Author: Rilinda

Organizata botërore e tregtisë (OBT) ka dhënë vlerësime të larta për politikën tregtare që mbështetet në reformat e bëra, për  rritjen e dukshme ekonomike dhe konkurrueshmërinë e vendit përgjatë gjashtë viteve të fundit. Nga data 15 deri më 17 korrik në Selinë e OBT-së në Gjenevë, Maqedonia e Veriut ka prezantuar revizionin e dytë të politikës tregtare. Siç është vërejtur në raportin përfundimtarë të vendeve anëtare të OBT-së, vendi ka bërë përparim të veçantë në rregullativën për biznes që synon përmirësimin e kushteve për investitorët vendas dhe të huaj. Anëtarët e OBT-së kanë mirëpritur masat e ndërmarra në drejtim të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, ka realizuar takim njohës me Ambasadoren e re Amerikane në Maqedoninë e Veriut, zonjën Kejt Mari Bërns.    Z. Ahmeti uroi Ambasadoren Bërns për detyrën e re duke e siguruar atë që bashkëpunimi i suksesshëm dhe i sinqertë me SHBA-të do të vijojë edhe në të ardhmën në të mirën e realizimit të qëllimeve të përbashkëta, Maqedoni të Veriut të integruar në NATO dhe BE me demokraci funksionale.    Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe për arritjet e përbashkëta në drejtim të…

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Naser Nuredini zhvilloi një takim me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  E. T. Ambasadori Samuel Zhbogar.   Në Takim  u pohua mbështetja dhe bashkëpunim i  deritanishme i Bashkimit Evropian, si dhe angazhimi për të zhvilluar më tej bashkëpunimin që Bashkimi Evropian ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbrojtjen e mjedisit dhe veprimeve klimatike.   Ambasadori Zbogar theksoi nevojën për ngritjen e vetëdijes publike të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht të popullsisë së re, për çështjet e mjedisit dhe informoi për ekoaktivizmin…

Lexo më Shumë

Gjithsej 170,000 metër kub hedhurina të vendosura tek lokaliteti në afërsi të f.Falishë në Tetovë transportohen në Drislla, si pjesë e përgatitjes së terrenit, ku vitin e ardhshëm duhet të fillojë ndërtimi i stacionit të pastrimit të ujërave të zeza, me qëllim të tejkalimit të problemit të ndotjes së rajonit me ujëra të zeza e industriale. Pastrimi dhe dërgimi i mbetjeve në Drislla dhe përgatitja e terrenit në Falishë financohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga komuna e Tetovës me 2,3 milion Euro, kurse transportimin e mbetjeve në shumën prej 700.000 Euro e financon Norvegjia, në…

Lexo më Shumë

Presidentja e re e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se mbështet hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Dëshiroj të riafirmoj perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shoh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin, ku kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, të njëjtën kulturë dhe sfida të njëjta. Unë e mbështes plotësisht dhe të qëndrojë prapa propozimit të Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë “, thekson presidentja e zgjedhur Ursula von der Leyen në udhëzimet politike për Komisionin e ardhshme (2019-2024).…

Lexo më Shumë

Nga ora 08:30 deri në orën 14:30 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Rahoviq, Paniçar, Semenisht, Arnaqi, Bukoviq, Llaskarcë, Çajlanë dhe objektet e Milan Samas, AS OIL, objektet e liqenit Treska, pika pagesore Arnaqi, Via Komerc, Mobimak Rahoviq në komunën e Sarajit. Në periudhën nga ora 11:30 deri në orën 14:30 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “24”, “29”, “31”, “33” dhe “35” në komunën e Sopishtes. Pa energji elektrike nesër nga ora 9:00 deri në orën 15:00 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Budimpeshtanska”, “Urosh Xhudoviq”, “Lubica Georgieva”,…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës, është hapur konkursi për   regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020. Kandidatët të cilët do të aplikojnë për regjistrim, fillimisht duhet ta plotësojnë formularin online në ueb faqen e Universitetit: www.unite.edu.mk. Po ashtu, kandidatët duhet t’i dorëzojnë këto dokumente: Fletaplikimin (merret në administratë gjatë dorëzimit të dokumenteve); Dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm; Diplomën për kryerjen e shkollës së mesme; Certifikatën nga libri amë i të lindurve; si dhe Certifikatën e nënshtetësisë. https://drive.google.com/file/d/1Qrd4UVk2A8JDRXr-GSwLV1IHsVyB2tWk/view?fbclid=IwAR1SVQFOZIcyygb7WE6TzROkYb89kkPR1afhkm-rquSkDD3rVhXsvGptMFE

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev tha se El Cheka do të përgjigjet para Ligjit për “bombat” të cilat i lëshon. Kryeministri i bëri thirrje El Chekës që të publikoj “bomba” edhe për atë, por edhe për të gjithë ata që mendon se duhet të publikohen materiale, por se duhet ta dijë se do të ketë përgjegjësi. “Ekziston ligj për përgjigje penalisht për atë. Privatësia është e mbrojtur. Edhe kur nuk ka qenë e mbrojtur unë kam pasur kujdes por edhe të tjerët. Ky njeri nuk mban përgjegjësi për këtë dhe duhet të përgjigjet, dhe do të përgjigjet kurd do qoftë ajo”, tha…

Lexo më Shumë

Pas dorëheqjes së një dite më parë të kryeprokurores Speciale Katica Janeva, Komisioni Evropian kërkon që hetimet mbi materialet e përgjuara ilegale të vazhdojnë. Sipas KE-së, është e rëndësishme që të gjithë partitë politike parlamentare të vazhdojnë të punojnë për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për Prokurorinë Speciale Publike. “BE-ja kujton se është e rëndësishme të vazhdohet me rregullimin e llogaridhënies për krimet të cilat janë të lidhura me materialet e përgjuara ilegale.” – thuhet në komunikatën e KE-së.

Lexo më Shumë

“Vjedhës”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, “Liri” . . . Këta janë sloganet e njohur që çdo ditë dëgjoheshin në rrugët e qendrës së qytetit. “Revolucioni i larmë” padyshim ishte ngjarja që e shënoi vitin 2016 në Maqedoni. Qindra qytetarë çdo ditë mblidheshin para ndërtesës së PPS-së, në orën 18. Kërkonin që Gjykata Kushtetuese të prononcohet për kushtetutshmërinë e PPS-së. Njëra nga to ishte edhe Irena Steriovska. Tre vjet pas protestave, ajo thotë se Katica Janeva e humbi shansin që të jetë simbol i drejtësisë. Pyetjes se a do ta gris bluzën e PPS-së, ajo thotë se bluzat e…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit dhe pronar i shtypshkronjës “Evropa 92”, Ratko Dimitrovski, duke folur për “Lider”, ka mohuar pretendimet se ai i ka paguar haraç prej 500 mijë eurove Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit. Është raportuar duke u mbështetur në burime të Prokurorisë, se ish-kryetari është njëri prej biznesmenëve që është zhvatur. “Askush nuk më ka thirrur. Nuk e kam parë Bokin 13, as më kanë kërkuar diçka të tillë. As nuk dua ta shoh një njeri të tillë. Kompania ime nuk ka marketing te 1 TV, nuk kemi bashkëpunim. 500,000 euro janë një sasi e madhe për mua. Unë mund…

Lexo më Shumë

Fatmir Besimi, ish-ministri i Ekonomisë, aktualisht i është përkushtuar profesionit akademik, konkretisht punës në universitet, ndërsa nuk e ka ndërmend të pranojë ndonjë detyrë shtetërore. I kontaktuar nga gazeta KOHA, Besimi thotë se prioritet i tij, ashtu sikurse edhe i shoqërisë në përgjithësi, mbetet anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian, dhe jo ndarja e resorëve kadrovik. “Aktualisht, preokupimi im kryesor në jetën profesionale është angazhimi në sferën akademike, respektivisht puna në universitet, si dhe bashkëpunimi profesional me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare. Përndryshe, nuk kam asnjë angazhim në ndonjë post publik ose qeveritar dhe nuk e kam…

Lexo më Shumë