I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka njoftuar se në listën e zezë amerikane do të ketë emra të rinj nga Maqedonia e Veriut. Ai thotë se për të gjithë rajonin, korrupsioni është një problem i madh dhe ai është i lumtur që procesi i pranimit në BE e vendos sundimin e ligjit në qendër të kërkesës për hyrje. GABRIEL ESCOBAR, ZËVENDËS NDIHMËS SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT “Më lejoni të them vetëm se kjo administratë, administrata e Bidenit, është e përkushtuar për të luftuar korrupsionin, sepse korrupsioni është shumë i dëmshëm për shoqëritë. Ne nuk mund të…
Author: Jeta almakos
Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka thënë se kryeministri i Kosovës ka shkuar me statusin e një shteti problematik në samitin e Athinës. Ai ka thënë se aty Kosova u paraqit në një pozicion dytësor në raport me shtetet e tjera. Hasani ka theksuar se kryeministri Albin Kurti duhet të ndjekë këshillat e SHBA-së, e jo të vazhdojë “me këtë logjikë”. “Kryeministri duhet ta marrë shumë seriozisht statusin e tij në atë konferencë. Statusi i tij ka qenë i një vendi problematik, i një vendi që nuk është krejt vend sovran dhe i pavarur. I një vendi që…
Kovaçevski të mos e mbajë peng Maqedoninë, kolltuku i tij nuk është më i rëndësishëm se e ardhmja e qytetarëve, thonë përmes një reagimi nga VMRO-ja opozitare. Nga kjo parti, siç përcjell KlanM, ripërsërisin qëndrimin për dorëheqje të qeverisë e më pas vendi të shkojë në zgjedhje të parakohsbme. “Tashmë është e qartë se ndryshimet kushtetuese nën diktat bullgar nuk do të ndodhin dhe është e qartë se VMRO-DPMNE nuk do të shkojë kundër mendimit të popullit të saj. Qeveria pranoi një marrëveshje katastrofike, për të cilën u paralajmërua se nuk do t’i kalonte si nga VMRO-DPMNE-ja, ashtu edhe nga…
Dje në ora 20:45 në pikën kufitare “Bllacë”, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria N.N.(45) nga Republika e Shqipërisë sepse pas kontrollit të pasaportave është konstatuar se i njëjti është evidentuar në procesverbalet zyrtare me masën “Apsi” të lëshuar nga Interpol pranë MPB-së. Gjithashtu N.N. ka sulmuar fizikisht punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.
Raporti i Drejtorisë doganore për konfiskimet nga java e kaluar Në vendkalimin kufitar Tabanovcë në hyrje të vendit janë konfiskuar 422 copë makijazh në vlerë prej afro 190 mijë denarë, pasi ekipi operativ i ka zbuluar gjatë kontrollit të detajuar me skaner në një çantë të fshehur në kabinën e një automjeti mallrash me targa të Shtipit. Në pikën kufitare Bllacë: Në hyrje të vendit është regjistruar veturë me targa të Kërçovës e drejtuar nga shtetas i Maqedonisë. Pasi i është përgjigjur se nuk ka asgjë për të raportuar, ekipi mobil e ka përzgjedhur për ekzaminim të detajuar, gjatë të…
Kërkesa për ekstradimin e Alil Demirit nga viti 2018 është ende aktive, kumtoi Ministria e Drejtësisë në lidhje me ekstradimin e Demirit, të cilit dje i është hequr liria në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “terrorizëm” në vitin 2018 në lidhje me vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smilkovës. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se tashmë gjykata kompetente është përgjegjëse për procedurat e mëtutjeshme, dhe që nga viti 2018 nuk ka asnjë përgjigje lidhur me ekstradimin. Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen…
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami dje njoftoi se sërish ka marrë ftesë tjetër nga Ministria e Brendshme për tu paraqitur në polici. Por, sot Kasami tha se nuk ka kohë të paraqitet në polici dhe se nuk druan nga arrestimi. “Jo! S’kam kohë të paraqitem! A druani se mund të arrestoheni? “Ata e dinë ku jam, mund të bëjnë çfarë të dojnë”, tha Kasami. A keni pritur reagime nga partitë shqiptare për ftesën tuaj dhe të kryetarit të Çairit në polici dhe gjykatë? “Nëse e keni fjalën për partitë në Qeveri, nuk mund të ketë reagime nga partisë…
Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur sidomos te prodhimet e qumështit, ndërsa paralajmërohen edhe rritje të reja në vjeshtë. Qytetarët në vazhdimësi ankohen se po përballen me çmime të rritura në dyqane. I pyetur nëse janë planifikuar masa të reja për të ndalur hovin e rritjes së djathit, kaçkavallit dhe prodhimeve të tjera të qumështit, zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi thotë se po analizohet situata dhe se nuk është e vërtetë se prodhuesit po rrisin çmimet, por se kjo ndodh për shkak të presionit të tregtarëve. “Po bëhen analizat e fundit. Ajo që e dimë është se prodhimet,…
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, vlerëson se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është i frikësuar nga “blloku opozitar “ pasi ka humbur të gjithë njerëzit që i kontrollonte brenda opozitës shqiptare. Kasami është i bindur se Ahmeti do t’i humb zgjedhjet e ardhshme. “z.Ahmeti deri tani ka bërë ftesë të bashkohen partitë opozitare duke e ditur që nuk mund të ndodh një gjë e tillë sepse ne sot e shohim që ai gati në të gjitha partitë politike ka pasur të kontrolluar ashtu siç është fatkeqësisht rasti me partinë e liderit që ju e përmendët dhe në kohën kur…
Takim me Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor Integrimet evropiane janë vendimtare për perspektivën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj dhe kanë rëndësi gjeostrategjike për stabilitetin e rajonit dhe Evropës. Mendimi i përbashkët është se integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE do të thotë prosperitet për qytetarët e vendit, me ndikim në prosperitetin afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Mbështetje e fuqishme e SHBA-së për përparimin e vendit tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Është vlerësuar se…
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar është pritur sot për vizitë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministra të tjerë. Grubi përmes disa fotografive të shpërndara në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se SHBA-të gjithmonë kanë treguar përkrahje ndaj RMV-së, prandaj dhe vizita e Escobar, erdhi në momentit kyç kur vendin e pret procesi i ndryshimeve kushtetuese. “Bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kolegët ministra mirëpritëm sot në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme të përbashkët me dërguarin special të SHBA-ve, Gabriel Escobar tha se nuk mund të rinegociohet korniza negociuese me Bullgarinë. Kovaçevski tha se korniza ka kushtet e saja dhe se nuk do të ketë negociatat të reja. Me këtë kornizë negociuese që e ka miratuar Maqedonia në Kuvend, mbrohet identiteti maqedonase dhe siguron të ardhmen evropiane të vendit. “Marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë nuk do të ndikojnë në negociatat me BE-në, dhe se në të ardhmen nuk do të ketë kushte të reja”, tha Kovaçevski. Kryeministri tha se BE-ja është alternativa…

