Author: Jeta almakos

Policia në Strugë dorëzoi kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse kundër Komunës së Strugës dhe kryetarit Mendi Qyra për një vepër të kryer në kundërshtim me nenin 6, dhe të dënueshme sipas nenit 11 të Ligjit për përdorimin e flamujve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë. Të pandehurit, si organizatorë të një eventi me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, në rrugën Marshall Tito në Strugë, nuk e shfaqën ose vendosën flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë, sqarohet në komunikatën e MPB-së. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Rami Mislimi Të gjithë e kemi ditur se sa fuqi politike ka VLEN-i në këtë pushtet. Fitorja e tyre, ashtu siç e ka thënë edhe Menduh Thaçi, brenda 24 orëve i faturohet VMRO-së dhe Mickoskit. Sot po shohim qartë se në shumicën e komunave ku kryetarët janë zgjedhur me votat e VMRO-së, influenca e kryeministrit është dominuese dhe e fuqishme. Kur e dimë se Struga, Tetova, Çairi, Saraji dhe shumë komuna të tjera janë fituar falë votave të VMRO-së, nuk ka arsye të çuditemi që këta kryetarë, për një gabim, dalin dhe i kërkojnë falje kryeministrit Hristijan Mickoskit. Kjo është…

Lexo më Shumë

Koalicioni qeveritar VMRO-VLEN nuk e mbështetet protestën e Veteranëve të UÇK-së që do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup në të cilën do të ngritët zëri për padrejtësitë ndaj ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Arsyeja, sipas tyre është se Ali Ahmeti po tenton të përfitojë nga kjo protestë. Kryeministri Hristijan Mickoski, në brifing me gazetarët tha se ky hap i Ahmetit është i gabuar dhe për këtë në të ardhmen do ta ketë shumë rëndë të gjejë partner koalicioni. Mickoski shkoi më tej, duke theksuar se është i bindur që sikur ai, edhe VLEN nuk…

Lexo më Shumë

Një objekt në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është përfshirë nga zjarri para pak minutash. Nga pamjet e publikuara nga qytetarët nëpër rrjete sociale shihet tym i dendur dhe flakë që përhapen me shpejtësi. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth. Deri tani nuk raportohet për të lënduar. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion në orët në vijim.

Lexo më Shumë

Pas kthimit nga fronti i luftës në Sarajevë – viti 1994 deri në 1997 – Aleksandar Vuçiq dha shumë deklarata rreth pjesëmarrjes në luftë dhe në rrethimin e Sarajevës. Këto deklarata shpesh ribotoheshin dhe përcilleshin në revistën zyrtare të radikalëve të Vojislav Sheshelit, “Serbia e Madhe”. Gazetari kroat Domagoj Margetiq, personi i parë që zbuloi vrasjet për qejf të civilëve në Sarajevë, të njohura si “Sarajevo Safari”, publikoi një tjetër deklaratë të presidentit aktual serb nga viti 1994. Sipas gazetarit kroat, Vuçiq konfirmon se ka qenë vullnetar ushtarak në Sarajevë, se ka marrë pjesë në përleshje dhe ka luftuar si…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, realizoi sot një takim pune me Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, znj. Aggeler. Kjo vizitë shënon gjithashtu vizitën e parë zyrtare të një ambasadoreje në mandatin e sapo filluar të kryetarit Mela. Vizita e ambasadores përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes Komunës së Dibrës dhe institucioneve amerikane që veprojnë në vend. Gjatë takimit, kryetari Mela prezantoi projektet prioritare të komunës, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik lokal, investimet infrastrukturore, promovimin e turizmit si dhe iniciativat për përmirësimin e…

Lexo më Shumë

Çdo i treti qytetar në Maqedoninë e Veriut ka paguar ndonjë lloj ryshfeti për të kryer një punë. Këtë e tregojnë të dhënat e raportit të fundit mbi vlerësimin e korrupsionit nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, një pjesë e vogël e të cilit u prezantua sot nga drejtori, Aleksandar Krzhalovski, në aktivitetin kushtuar Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit – 9 Dhjetor, dhe njoftoi se hulumtimi në tërësi do të publikohet në ditët në vijim. Në fjalimin e tij para të pranishmëve në aktivitet, Krzhalovski theksoi se ajo që ata matën në raportin e fundit është se ndryshe nga vitet…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski është zhgënjyer nga kryetari i Strugës Mendi Qyra. Në brifingun me gazetarë, kryeministri nuk ngurroi të tregoj se Qyrës i ka dërguar edhe sms porosi për mënyrën e festimit  në Strugë vetëm me flamurin shqiptarë. Komentin për të e përfundoi duke thënë se “Për fat të keq mundësi për përshtypje të dytë nuk ka, ndërsa përshtypja e parë ishte katastrofë”. Ndërsa festimet e 28 nëntorit tha se janë festuar siç duhet në Çair, ku me mburrje u shpreh se për herë të parë krahas flamurit shqiptarë është vendosur edhe flamuri i Maqedonsië. Mickoski komentoi  edhe për protestën…

Lexo më Shumë

Thirrja e Ali Ahmetit për protestë në Shkup për drejtuesit tanë në Hagë është fyerja më e madhe që mund t’u bëhet shqiptarëve. Unë nuk jam kundër protestës, përkundrazi,udhëheqësit tanë në Hagë meritojnë zërin, mbështetjen dhe drejtësinë e popullit. Por nuk pranoj që kauza e tyre të përdhunohet nga njeriu që për 20 vite u akuzua se ka heshtur, lejuar dhe bashkëpunuar me regjimet që montuan dhjetëra raste kundër shqiptarëve. S’ka fytyrë Ali Ahmeti të bëhet zot shtëpie i protestës, kur gjatë gjithë kohës së tij në pushtet u ndërtuan dosje, u fabrikuar akuza dhe u futën në burg madje…

Lexo më Shumë

Këshilli i etikës për media prezantoi raportin nga Monitorimi i 30 mediave online në raportimin përgjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2025, nga periudha 20 tetor, deri më 10 nëntor, ku mediat online kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin e opinionit publik. Respektimi i standardeve etike për gazetari profesionale dhe të përgjegjshme nga mediat online, mbetet akoma një pikëpyetje. Ndër indikatorët negativ si problematikë më prezente  u theksua  praktika e gazetarisë “copy paste” apo bartje të plotë e njoftimeve partiake pa asnjë intervenim gazetaresk dhe bazimi tek rrjetet sociale si burim kryesor i informacionit. /TVM/ “22.5% të mediave janë detektuar…

Lexo më Shumë

Deputetja Imrlije Saliu Fetai, me ftesë zyrtare të Çigdem Erdoğan, Kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta Ndërmjet Grave dhe Burrave, mori pjesë në ngjarjen ndërkombëtare të organizuar nën patronazhin e Kryetarit të Kuvendit të Madh të Turqisë, me rastin e 91-Vjetorit të të Drejtave të Grave Turke për të Zgjedhur dhe për t’u Zgjedhur. Programi zyrtar nisi më 3 dhjetor me pritjen e delegacioneve të huaja dhe akomodimin në Ankara. Më 4 dhjetor, delegacionet u pritën në hapësirat e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, ku programi përfshiu: mini-koncert nga artiste gra të Operas dhe Baletit Shtetëror, fjalime të…

Lexo më Shumë

Me vendim të koalicionit VLEN, sot është zyrtarizuar emërimi i Nedim Ramës në pozitën e Drejtorit të NOMA Gas, institucion përgjegjës për menaxhimin, kontrollin dhe zhvillimin e infrastrukturës së gazit natyror në vend. Nedim Rama vjen në këtë detyrë me përvojë të dëshmuar në menaxhim, planifikim strategjik dhe organizim teknik, duke u vlerësuar si një nga figurat profesionale që mund të garantojë transparencë, efikasitet dhe funksionim modern të sektorit të gazit. Gjatë paraqitjes para stafit, Rama theksoi se prioritetet e tij do të jenë: • Rritja e kapaciteteve dhe sigurisë së rrjetit të gazit • Modernizimi i proceseve të punës…

Lexo më Shumë