Author: Jeta almakos

Të pazakonta kanë qenë historitë që po qarkullojnë nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri. Ajo që ka shokuar të gjithë botën është një vajzë 6-vjeçare, e cila ka treguar se një burrë me mjekër të bardhë e ka ushqyer gjatë ditëve që ka qëndruar nën rrënoja. Vogëlushja ka zbuluar se burri e mbante mbi shpinë shtëpinë që të mos e zinte poshtë. Askush nuk e ka besuar vajzën, deri në momentin që i janë bërë analizat dhe ka rezultuar se trupi i saj ka pasur proteinat e duhura. Kjo ngjarje është bërë virale në rrjet, duke marrë pafund komente.…

Lexo më Shumë

Nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit në rajonin kufitar mes Turqisë dhe Sirisë kanë mbetur të pastrehë 1.2 milion banorë në Turqi, tha presidenca e këtij shteti. Ky njoftim vjen teksa ka të ngjarë që të mbijetuarit e fundit janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura. Një djalë 13-vjeçar është personi i fundit që u nxor i gjallë nga rrënojat pas 182 orëve në provincën Hataj. Ndërkaq, 176.000 tenda janë ngritur në zonat më të prekura nga tërmetet. Agjencia për fatkeqësi në Turqi tha se mijëra persona të tjerë po jetojnë në kontenierë, dhe pothuajse 400.000 persona…

Lexo më Shumë

Skender Rexhepi, deputet i pavarur është mysafir sonte në ClickPlus. Duke folur për largimin e Alternativës nga Qeveria, ai tha se kjo ka ardhur si rezultat i mossuksesit të Bekim Salit, si ministër i Shëndetësisë. “Nuk mundesh për Ministrinë e Shëndetësisë ta djegësh gjithë Alternativën. Gjithë ata ministra e drejtorë t’i ekzekutosh politikisht për faktin se një i afërmi yt i klanit tuaj nuk arriti të mbijetojë në skenën politike”, tha Zejdi.

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit rikthehet në top 10 qytetet me ajër më të ndotur në botë. Shkupi sot është radhitur i katërti në botë, me indeks të ndotjes 163. E gjitha kjo vjen pasi që erërat e forta janë qetësuar dhe ajri është përsëri i ndotur pothuajse në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut. Sa i përket qytetit të Shkupi, lagjja e Lisiçes ishte më e ndotura në këtë fundjavë, me një koncentrim ditor të grimcave PM10 prej 159 mikrogramë për metër kub të shtunën dhe 113 të dielën, dhe koncetrimet për orë në këtë zonë arritën deri në 400…

Lexo më Shumë

Do të jetë interesant se si do të funksionojë kampi opozitar ku do të jenë edhe Lëvizja Besa edhe Alternativa, të cilat deri para një kohe ishin një subjekt. Kështu vlerëson analisti Xhelal Neziri në emisionin Klan Debat. Neziri shtoi se pret që edhe brenda Besës të shtohen zërat që do të kërkojnë që të nisë një afrim me partitë që janë në bllokun qeverisës. “Nuk mendoj se këto parti që e përbëjnë koalicionin qeverisës do të jenë bashkë vetëm për një vit. Mendoj se këto parti bashkë, LSDM, BDI, ASH dhe të tjerat në kuadër të një koalicioni të…

Lexo më Shumë

Deputeti Skender Rexhepi – Zejdi në ClickPlus ka zbuluar një pjesë të informacioneve që ka marrë ai si deputet i Alternativës, për të mësuar më shumë se deri ku është kërkesa e kësaj partie, që ishte pjesë e marrëveshjes për bashkëqeverisje me LSDM-në, për hetim ndërkombëtar për rastet e montuara. “Jam konsultuar në Qeveri dhe më kanë thënë se këso kërkesë asnjëherë nuk ka pasur nga Alternativa. Qoftë kjo letra famoze për prokurori për hetues ndërkombëtar, jo është në Ministri të Drejtësisë për korrigjim, jo ende se kemi dorëzuar, por e kemi paraparë, jo se ka pranuar kryeministri … Kjo…

Lexo më Shumë

Në bazë të analizës së përgjithshme të seancave të sotme të Kryesisë dhe Këshillit qendror të Lidhjes Demokratike, partia ka marrë vendim që të mos e mbështesë rikonstruimin e Qeverisë dhe të mos jetë pjesë e shumicës parlamentare, deklaroi sonte kryetari i LD-së, Pavle Trajanov. Sipas asaj që deklaroi Trajanov bëhet fjalë për ndryshime rrënjësore në rregullat zgjedhore, përmes shfuqizimit të përparësive sistematike për katër parti (dy nga pushteti dhe dy nga opozita) si dhe ndryshimit kyç Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore.

Lexo më Shumë

Analisti Ibrahim Memeti në emisionin Klan Debat theksoi se ky nuk ka qenë momenti i duhur për Aleancën për Shqiptarët që të hyjë në qeveri. Ky sipas tij ka qenë një vendim i vështirë për partinë e Taravarit. Por megjithatë, kjo për ASH-në, thotë Memeti, ka qenë shansi për t’u rikthyer në skenë, sidomos pas humbjes së madhe në Tetovë. Ai thotë se është vështirë për ministrat e kësaj partie që ta tregojnë veten në kaq pak kohë sa i ka mbetur kësaj qeverie. “Nuk ka kohë të mjaftueshme për të dëshmuar se mund të bëjë ndryshim. Për një vit,…

Lexo më Shumë

Kryesia dhe Këshilli Qendror i LD-së në seancat e sotme pas një debate gjithëpërfshirës konkludoi se nuk janë implementuar prioritetet programore të LD-së të harmonizuara me LSDM para zgjedhjeve parlamentare në korrik 2020, si dhe Dhjetor 2021 para formimit të Qeverisë me përbërjen aktuale. Siç përcjell KlanM komunikatën e LD-së, bëhet fjalë për ndryshime rrënjësore në rregullat zgjedhore, përmes shfuqizimit të përparësive sistematike për katër parti (dy nga pushteti dhe dy nga opozita) si dhe ndryshimit kyç Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. LD-ja përmend edhe mosimplementimin e luftës anti-korrupsion, departizimin e institucioneve, reformat e gjyqësorit, si dhe miratimin e…

Lexo më Shumë

Seanca e Kuvendit në të cilën do të diskutohet për rindërtimin e Qeverisë do të shtyhet nesër në ora 12:00. Kështu vendosi nënkryetari i Kuvendit Goran Misovski, i cili e drejtoi seancën. Gjatë ditës së sotme pati shumë diskutime, kryesisht nga opozita maqedonase, të cilët lëshuan një sërë akuzash për partinë shqiptare që tani po bëhet pjesë e shumicës shqiptare, ASH-në e Taravarit. Nga VMRO akuzuan se ASH po hyn në qeveri për shkak të shantazheve ndaj kreut të partisë. Nga ASH mohuan dhe kundërshtuan deputetët e opozitës maqedonase, duke këmbëngulur se shkaku i hyrjes në qeveri është procesi integrues…

Lexo më Shumë

Një burrë e humbi jetën, ndërsa një grua me lëndime të rënda në trup është dërguar në Qendrën e Klinikave në Shkup, ku i është ofruar ndihmë mjekësore, pasi kishin rënë në nga një ndërtesë në bulevardin “Kliment Ohridski” në Shkup. Siç bëri të ditur MPB, në SPB Shkup dje në orën 12:57 ishte denoncuar se para një ndërtese në bulevardin “Kliment Ohridski” ishin gjetur F.M. (47) dhe K.G. (39), të dy nga Shkupi. “Mjeku i Ndihmës Mjekësore Emergjente te F.M. kishte konstatur vdekjen. ndërsa K.G. me lëndime të rënda në trup ishte dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”…

Lexo më Shumë

Deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në konferencën e sotme për media theksoi se është i bindut se janë siguruar votat e nevojshme për rikonstruimin e Qeverisë. “Ne kemi marrëveshje mes partnerëve të rinj të koalicionit. Ne jemi të bindur se ata numra janë siguruar. Nuk besoj se dikush do të hynte në avantura të tilla pa u siguruar ata numra. Megjithatë, ajo që ne si Aleancë për Shqiptarët mund ta garantojmë është se tetë votat tona do të jenë ‘për’. Për këtë mumdemi me garanci të themi. Megjithatë, nuk kam dyshim se numrat…

Lexo më Shumë