Author: Rilinda

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në kabinetin e tij realizoi takim me ambasadorin e Federatës Ruse në vendin tonë, Sergej Bazdnikin. Në takim, ministri Ismaili dhe ambasadori Bazdnikin e theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer deri më tani në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, që rezultoi me realizimin e përmbajtjeve të shumta cilësore me të cilat vlerat kulturore të Maqedonisë prezantohen para publikut rus, si dhe me shfaqjet e ndërsjella të artistëve rusë para publikut të Maqedonisë. U theksua edhe bashkëpunimi tradicional në fushën e letërsisë dhe veprimtarisë botuese, si dhe bashkëpunimi në veprimtarinë e teatrit. Në këtë kontekst,…

Lexo më Shumë

Orce Kamçev fillimisht ndihmë ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev. Së pari iu ka ankuar atij se i kërkojnë para për të ndikuar në lëndën e Prokurorisë Speciale, “Perandoria” ku Kamçev është njëri nga të akuzuarit. Zaev rastin menjëherë e ka denoncuar tek njerëzit e parë të Prokurorisë Lubomir Jovevski dhe Vilma Ruskoska. Në këtë pistë shkon zgjidhja e skandalit “Reketimi” ku i akuzuar është Boki 13 ndërsa viktimë e reketit është Kamçev. Kryeministri Zaev dje deklaroi se atij i janë ankuar disa njerëz se janë shantazhuar. “Po, më janë drejtuar biznesmenë që nuk janë nga Shkupi për këtë gjë,…

Lexo më Shumë

Veprimet individuale, eventualisht në kundërshtim me ligjin, nuk duhet ta degradojnë ose shfuqizojnë punën e përgjithshme të PSP-së – thotë Presidenti Stevo Pendarovski në nj intervistë për Evropën e Lirë. Ndryshe, Katica Janeva sot ka njoftuar kolegët e PSP-së se është në pushim mjekësor. Presidenti Stevo Pendarovski thekson se duhet të bëhet dallim në mes hetimeve në Prokurorinë Publike dhe punës së prokurorëve në Prokurorinë Speciale Publike. Ai në intervistë për Radio Evropa e Lirë thotë se është i dëshpëruar nga ajo që e dëgjon ditëve të fundit në lidhje me PSP-në. Pendarovski apelon deri te intitucionet përgjegjëse që sa…

Lexo më Shumë

BDI si parti e hapur është e gatshme që çdoherë të bisedoj që të gjendet zgjidhje e cila do të jetë më e mirë për qytetarët dhe për shtetin. Këtë e ka thënë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke u përgjigjur pyetjes nëse ka kuptim të mbahet takimi i liderëve pa prezencën e liderit të opozitës. Në lidhje me shkarkimet e djeshme në eshalonin e tretë, Bekteshi potencoi se BDI pothuajse ka plotësuar të gjitha premtimet e dhëna në zgjedhjet në vitin 2016. “Jemi të lumtur që marrëveshjet e nënshkruara me Greqinë dhe Bullgarinë të cilat e hapin rrugën për…

Lexo më Shumë

Të martën që vjen pritet të përmbyllen emrat e drejtorëve të rinj. Alsat-M nga burimet e tij mëson se BDI-ja do t’i mbaj të njëjtat pozita, pa asnjë ndryshim. Partia e Ahmetit përsëri do t’i udhëheq 5 drejtoritë dhe do të ketë një zëvendësdrejtor, por do të emëroj kuadro të reja. Deri tani partia më e madhe shqiptare në pushtet ka udhëhequr me Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, “Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura”, Byronë për Furnizime Publike, Agjencinë për Investime të Huaja, Klinikën e Gjinekologjisë, dhe zëvendësdrejtorin e Zonave për Zhvillim Industrial Teknologjik, TIRZ. Nga BDI pranojnë se një pjesë e drejtorëve…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk e jep propozim-ligjin për “veting”, që qytetarët ta shohin se çfarë në fakt zyrtarisht kërkon kjo parti, për siç kanë deklaruar, procesin e pastrimit të funksionarëve të inkriminuar në krim. Shefi i kryetarit të partisë, Artan Grubi, nuk u përgjigjet thirrjeve dhe porosive tona telefonike për të na treguar se ku ndodhet propozim-ligji, dhe nëse mundet ta shohim se çfarë përmban i njëjti. Nuk u përgjigj gjithashtu edhe zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani. “Nuk fshehim asgjë, është shumë transparente dhe serioze. Për atë dhe do të jetë temë diskutim në takim liderësh”, kështu thotë koordinatori i grupit të…

Lexo më Shumë

Ngjarjet e fundit lidhur me rastin “Reket” nuk duhet të kenë pasoja ndaj europerspektivave të vendit, konsideron ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar. Përkundrazi, siç thotë, aktivitetet që i ndërmori Prokuroria publike paraqesin funksionim të sundimit të së drejtës. Gjatë disa viteve të fundit, siç theksoi, PSP me të vërtetë punoi mundimshëm dhe kreu shumë punë të mirë, punoi në ndërtim të praktikës gjyqësore për rastet e korrupsionit dhe shumë mirë i ndoqi veprat penale të cilat dolën nga bisedat e përgjuara. “Atje punojnë juristë dhe hetues të jashtëzakonshëm. Presë që liderët politik,. të cilët shpresoj se do të takohen nesër,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko është kërcënuar me jetë, dhe siç thuhet në media, i njëjti ka dorëzuar te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ingerencat në fushën e planifikimit urbanisitik dhe të dhënies së lejeve për ndërtim. Kërcënimin me jetë e ka konfirmuar Merko dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ndërkaq për dorëzimin e ingerencave Portalb.mk është duke pritur përgjigje nga Qeveria e RMV-së. Kjo vjen pasi që kohës së fundit është alarmuar për mundësinë e fshirjes së Ohrit nga Lista e UNESKO-s për shkak të mbindërtimeve pa leje në Strugë dhe Ohër.

Lexo më Shumë

Maqedonia është e vërshuar nga automjetet e konfiskuara, për momentin në parcela të një numri të madh të institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore ka rreth 10.000, por Agjencia për menaxhim me pronë të konfiskuar dhe të marrë, siç thotë për MIA-n drejtori Faton Asani, nuk mund të veprojë për të gjitha dhe t’i ndajë në institucione shtetërore, t’i shesë për hekur të vjetër ose t’i ofrojë në ankand, sepse efekti i tyre është bllokuar në proceset e ngadalësuara gjyqësore. Si Agjenci, thotë Asani, i presin gjykatat, pasi të kenë marrë vendime efektive atëherë të veprojnë, Në Maqedoni, por edhe në disa…

Lexo më Shumë

Hapësira prej 170.000 metra katrorë, që gjendet 5 kilometra prej qytetit të Shkupit ka filluar të pastrohet, por paralelisht me këtë, për fat të keq vazhdon hedhja e mbeturinave në të. Tashmë e evidentuar si deponi ilegale e Suto Orizares, hapësira e cila vazhdimisht digjet, rrethohet edhe me tokë të mbjellur me elb dhe duhan. Toka pjellore Territori që nis me Kishën “Shën Atanasov” dhe varrezat e Vizbegut – pjesë kjo e pastruar, përfundon me gropën e deponisë. Vendi afër saj, Vizbegu popullohet nga shkupjanë kanë ikur nga ndotja e në qytet, por kanë gjetën deponi. Mysafirë të shpeshtë i ka të…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Gjykatës Penale Vlladimir Pançevski, në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se këtë mëngjes është larguar si një leckë na zyra e tij. Pançevski thotë se nuk ka marrë asnjë vendim, e as nuk ka qenë i njoftuar për ndonjë procedurë kundër ti. Pançevski i cili dje u suspendua nga Këshilli gjyqësor, ka shkruar se zyrtarisht nuk ka qenë i njoftuar për asnjë procedurë persekutimi kundër tij. “Edhe këtë e prita, më larguan si leckë nga zyrat e ndërtesës së gjykatës, polici gjyqësor erdhi për ta mbyllur zyrën, as vendime kam pranuar, as zyrtarisht jam njoftuar, as…

Lexo më Shumë

Pas prezantimit të propozim-ligjit të Këshillit ministror, i njëjti sillet në procedure kuvendore ku do të duhet të votohet nga Senati dhe Kuvendi kombëtar. Qeveria franceze në këshillin e sotëm ministror e ka shqyrtuar Propozim ligjin për miratim të ratifikimit të Protokollit për anëtarësim të Maqeonisë së Veriut në NATO, ai u prezantua nga miistri për Evropë dhe punë të Jashtme.

Lexo më Shumë