ka çelur Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen në Forumin për Biznesin dhe Shoqërinë Civile, duke vendosur theksin te progresi që kanë arritur dy shtetet ballkanike. JOHANES HAN, EUROKOMESAR PËR ZGJERIM “Unë i qëndroj rekomandimit të Komisionit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe mbështetem te Këshilli, që në tetor të ndjekë vlerësimin tonë pozitiv. Të dyja vendet kanë realizuar reformat, në veçanti në fushat…

Lexo më Shumë

Lideri i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis ka deklaruar se Marrëveshja e Prespës nuk mund të shfuqizohet njëanshëm. Në intervistën për televizionin grek Alfa, ku foli para 10 gazetarëve të fushave të ndryshme, ai tha se “historia shkroi se Kostas Karamanlis tha “jo” në Bukuresht, duke kërcënuar me veto, aty ku Aleksis Cipras tha “po”, duke shtuar se edhe pesë kryeministra grekë në të kaluarën nuk janë pajtuar me marrëveshje që fqinjëve t’u jepet gjuha. Kirjakos Micotakis, Demokracia e Re “Vlerësimi im është se një marrëveshje ndërkombëtare, e ratifikuar në Kuvendin grek nuk shfuqizohet në mënyrë të njëanshme. Nëse e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev publikusht ka propozuar mbajtjen e një takimi me liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski për të diskutuar rreth çështjeve më të rëndësishme në vend, raporton Tv Shenja pas deklaratës së fundit të Mickovskit se ai më nuk do ta ndihmojë Zaevin në procesin integrues, Zaev tha se pret që VMRO-DPMNE të mbajë kursin e deritanishëm pro integrimeve dhe shtoi se gjithkush do të mbajë përgjegjësi për vendimet e tij para qytetarëve në zgjedhje. Zoran Zaev, kryeministër                              “Është obligim i atij që të ndihmojë, është edhe obligimi juaj të ndihmoni edhe obligimi im, ne jemi para se gjithash…

Lexo më Shumë

“Institucionet shtetërore, por edhe organet tjera që janë të angazhuara për luftimin e fenomeneve negative dhe dëmtuese për shoqërinë, nuk veprojnë. Veprimet e tyre janë inerte dhe deri tani nuk jemi asnjë veprim nga ana e tyre, nuk kanë zbuluar apo hetuar asnjë aferë që ka të bëjë me korrupsionin. Asnjë nga institucionet nuk vepron për shkak se politika e Qeveria i kontrollon të gjitha këto organe që duhet të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thotë Arfi Musa, ish-anëtari i Komisionit për Antikorrupsion Shkup, 4 korrik – Vazhdojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës lidhur akuzat e kësaj të fundit…

Lexo më Shumë

E para e Tetovës, Teuta Arifi sot ka inspektuar nga afër punimet në rekonstruksionin e kopshteve të qytetit. Ajo në llogarinë e sajë fejsbuk shkruan: Bashkërisht me stafin dhe drejtoreshën e kopshteve, inspektova punimet në njërin nga kopshtet në pjesën qëndrore të qytetit. Synimi ynë strategjik është që deri në përfundim të mandatit të gjitha kopshtet të jenë të riparuara, standardizuara me qëllim që vogëlushve të ju sigurojmë kushte sa më cilësore, por në të njëjtën kohë edhe prindët të jenë të kënaqur me atë se ku e kalon fëmija i tyre kohën. Deri më tani pothuajse me investime vetanake…

Lexo më Shumë

Po na i tregon arat që i ka mbjellë me duhan. … tregon se kultivimi i duhanit është punë e rëndë ku do përkujdesje gjatë gjithë vitit. Ndërsa thotë se ka leje për kultivim, dhe nëse nuk do te kishte nuk do të mbjellte. “Ne që e kultivojmë vet e mbledhim duhanin, një vjet apo 8,6 mujë miremi me këtë duhan i kemi edhe serat ku e thajmë duhanin, nuk e di arsyen pse sot policia na erdhi në 4 të mëngjesit”, u shpreh Zeqir Murati. Sot në mëngjes me urdhër te policisë financiare, Ministria e Brendshme ndërmori aksion policor,…

Lexo më Shumë

Rasti i Almirit është rasti më eklatant që dëshmon se drejtësia është selektive. Duke u marrë si shkas ky rast, por jo vetëm – edhe disa raste tjera ku gjyqësia ka dështuar në ndarjen e drejtësi në mënyrë profesionale, disa herë është kërkuar shkarkimi i kryeprokurorit Ljubomir Jovevski. Madje, edhe gjatë emërimit të tij në këtë pozitë ka qenë i kontestuar për të kaluarën e tij, jo vetëm se nga opozita shqiptare, por edhe nga opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja. Edhe krahas kundërshtimeve, Parlamenti më 25 dhjetor të vitit 2017 e votoi emërimin e tij në pozitën e kryeprokurorit.…

Lexo më Shumë

Mogilla dhe Novaci, dy komuna në lindje të vendit vite me radhë janë dyshuar si pika të errëta të kultivimit të duhanit ilegal. Alarmin për këtë e kishte dhënë edhe ish-sekretari gjeneral dhe deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, duke bërë thirrje që organet përgjegjëse të ndërhyjnë në këto zona, njofton INA.> Përveç kultivimit ilegal të duhanit të tipit “Virxhinia” në parcela me dhjetëra hektarë, këto dy komuna rurale konsiderohen edhe si pika të kontrabandës së duhanit. Kiracovski vite më parë kishte akuyuar se dhjetëra hektarë dyshohet se janë të mbjellura në mënyrë të paligjshme. Ndërsa rasti me këto dy komuna…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjet e rregullt miratoi vendim ku ndahen para për klubin e hendbollit Vardar dhe për Besir Alilin. “Qeveria sot miratoi vendim që t’u ndahet 30 milionë denarë Klubit të hendbollit Vardar për titullin e fituar evropian në hendboll, si dhe vendim që t’i ndahet një milionë denarë Besir Alilit për titullin evropian në mundje në kategorinë e kadetëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Në njoftim thuhet se edhe trajneri i Besir Alilit do të fitojë 300.000 denarë.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zaev në një intervistë të fundit ka sqaruar pozitën e ministrit që financave që e ka marrë si dhe ndryshimet që pritet t’i bëj nëpër pozita të ndryshme. ‘Nderë dhe përgjegjësi për mua është të marr pozitën e ministrit të financave me qëllim të fokusohemi tek financat, pres rritje të pagës measatare dhe shpresoj që të rriten pensionet nga 1 janari i vitit të ardhëshëm, 2018 e shpallëm vit të ekonomisë derisa 2017 ishte i integrimit, kemi përmbyllur proceset dhe presim që në vitin 2020 qytetarët të ndiejnë gjithë të mirat e ekonomisë’, kështu është shprehur kryeministri Zaev. Bëhet…

Lexo më Shumë

Deputeti Nikolla Poposki, i cili mori pjesë në takimin pas dyerve të mbyllura të Komisionit për ndjekjen e obligimeve të vendeve anëtare të APKE-së, i cili debatoi për raportin për Maqedoninë e Veriut, konsideron se për vendin tonë është e dobishme të dalim nga faza e post-monitorimit. “Si vend kemi interes sa më shpejtë që është e mundur të dalim nga faza e post-monitorimit, sepse në një farë mënyre kjo do të thotë edhe përafrim ndaj anëtarësimit në BE. Njëra me tjetrën është e lidhur. Por ky vendim do të jetë politik dhe do të varet nga vlerësimet të cilat…

Lexo më Shumë