Gjatë vitit 2023 na u premtua se do të kemi përkrahje nga Komuna e Tetovës për organizimin e aktivitetit “Night of the Champions” I cilli ishte turniri i dhjetë me rradhë. Kerkesa jonë në Këshill u refuzua. Kryetari i Komunës, Billall Kasami vetë na e dha fjalën pra na premtoi se do të na perkrahë por kjo nuk ndodhi, me një fjalë na refuzoi. Kështu që na detyruan te bëhemi lypsar, të dalim e të kërkojmë donator për një aktivitet që ishte atraksion për qytetin dhe për të gjithë qytetarët. ( casinot) Unë personalisht, që nga prilli i këtij viti,…
Author: Jeta almakos
Dy persona janë plagosur në Pollog nga të shtënat me armë zjarri në ahengje familjare që nga nisja e këtij sezoni. Një në Çellopek të Tetovës dhe tjetri në fshatin Çegran të Gostivarit. Zëdhënësi i sektorit për punë të brendshme Tetovë zbulon se rastet janë plagosje nga plumbat qorr. “Siç e filluam sezonin nuk kishim raste. Dy rastet e fundit, njëri në Çegran një zonjë duke qëndruar në oborrin e shtëpisë së saj pësoi lëndime nga një plumb i pa destinuar, kështu pjesëtarë të SPB Tetovë si të dyshuar të armës së zjarrit kanë arrestuar 13 persona ku janë…
Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani” është në gjendje stabile shëndetësore pas incidentit të ndodhur të premten në mbrëmje në lokalin Bon Vivant në qendër të Prishtinës, ku mbetën të plagosur 17 persona dhe një i vdekur. Avokati i tij, Fanol Krasniqi foli për gjendjën shëndetësore të klientit të tij, duke bërë të ditur se i dyshuari do t’i nënshtrohet një operacioni në kraharorin e majtë dhe se ende është i shtrirë në spital. “Gjendjen, në këtë moment e ka stabile, por ditëve në vijim prapë ka me ju nënshtru një operimi në kraharorin e majtë, pritet që pas…
Ditët e fundit Sllovenia po përballet me përmbytje katastrofike, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha por edhe viktima. Në këtë vështirësi nuk kanë munguar edhe mbështetja për qytetarët slloven. Një nga ata që ka shprehur dëshirën për të ndihmuar ka qenë edhe një djalë shqiptar, i cili është pronar i një furre buke. Alban Memqaj, nga Kosova, ka ofruar bukë falas për të gjithë ata që kanë nevojë. “Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të…
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq tha se tërheqja e 25 për qind e policisë speciale të Kosovës nga dhe rreth objekteve komunale në veri të vendit “duket si tallje”, duke konsideruar se këto forca nuk duhet as të vendosen në veri, “pa leje të KFOR-it dhe serbëve”. “Albin Kurti nuk ka të drejtë, është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, e dërgoi policinë në veri pa lejen e KFOR-it dhe pëlqimin e komunave serbe, nuk kishte të drejtë dhe tani duhet të jemi të kënaqur që do t’i tërheqë 25 për qind? Edhe bashkësia ndërkombëtare është e…
Stuhia e fortë e paralajmëruar për ditën e djeshme e kaloi vendin tonë pa ndonjë pasojë të madhe. Edhe pse rajoni po përballet me përmbytje të mëdha, veçanërisht Sllovenia dhe Kroacia, në Maqedoni si pasojë e erës, e cila zgjati për një kohë të shkurtër, pati disa pemë të rrëzuara. Më së shumti raste të tilla ka pasur në territorin e komunës së Gazi Babës, ku ekipet e Ndërmarrjes Komunale kanë punuar në më shumë se 15 lokacione në Autokomandë, Stajkovcë, Çento dhe Inxhikovë. Ekipet punuan deri në orët e para të mëngjesit kur pastruan drurët e rrëzuara. Fatmirësisht dëmet…
Reshjet e djeshme kanë zvogëluar mundësinë për zjarre të reja, kanë njoftuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Ndërkaq, të shtunën, kanë qenë aktive mbi 50 zjarre. Sipas Qendrës së Menaxhimit me Kriza, ndryshimi i motit, reshjet e shiut, sa i përket situatës me zjarret në male dhe ato në vende të hapura, që ditët e fundit kanë qenë aktuale, kanë ndikuar në uljen e parametrave që përbëjnë indeksin total të rrezikut nga zjarrit, si thatësia e vegjetacionit, temperatura e ajrit, lagështia e ajrit, vegjetacioni dhe biomasa e grumbulluar e shtresës sipërfaqësore të tokës. Kurse japin detaje për vendet e…
Data 6 gusht i vitit 2016, mbetet kujtimi më i hidhur për banorët e Hasanbegut. Pamje nga më të frikshmet, njerëz që nuk mund të shpëtonin, familjarë që kërkonin të afërmit e tyre, të tjerë që mundoheshin të strehoheshin, shtëpi dhe gjësende të tjera që shkatërroheshin dhe shpresa të shuara për jetë. Këto varg ngjarjesh ndodhën pasditën e 6 gushtit të 7 viteve më parë. Vërshimet vdekje prurëse dhe shkatërruese ndodhën në zonën e Hasanbegut, Stajkovcës, Straçincës, Haraçinës dhe Rashtakut të Shkupit. Kujtimi më i trishtë mbetet, Elifeja 16 muajshe, trupi i së cilës edhe sot e kësaj dite nuk…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski porositi që është i nevojshëm konsensus social kombëtarë që përfundimisht, të arrihet qëllimi strategjik, që vendi ynë të bëhet pjesë e BE-së. Në intervistë për MIA-n, kryeministri pret që meqë jemi në prag të mbajtjes së seancës në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, të ketë debat të sinqertë, cilësorë dhe të frytshëm, në të cilin siç shton ai, do të qartësohen të gjitha argumentet që të arrihet deri në vendimin jopartiak, por të atij që do të tregoj seriozitet dhe përgjegjësi. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Të gjithë ne në vend duhet ta kemi të qartë – nuk do të…
Më datë 05.08.2023, zyrtarë policorë të policisë kriminale në SPB Manastir, kanë hequr lirinë VA (43) nga Manastiri, dhe kanë thirrur në intervistë zyrtare djalin e tij të mitur. Rreth orës 09:20 në rrugën “Mirka Ginova” në Manastir, i mituri A.I.(70) nga Manastiri me dhunë i ka marrë një portofol dhe dyshohet se e ka inkurajuar për kryerjen e veprës penale. Menjëherë pas marrjes së masave ata janë gjetur dhe me ta është bërë intervistë zyrtare në stacionin policor në prani të përfaqësuesve nga Qendra për Çështje Sociale Manastir. Sendi i vjedhur u gjet dhe iu kthye pronarit. Pas dokumentimit të…
Federata e Futbollit të Maqedonisë bën me dije se është hakuar profili i tyre zyrtar në Facebook. Nga kjo federatë bëjnë me dije se janë ndërmarrë të gjitha hapat për tejkalimin e këtij problemi dhe ndërkohë bëhet thirrje që të mos merren parasysh të gjitha mesazhet që vijnë nga ai profil, përcjell INA. “Ju lutemi vini re se të gjitha mesazhet që vijnë nga ajo llogari deri në njoftimin e dytë nuk janë të autorizuara nga FFM”, thuhet në një deklaratë të federatës.(INA)
“SHUMICA QEVERISËSE DHE OPOZITA TË JENË KONSTRUKTIV DHE TË FOKUSOHEN NË EUROINTEGRIME” Raporti i ke-së për skriningun ka nxjer në pah mosbashkëpunimin e pushtetit dhe opozitës në Kuvend. Nga KE theksojnë se, shumica qeverisëse dhe opozita duhet të tregojnë konstruktivitet në Kuvend dhe të fokusohen në hapa konkret në procesin negoicues, përfshirë përparimin në reformat. Raporti përmban kritika për numrin e madh të ligjeve të miratuara me procedurë të shkurtuar. Partitë politike në Kuvend duhet të fokusohen për të çuar përpara procesin eurpintegrues të vendit, qëndron mes tjerash në versionin draft të raportit të skriningut të Komisionit Evropian për Maqedoninë…

