Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se lirimi i 3 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të arrestuar nga forcat serbe në veri të vendit duhet të bëhet menjëhershme, teksa shtoi se “Kosova duhet të kapë mundësinë e artë që po i ofrohet nga ndërkombëtarët”. Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun hungarez Viktor Orban, Rama tha se Shqipëria po përdor “të gjitha kanalet e mundshme” për të siguruar lirimin e policëve të Kosovës. Kosova e konsideron arrestimin e tre zyrtarëve policorë si rrëmbim nga autoritetet e Serbisë në territorin e saj. Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar…
Author: Jeta almakos
Serbisë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik. Kështu ka bërë të ditur avokati serb, Çedomir Stojkoviq. “Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendos nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh”, ka thënë ai. Siç ka thënë ai, e gjithë kjo duhet të vendoset deri pasdite, kur skadojnë 48-orët e “ndalimit policor”. Tre policët shqiptarë janë rrëmbyer të mërkurën nga njësitë speciale ushtarake të Serbisë, teksa po patrullonin në territorin e Kosovës, gjegjësisht në zonën kufitare në Leposaviq.
LAMM informon se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Dy ditë më parë ka filluar sanimi i seksionit Makedonski Brod – Prilep, vendkalimi Barbapos. Komunikacioni në këtë rrugë do të zhvillohet pa probleme me shpejtësi maksimale 30 kilometra në orë. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ishte i ashpër në panelin e sotëm në Forumin e Prespës për Dialog që po mbahet në Strugë, përcjell TV21. Kovaçevski tha se Procesi i Berlinit dhe “Ballkani i Hapur” kanë qëllime të njëjta ndërkaq theksoi nevojën që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i heqin kufijtë mes vete. Kryeministri kritikoi edhe ndërkombëtarët, për të cilët tha se japin fonde për kufijtë, në vend se të ndihmojnë në heqjen e kufijve ems vendeve në Ballkan. “Dhe pastaj shoh disa politikanë budallenj që thonë se si mund të ekzistojë “Ballkani i Hapur” sepse nuk ka kufi mes Serbisë dhe…
Kim Mehmeti Mund të ndodhë që Kryeministri i Kosovës të ‘çmendet’ deri në ato përmasa sa t’i shpallë luftë edhe NATO-së dhe kjo të na çojë të gjithëve t’i themi se është duke e marrë në qaf popullin, por megjithatë, është e turpshme, është perverse që në emër të ‘lojërave globale’, t’ia kthesh shpinën Kosovës, t’i bëhesh krah atij që e urren popullin tënd, atij që gjithë potencialin diplomatik e përdorë për ta copëtuar Kosovën e për ta futur në grackë Prishtinën. Dhe mundë të ndodh që Kryeministri i Kosovës ta humbë besimin e gjithë diplomacisë botërore, por përderisa atij…
Nevojitet një përparim sistematik dhe i pakthyeshëm për ruajtjen e demokracisë në Ballkan. Për këtë nevojitet kornizë me së paku prej pesë komponentëve, juridik, politik, ekonomik, sferën e sigurisë dhe inteligjencës, theksoi sot presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. Në sesionin “Paqja dhe demokracia kundrejt luftës dhe autokracisë” e cila është pjesë e Forumit të Prespës për dialog (PFD) të titulluar “Familja e zgjeruar evropiane deri në vitin 2030: mision i (pa)mundur? qe mbahet në Strugë, shefi i shtetit nënvizoi se tre komponentët e para më së miri do të siguroheshin nga BE-ja, ndërsa dy të tjerat do të mbështeteshin nga…
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga në vigjilje të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespër mes Maqedonisë dhe Greqisë gjë e cila kontriboi me antarsimin e Maqedonisë së Veriut në aleancën më të madhe ushtarake NATO, dhe Prespa u bë simbol për dialog të hapur, për zgjidhje të kontesteve dhe për tejkalimin e vetvtes dhe interesave vetjake të ngushta dhe afatshkurtër, informon PRESSonline.al “Prespa u bë simbol për dialog të hapur, për zgjidhje të kontesteve dhe për tejkalimin e vetvtes dhe interesave vetjake të ngushta dhe afatshkurtër.Në Prespë manifestuam gatishmërinë tonë që të kuptohemi, të bëjmë kompromis dhe të gjejmë një zgjidhje…
Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka frikë debatin me të, përcjell TV21. Mickoski tha se Kovaçevski është kollovarë në Qeverinë e tij. “Njeriu është qyqar. Njeriu është i kidnapuar kollovar në qeverinë e tij, ka frikë të shkojë të shkojë në zgjedhje, ka frikë të dalë në debat televizivë. Kështu është kjo matricë politike e këtyre njerëzve, përveç asaj që edhe një kohë do të jetë aty ku është unë nuk presë asnjë lloj kreativiteti. Njëherë qyqar, gjithë jetën qyqarë. Që të mos ketë, kështu thamë, ashtu thamë, takim ekipesh, takim liderësh, ja publikisht…
Për pesë muaj, mbi 190.000 punëtorë nga sektori i IT-së kanë mbetur pa punë. Shkak i “cunamit” që përfshiu këtë sektor është rënia e interesit për këtë degë, inteligjenca artificiale, por edhe kriza ekonomike botërore, e cila nuk i tejkaloi këto kompani. Microsoft, Apple, Google, Meta, Reddit janë vetëm disa nga kompanitë botërore që kanë pushuar nga puna një numër të madh të punëtorëve të tyre. Për shembull, gjigandi i tregtisë elektronike Amazon pushoi papritmas 18,000 punëtorë për të ulur kostot operative. Kompanitë maqedonase thonë se punëtorët maqedonas të IT-së janë të mbrojtur për momentin, informon PRESSonline.al. “Tek ne nuk…
Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (15-qershor) rreth orës 20:50, në rrugën “Iliria” në Tetovë, kanë ndaluar 20-vjeçaren R.H. nga Republika Sllovake. Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, ajo më parë kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme, por edhe për shkak të dyshimit se qëndronte në zonë e padeklaruar. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Bundestagu gjerman, me shumicë votash të tri partive në pushtet – Socialdemokratët, Liberalët dhe Partia e të Gjelbërve, sic njofton KlanM, mbrëmë votuan Rezolutën me të cilën mbështetet identiteti, gjuha dhe kultura maqedonase në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE. Rezoluta nuk u mbështet nga partitë opozitare CDU/CSU të ish-Kancelares Angela Merkel, parti këto që ideologjikisht janë parti simotra me VMRO-DPMNE-në, percjell KlanM. Gjatë prezantimit të draft-Rezolutës para deputetëve, Sekretarja për Evropë në Ministrinë e Jashtme gjermane, Ana Lirman, paralajmëroi se bashkë me kolegë nga Franca dhe Polonia së shpejti do ta vizitojë Shkupin për t`i inkurajuar…
Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, ka thënë se SHBA-ja po bën gabim me fajin që po ia vë Prishtinës sa i përket situatës në veri. Ai ka theksuar se kryeministri Albin Kurti e ka njëfarë faji, por të përbashkët me presidentin serb. Joseph ka theksuar se përgjegjësitë e Aleksandër Vuçiqit janë të larta në “përkeqësimin e krizës me arrestimin e tre policëve të Kosovës”, teksa ka shtuar se SHBA-ja dhe BE-ja nuk po e trajtojnë çështjen e Kosovës në mënyrë strategjike. Joseph e sheh se situata ka përshkallëzuar që pasi Policia e Kosovës njoftoi se ishin…

