Author: Jeta almakos

Javën e ardhshme kryetari i Kuvendit Afrim Gashi do ta caktojë seancën për emërimin e ministrave të rinj, pasi propozimet nga Qeveria arritën dje pasdite në shtëpinë ligjvënëse. Bekim Sali, i cili do të jetë zëvendëskryeministri i parë, është propozuar edhe për ministër për çështje evropiane, ndërsa Muhamet Hodha propozohet të drejtojë Ministrinë e Mjedisit Jetësor. Në të njëjtën seancë më herët do të ndodhë edhe shkarkimi i ministrit për çështje evropiane Orhan Murtezani. Jozyrtarisht thuhet se ai më pas do të shkojë në një post ambasadori në Bruksel, por kryeministri Mickoski pohon se për këtë ende nuk është biseduar.…

Lexo më Shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike informon se kthimi i parave nga masa “TVSH-ja Ime” për tremujorin e tretë të vitit 2025 po realizohet pa pengesa. Deri tani, pagesa është kryer për 360.000 përdorues në shumë prej mbi 650 milion denarësh, ndërsa sot janë përpunuar edhe 271 milion denarë shtesë për 155.186 përdorues. Në total, për tremujorin e tretë duhet të paguhen 922 milion denarë. Nga DAP theksojnë se ka pasur problem teknik, nëse një përdorues brenda një urdhri grupor ka llogari transaksionale të ndryshuar ose të pasaktë, sistemi e kthen të gjithë dërgesën. U bëhet thirrje qytetarëve të përditësojnë me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njofton se projekti historik për furnizimin me ujë të pastër në fshatrat Lubancë dhe Luboten po avancon me dinamikë të shkëlqyer. Sot u bë inspektimi në terren, ku u konfirmua se punimet po zhvillohen sipas planifikimit. Aktualisht është duke u vendosur tubacioni në krahun e dytë të ujësjellësit nga rezervuari i Lubotenit. Deri më tani janë montuar 400 metra tubacion në dy segmente të ndryshme të trasës, vetëm brenda një periudhe të shkurtër pune. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ka siguruar mbi 110 milionë denarë,…

Lexo më Shumë

Dje ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se vetëm për 12 orë, “Safe City” ka arritur të evidentojë 65 mijë shkelje nga drejtuesit e automjeteve. “Në 12 orët e para të funksionimit testues të sistemit u regjistruan plot 65.000 shkelje, nga të cilat 2.800 për kalim në dritë të kuqe dhe 1.000 për automjete të paregjistruara”, deklaroi dje Toshkovski. Por çfarë thonë llogaritjet? Sa para do të inkasojë shteti vetëm nga pagesa e gjobave? Edhe pse nuk ka statistika të përgjithshme për shkeljen më të shpeshtë të Ligjit për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor në Maqedoni, nga analiza e…

Lexo më Shumë

Qeveria drejt plotësimit të vendeve vakante pas largimit të Izet Mexhitit nga detyra e zëvendëskryeministrit të parë, si dhe ministrit të Ekologjisë. Kabineti i Mickoskit e ka dorëzuar propozimin në Kuvend. Nga zyra e kryeparlamentarit Afrim Gashi konfirmojnë se dokumenti qeveritar ka mbërritur. Mexhitin në ekzekutiv do ta zëvendësojnë Bekim Sali, si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, si dhe Muhamet Hoxha propozohet në Ministrinë e Ambientit Jetësor, bëjnë të ditur burime qeveritare. Propozimi nuk përfshin emra të tjerë, që kanë qarkulluar së fundmi në opinion sikurse Bashkim Bakiu, i cili thuhej se do të menaxhojë Ministrinë e…

Lexo më Shumë

Deputeti Ilir Demiri sqaroi sot për ALSAT se akti i tij për të vepruar si deputet i pavarur, nuk nënkupton largim nga Aleanca për Shqiptarët, por, një iniciativë pajtuese. Në një bisedë të shkurtër telefonike, Demiri e quajti aktin si iniciativë për të bashkuar deputetët e ASH-ve në një grup të vetëm parlamentar. Me këtë rast, Demiri thekson se ka filluar bisedimet me deputetët e krahëve të Ziadin Selës dhe Arben Taravarit, me qëllim kapërcimin e mosmarrëveshjeve. Në fokusin e tij është edhe krahu i Arben Fetait, i cili për dallim, ka refuzuar bashkëpunimin me BDI-në, duke qëndruar në Qeveri.…

Lexo më Shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike informon se rimbursimi i mjeteve nga masa “TVSH-ja ime” për faturat e skanuara në tremujorin e tretë të vitit 2025 vazhdon, përkatësisht nuk është ndërprerë ose anuluar. “Në procesin e pagesës për disa nga specifikimet ka lindur një problem teknik që kërkon përpunimin e plotë të tyre. Përkatësisht, nëse ka vetëm një porosi ku një përdorues paraqitet me ndryshim të llogarisë bankare ose transaksionale, e gjithë dërgesa kthehet sistematikisht dhe mjetet nuk u paguhen të gjithë përdoruesve që janë në të njëjtën porosi si përdoruesi që ka bërë ndryshimin. Kjo sfidë është identifikuar tashmë dhe…

Lexo më Shumë

Dhjetra protestues nga i gjithë vendi me pankarta të ndryshme dhe mbishkrime u mblodhën para Gjykatës Kushtetuese për të protestuar dhe për të kërkuar që rritja e pensioneve të bëhet në mënyrë lineare dhe jo sipas përqindjes. Atmosferë Kërkesa e tyre është që rritja të jetë e njëjtë dhe e barabartë dhe në rritje të mos bëhet dallim mes pensionistëve. Pensionistët kërkuan edhe largimin e gjykatësve kushtetues të cilët janë kundër rritjes lineare. PENSIONIST  “Rritje sipas përqindjes kërkojnë pensionistët që kanë pensione të larta. Ku mbeti kujdesi për pensionistët që kanë pensione të ulta që në të ardhmen e afërt…

Lexo më Shumë

Vezët – një prej produkteve bazike në çdo familje – tashmë kushtojnë pothuajse dyfish krahasuar me disa javë më parë. Nëpër dyqane e tregje, qytetarët shprehen të shqetësuar dhe të zhgënjyer: thonë se rritjet janë të pashpjegueshme, uljet duken të pamundura, dhe besimi në institucionet shtetërore për ndërmarrjen e masave po zbehet dita–ditës. Ndërsa qeveria premton stabilizim, realiteti në treg duket krejt tjetër dhe kjo dita ditës sa vje e bëhet më e dukshme. Qytetare “Çmimet nuk janë edhe aq por diku diku kanë hipur nëpër artikuj, psh vezët kanë hypur, specat kanë hipur pak diku diku. Ndoshta mendoj që…

Lexo më Shumë

Gjykata e Lartë Administrative, në seancën e mbajtur më 6 nëntor 2025, miratoi Aktvendim me të cilin ankesën e partisë politike Levica kundër Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele është refuzuar si e pabazë. Me këtë u konfirmua Aktvendimi i miratuar më parë nga Gjykata Administrative, i cili hodhi poshtë propozimin e Levicës për anulimin e Udhëzimit për radiodifuzerët për zgjedhjet lokale 2025 të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. {Këtë Udhëzim, Аgjencia e miratoi për të sqaruar mënyrën e zbatimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor mbi ndarjen e kohës për reklamim të paguar politik, ndarjen e kohës…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovki ka njoftuar se brenda 12 orëve, sistemi “Safe City” ka regjistruar 65,000 shkelje në komunikacion, përcjell TV21. Mes tjerash, sistemi ka regjistruar 1000 automjete pa regjistrim. “Sot nga SPB-Shkup e shënuam fillimin e periudhës provuese të sistemit “Qytet i Sigurt” (Safe City), ku në 12 orët e para u regjistruan plot 65.000 kundërvajtje. Me këtë projekt po nisemi në një etapë të re të përmirësimit të sigurisë në komunikacion – shkelësit e rregullave të trafikut do të marrin njoftim elektronik për kundërvajtjen e kryer, të dokumentuar me mjete dhe pajisje bashkëkohore të regjistrimit.…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me Kryetarin e Qeverisë, prof. dr. Hristijan Mickoski dhe dr. Akim Ali, shefin e Zyrës së OBSH-së në vendin tonë, sot nënshkruan Strategjinë pesëvjeçare të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe OBSH-së për periudhën 2026–2030. Me një lidhje online në ngjarje foli edhe drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Hans Kluge. “Sot hapim një kapitull të ri në bashkëpunimin me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Nënshkruam strategjinë tonë të parë pesëvjeçare të bashkëpunimit — një dokument i hartuar bashkërisht me të gjitha institucionet dhe partnerët, i cili do t’i udhëheqë reformat në shëndetësi deri…

Lexo më Shumë