Author: Jeta almakos

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka njoftuar se ka pritur ne takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë z. Fatih Ulusoy. Në takim, është biseduar për marrëdhëniet e miqësisë mes dy popujve si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Ishte kënaqësi të mirëpres Ambasadorin e Republikës së Turqisë z. Fatih Ulusoy, i cili erdhi për të shprehur urimet e tij me rastin e marrjes së detyrës si kryetar i Komunës së Çairit. Gjatë bisedës u vlerësuan marrëdhëniet tradicionale të miqësisë ndërmjet popullit tonë dhe Republikës së Turqisë, si dhe bashkëpunimi i gjatë në fusha të ndryshme të interesit…

Lexo më Shumë

I dënuari në rastin gjyqësor “Alfa”, Agim Islami, i cili nuk ndalon së kërkuari rigjykim të rastit gjyqësor, edhe sot ka bërë thirrje për një gjë të tillë. Nga burgu, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Islami ka përshëndetur faktin që kryeministri kritikon gjykatësen Dobrilla Kacarskën, e cila ka gjykuar edhe rastin “Alfa”. Islami bërë thirrje sërish për rishqyrtim të këtij rasti gjyqësor “Pasi asnjě Gazetar,Advokat,Politikan,Analist shqiptar nuk reagoj u desht vetě me reagu, 17 vjet më parë 2008, u dënova ně njě rast tě montuar politikisht me burgim të përjetshëm për një krim që nuk e kam kryer. Gjyqtarja që…

Lexo më Shumë

Çmimi i një pakete me 30 vezë në treg arrin deri në 400 denarë (6.5 euro). Qytetarët të revoltuar thonë se çmimet janë shumë të larta, ndërsa çmimi i një pakoje me vezë ka tejkaluar edhe çmimin e një pule të gatshme të pjekur, e cila shkon deri në 350 denarë. Qytetarët presin që qeveria të ndërmarrë masa, ndërsa thonë se çmimet kanë tejkaluar edhe ato të Bashkimit Evropian. Nga Ministria e Ekonomisë thonë se janë duke monitoruar çmimet në treg dhe inspektorati është në terren për të mbrojtur interesat e konsumatorëve. “Ne vazhdimisht i monitorojmë çmimet përmes Inspektoratit të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të brendshme informoi se është  privuan nga liria një 16-vjeçar nga Ohri për shkak të dyshimit se kishte kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një vajzë 12-vjeçare nga Ohri, ndërsa një i mitur tjetër e ka xhiruar aktin.  Videoja ka rënë në dorë të një 14 vjeçar tjetër, I cili  e ka shantazhuar vajzën që të ketë lidhje me të, përndryshe do ta publikonte videon. Përdhunimi dhe incizimi ka ndodh më 12 nëntor, ndërsa policia e ka arrestuar sot 16 vjeçarin. MPB “Më datë 24.11.2025, në orën 10:00, nëpunës policorë nga SPB Ohër privuan nga liria një…

Lexo më Shumë

“Bashkë me miq e bashkëluftëtarë, mirëpritëm në Skenderaj, kryetarin e BDI-së, mikun tonë, Ali Ahmeti. Faleminderit për vizitën e veçantë me urime të përzemërta për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. E vlerësojmë lartë punën dhe angazhimin e z. Ahmeti në shërbim të shqiptarëve jo vetëm në Maqedoninë Veriore por në të gjitha shtetet e trojet tona” ka shkruar Sami Lushtaku

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Koresë, përmes një granti ndihme, ka siguruar tetë automjete moderne elektrike, së bashku me instalimin e stacioneve për karikim elektrik, thuhet në njoftimin e MSH-së. “Bashkë me ambasadorin e Republikës së Koresë, Dong-bae Kim, sot realizuam dorëzimin e tre automjeteve të para nga granti, ndërsa deri në fund të muajit presim të mbërrijnë edhe pesë automjete të tjera, me çka do të përmbyllet plotësisht donacioni prej gjithsej tetë automjetesh elektrike. Kjo mbështetje e rëndësishme nga Republika e Koresë paraqet një hap të madh drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe do…

Lexo më Shumë

Ankaraja po bën çmos për të ndihmuar në sigurimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sot në një takim me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, në kuadër të samitit të liderëve të G20-ës në Afrikën e Jugut, transmeton Anadolu. Në takimin me Melonin, Erdogan tha se ringjallja e bisedimeve të paqes në Stamboll mund të hapë gjithashtu derën për paqe, thuhet në një deklaratë nga Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë. Sipas deklaratës, presidenti turk Erdogan ka diskutuar marrëdhëniet, çështjet globale dhe rajonale me kryeministren italiane. Ai ka theksuar gjithashtu…

Lexo më Shumë

Në numrin e emergjencës 112 mbrëmë (22.11.2025), në orën 20:51 dhe 21:17, janë pranuar dy telefonata që njoftonin për mjete shpërthyese të vendosura në sallën sportive “Jane Sandanski” dhe në hotelin ngjitur me të. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nga policia dhe janë kryer kontrollet e detajuara, të cilat kanë konstatuar se bëhej fjalë për alarm të rremë. Policia ka nisur procedurat për identifikimin e personave që kanë dërguar këto njoftime.

Lexo më Shumë

Këtë mesditë në Gjakovë u mbajt protestë, ku u kërkua drejtësi për Daorsa Spahija, studenten 25-vjeçare që vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor. Me mbishkrimin “Drejtësi për Daorsën – Femrat nuk duhet të kenë frikë nga dashuria”, protestuesit kërkuan hetim të plotë, transparencë dhe marrjen e përgjegjësive institucionale për zbardhjen e rastit tragjik, përcjell TV21. U theksua se rasti I Daorsës nuk duhet të mbetet një statistikë tjetër, por një pike kthese në trajtimin e rasteve të dhunës dhe krimeve që prekin të rinjtë.

Lexo më Shumë

Mbi 20 të punësuar me kontratë pune dhe 58 punëtorë social sezonal janë larguar nga puna në Komunën e Kërçovës. TV21 mëson se 58 punëtorët sezonalë kontratat e punës i kanë pasur deri në gusht 2026, ndërsa 20 të tjerë kanë pasur kontrata valide deri në fund të muajit dhjetor. Për këtë pyetëm kryetarin e Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, i cili e arsyetoi largimin duke thënë se kontratat ishin para skadimit. “Shihe, t’u them realisht kontratat e punës ishin para përfundimit dhe ne e bëmë këtë në interesin e tyre por edhe interesin e Komunës që të shohim cilit nga ata…

Lexo më Shumë

“Performanca e këngëtarit serb të turbo-folkut, Aca Lukas, në një lokal në Kavadarci ka përfunduar në mënyrë dramatike me ndërhyrje të policisë: këngëtari u arrestua për shkak të shkeljeve serioze të sigurisë, angazhimit të paparegjistruar dhe tejkalimit të kapacitetit të objektit”, konfirmuan Ministria e Brendshme dhe kryetari Mitko Jançev. Incidenti ndodhi pak pas mesnatës së të shtunës, kur policia, inspektorët për të huajt, inspektorati tregtar, inspektorati i punës dhe Drejtoria për të Ardhura Publike kryen një kontroll aksional. Lokali, me një kapacitet zyrtar prej vetëm 200 mysafirësh, ishte mbipopulluar me rreth 700 persona, duke krijuar një rrezik të drejtpërdrejtë për…

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik lëshoi ka dalë me rekomandime për popullsinë në zonat e përmbytura në Maqedoninë e Veriut. ISHP rekomandon kryesisht sigurimin e ujit të pijshëm të sigurt dhe ndjekjen e informacionit nga shërbimet lokale nëse uji është i sigurt për pije. “Popullsisë në zonat e përmbytura i rekomandohet të përdorë ujë të ambalazhuar për pirje, gatim, dhe nëse përdorin ujë të pijshëm nga furnizimet lokale të ujit, si dhe nga puse, burime, puse individuale ose publike, u rekomandohet, si masë parandaluese, të ziejnë ujin e pijshëm për 10 minuta”, rekomandon ISHP. Ata rekomandojnë edhe ruajtjen e higjienës personale…

Lexo më Shumë