Author: Jeta almakos

Të shtunën më 6 dhjetor VMRO-DPMNE do ta mbajë kongresin partiak, në të cilin pritet që Hristijan Mickoski të rizgjidhet në pozitën e kryetarit. Deri më tani, në garën për kryetar të partisë nuk është paraqitur asnjë kandidat tjetër, ndërsa Mickoski ka premtuar që nëse rizgjedhet, ky do të jetë mandati i tij i fundit. Pritjet janë që në kongres të ketë 860 delegatë dhe rreth 1800 mysafirë, ndërsa do të zgjidhet edhe Komisioni Statutar për mbikëqyrjen e punës financiare. Gjithashtu, pritet që të miratohet edhe Strategjia “Maqedonia 2030”, i cili do të jetë vizioni i partisë për këtë periudhë.…

Lexo më Shumë

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në Tetovë janë kapur 2000 kilogramë detergjent i falsifikuar, që po vinte nga Turqia, ndërsa si destinacion kishte Shkupin, përcjell TV21. Sipas Doganës, kompania përkatëse ka konfirmuar se malli është i falsifikuar dhe i njëjti do të asgjësohet. “Zyrtarët doganorë nga Dogana e Tetovës kanë parandaluar një tentativë për kontrabandim të mallrave të ngarkuara në Turqi dhe të destinuara për një importues në Shkup. Bëhet fjalë për 2000 kg, ose 200 thasë nga 10 kg larës rrobash me markën tregtare Ariel, e cila cenon të drejtat e pronësisë intelektuale. Përmes sektorit për masa jotarifore…

Lexo më Shumë

Imami i mirënjohur i Qabes, Maher Al-Mu’aiqly ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kreut të Bashkësisë Islame në vendin tonë, Shaqir Fetai, përcjell TV21. Vizita e tij do të zgjasë nga 4 deri më 8 dhjetor. Nga BFI njoftojnë se besimtarët janë të mirëseardhur të marrin pjesë në aktivitetet dhe namazet ku do të marrë pjesë imami. Njoftimi i BFI-së për axhendën e imamit: 4 Dhjetor – Namazi i akshamit në Xhaminë e Re (Lagja e Trimave), Kumanovë – Namazi i jacisë në Xhaminë Tatar Sinan Pasha, Kumanovë 5 Dhjetor – Namazi i…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski në brifingun me gazetaret komentoi  edhe protestën e paralajmëruar të lideri të BDI-së Ali Ahmetit në mbështetje të ish pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, për të cilin tha se kjo është një lëvizje e gabuar e Ahmetit dhe mendon se duhet ta rimendoj këtë vendim, raporton SHENJA. “Me këtë protestë po mundohen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen  të gjejnë partner të koalicionit. Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam…

Lexo më Shumë

Analisti politik Xhenur Iseni ka deklaruar se BDI në kongresin e ardhshëm i nevojiten reforma të thella dhe se për dallim nga e kaluara kur reformat janë bërë sa për të thënë se kanë bërë, ajo e ka justifikuar veten me fitoret, por se tani këtë komoditet nuk e ka. “Në BDI nevojiten reforma radikale, rrënjësore, jam edhe unë i asaj se zotëri Ahmeti duhet të mbetet kryetar i asaj partie nëse dëshirojnë të ekzistojë BDI si logo si parti si emblemë të shqiptarët, sepse pa atë në krye BDI do të copëtohej edhe më shumë. Këtë jam më se…

Lexo më Shumë

Shumica e kryetarëve të komunave në Maqedoninë e Veriut kanë dorëzuar fletët e anketimit në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por vetëm një pjesë e vogël ka publikuar pagat neto. Sipas të dhënave të raportuara dhe të deklaruara, paga më e ulët e publikuar është ajo e Sashko Mitovskit, kryetar i Kriva Pallankës, me 56.371 denarë (rreth 915 euro). Në krye të listës qëndron Ejup Abazi nga Studeniçani me 102.000 denarë (rreth 1.654 euro). Pasojnë Risto Mançev nga Bosilova me 95.520 denarë (rreth 1.550 euro), Mirosllav Slavkovski nga Staro Nagoriçani me 91.256 denarë (rreth 1.480 euro), Gjorge Bozhinov nga…

Lexo më Shumë

Qyteti Khan Younis në Gaza ka pritur një ceremoni masive dasmash për 54 çifte të cilët nisen jetën e tyre martesore në enklavën e rrënuar nga lufta. Ky event u mbështet nga Abu Dhabi, si pjesë e ngjarjeve që shënojnë 54-vjetorin e Ditës së Bashkimit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në një ceremoni tradicionale palestineze, përqohej simbolika e qëndrueshmërisë dhe vullnetit për jetë, pavarësisht gjenocidit dy-vjeçar izraelit ndaj popullsisë në territor. Flamuj palestinezë, lule dhe këngë tradicionale mbushën vendin, ndërsa familjet dhe udhëheqësit e komunitetit u mblodhën për të parë çiftin e porsamartuar duke ecur në procesion. Organizatorët thanë se…

Lexo më Shumë

Protestat e shumta dhe situata e përgjithshme politike në Bullgari për shkak të propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm, mund t’i komplikojnë marrëdhëniet dhe çështjet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova thotë se është e kuptueshme që një gjendje e tillë pasqyrohet në marrëdhëniet e përbashkëta, por shpreson që ata ta tejkalojnë shpejt këtë. “Sigurisht që kjo gjithmonë pasqyrohet në qëndrimin ndaj çështjeve aktuale, besoj edhe në qëndrimin ndaj nesh. Shpresoj që atje do të zgjidhen problemet, unë nuk mund të them se si – a përmes edhe një pale zgjedhjesh të parakohshme, apo përmes riformatimit të vetë koalicionit –…

Lexo më Shumë

Kryetar i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgjievski ka njoftuar se Inspektorati i Bashkisë së Shkupit, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot ka nisur aksion kundër transportuesve ilegalë që veprojnë në Shkup. Gjorgjievski thotë se do t’u konfiskohen automjetet për 6 muaj dhe do të ketë gjoba për të gjithë ata që e kryejnë këtë veprimtari pa licencë adekuate. “Ligji duhet të respektohet, rend do të ketë. Sot, Inspektorati i Qytetit të Shkupit ka nisur një aksion të fuqishëm për të vendosur rend në fushën e transportit publik. Transportuesit joformalë, taksitë, vetura, furgonë ose autobusët që për vite…

Lexo më Shumë

3800 student gjatë vitit akademik 2024-25 kanë vendosur që rrugën e tyre akademike ta vazhdojnë në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Kështu thuhet në njoftimin e këtij universiteti, nga ku shtojnë se prej tyre 2000 kanë arritur me sukses të përfundojnë studimet. Rektori i këtij universiteti Prof. Dr. Lütfi Sunar gjatë një takimi jo formal me gazetarët tha se Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik përfshin 28 programe deridiplomike, 24 programe master dhe 9 programe doktorature. Ai shtoi se studentët zgjedhin këtë universitet për shkak të kushteve të përkryera, kampusit universitar me standarde ndërkombëtare dhe mundësive teknologjike që ofrojnë si kampus. Ai tha se studentët…

Lexo më Shumë

Sistemi “Qytet i Sigurt” regjistroi 110 mijë shkelje në periudhën e parë të testimit për 24 orë më 1 dhjetor, ndërsa sipas informacioneve nga MPB-ja, më 2 dhjetor u regjistruan gjithsej 50.652 shkelje, që paraqet përgjysmim të numrit të shkeljeve të regjistruara. Nga këto, 48.861 janë shkelje për shpejtës, 1.366 për semaforë të kuq dhe 425 për automjete të paregjistruara. Më 02.12.2025 janë regjistruar gjithsej 50.652 shkelje, nga të cilat 48.861 për shpejtësi, 1.366 për kalim në semafor të kuqe dhe 425 për automjete të paregjistruara”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Familja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka njoftuar se ka qenë Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, personi kyç që bëri të mundur kthimin brenda pak ditëve të trupit të Shpatit në Maqedoninë e Veriut. Tare ka ndërhyrë personalisht për të përshpejtuar procedurat e ndërlikuara që lidhen me raste të tilla në Itali. Shpati ndërroi jetë në Bergamo natën kur kishte mbërritur në Itali, ndërsa më pas trupi i tij u transferua në një spital të Milanos për analiza, obduksion dhe procedura të tjera ligjore, të cilat zakonisht marrin shumë kohë. Në rrethana normale, kthimi i trupit do të…

Lexo më Shumë