Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki në emisionin “Intervistë në Shenja”, duke folur për spekulimet lidhur me rikonstrumimin e Qeverisë, sa i përket lëvizjes së deputetëve, tha se nuk ka asnjë rrezik, dhe se propozimi edhe për shkarkimin edhe për rikonstruimin e ri do të kalojë. “Ne jemi dëshmitarë se ekziston gjendja në të cilën do të krijojmë ndonjë krizë, tensione, do të krijohen anketa, e gjithë kjo është në funksion të lojrave politike, në vend që kjo të bazohet në debat të sinqertë, në konfrontim të ideve. Çdo qytetarë i Maqedonisë së Veriut duhet ta shoh se cilën…
Author: Jeta almakos
Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se dje rreth orës 18:15 në pikëpagesën e Gllumovës ka ndodhur një keqkuptim mes dy shoferëve të automjete, ku fillimisht zënka ka qenë verbale dhe më pas ka degjeneruar me dhunë fizike, ku një i ri është sulmuar nga dy persona të tjerë. Rasti më pas është paraqitur në polici. “Më 14.02.2023 në ora 18.15 në SPB-në e Shkupi, shtetasi J.B.(28) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 16.30 në vendkalimin e pagesës Glumovë, Shkup, pas një keqkuptimi të mëparshëm në komunikacion, është sulmuar fizikisht nga dy persona. Rasti është duke u…
9 pjesëtarët e grupi i shpëtimtarëve nga njësia për intervenim në kuadër të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Tetovë u kthyen nga zonat e prekura nga Tërmeti në Turqi. Ata ndihmuan në kërkim shpëtimin e njerëzve ndërsa arritën të nxjerrin nga rrënojat një 38 vjecar dhe jo vetëm. Grupi i shpëtimtarëve u pritën në Komunën e Tetovës, kur kryetari Kasami i falënderoi për kontributin e dhënë. “I falënderojmë për kontributin që e kanë dhënë në ndihmën e qytetarëve Turqisë të vendeve të prekura nga kjo katastrofë që u ndodhi. Gjithashtu morëm edhe impresionet e tyre nga vendngjarja dhe njëherit urojmë…
Ndaj deputetit të BDI-së, Arbër Ademi ku numëroi të arriturat e këtij mandati qeverisës, ka reaguar deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova. Ajo tha se ajo, dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk duan t’i bindin, por këtë, kërkoi ajo ta bëjë Ademi fillimisht me anëtarët e “Grupit të zjarrit”. “Shihet se pse flisni vazhdimisht për BE-në, marrë parasysh funksionin tuaj paraprak. Kjo më mirë ju ka shkuar në jetë – të gënjeni para përfaqësive të huaja. Por, ne, qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund të na gënjeni. Nëse flasim për të arritura në mandatin tuaj, ju më shumë duhet të bindni…
Klubi kulturor bullgar në Ohër “Car Borisi i Tretë” ka paralajmëruar se do të ndryshojë emrin, ndërsa klubi tjetër në Manastir “Vanço Mihajllov” do të ankimojë vendimin e autoriteteve maqedonase, me të cilin parashihet që klubet me emrat “provokues e fyes” kanë afat deri më 16 shkurt t’i ndryshojnë emrat e tyre. Regjistri Qendror i Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se klubi nga Ohri tashmë është njoftuar me procedurat për zëvendësimin e emrit “Car Borisi i Tretë” me një emër tjetër, pa saktësuar se çfarë emri do të mbajë ai. Kryetari i klubit “Vanço Mihajllov”, Lupço Gjorgievski, ka thënë për…
Presidenti Stevo Pendarovski nuk mendon se vendi ka hyrë në skenarin bullgar. Zhvillimet politike, vlerëson ai, ende po zhvillohen në kuadër të Parlamentit, përmes procedurave dhe kjo është mirë. Do të jetë keq, thotë ai, “nëse zhvendosen në rrugë”. Siç ka thënë, madje Pendarovski gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel, keqkuptimi më i madh është se në një rast të tillë, ai duhet të thirr takim liderësh. Shefi i shtetit mbetet në qëndrimin se dorëheqja e dorëzuar nga kryeministri Zoran Zaev është vendim i përshpejtuar, por shton se është punë e kryer. “Deri në këtë moment nuk kemi hyrë dhe nuk…
Nuk përjashtohet bashkëpunimi i serishëm i Afrim Gashit dhe Bilall Kasamit, të cilët në vitin 2014 ishin bashkë-partiakë në Lëvizjen e papërçarë Besa. Edhe pse ndanë rrugët në 2018, Gashi nuk përjashton bashkëpunimin, madje edhe bashkimin e Alternativës me Besën. Kreu i Alternativës në programin 200 në Alsat, tha se në politikë gjithçka është e mundur. “Nuk është caktuar diçka e tillë, në të ardhmen do të shohim… ( A mund të vijë deri te bashkimi i Lëvizjes BESA) Pse jo, gjithçka është e mundur, sidomos në politik, mbase nuk e di. Unë ku do të jem, në politik a…
Reisul Ulema i BFI-së e RMV-së H. Hfz. Shaqir ef. Fetai më 14.02.2023 priti Drejtorin e Agjencisë për Mbēshtetjen e Sipërmarësisë të RMV-së Z. Hajrulla Misini me bashkëpunëtorin e tij z. Gafur Zharkun. U bisedua gjërë e gjatë, në veçanti mbi Agjencinë në fjalë, rolin dhe rëndësinë e tij në sferën e ndihmës për punësim dhe shërbime tjera me ndërmarje të sferave të ndryshme. U busedua edhe për një bashkpunim të mirëfilltë në BFI – Agjencia “Hallall” dhe Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarësisë të RMV – AMS. Reisul Ulema e falemnderoi Drejtorin e këtij agjencioni për këtë takim shumë të…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe i komunës së Gostivarit, Arben Taravari u është përgjigjiur akuzave të fundit nga VMRO-DPMNE-së për shtëpinë e tij në Shkup. Ai i ka quajtur këto akuza shpifje, ndërsa shtëpinë thotë se e ka blerë që në korrik 2021, kur ASH ishte në opozitë dhe nuk kishte negociata me Qeverinë aktuale për t’u bë pjesë e saj. “ASH dhe unë nuk sjellim vendime të sponsoruara nga të mirat materiale. Vendimet tona janë për qytetarët dhe të ardhmen e tyre. Për shkak të shpifjeve të vazhdueshme nga VMRO-DPMNE dua të deklarohem para qytetarëve se shtëpia ime…
Deputetët edhe në pjesën e sotme të pasditës të vazhdimit të seancës së 104-të të Kuvendit, vazhduan me debatin për Propozimin për shkarkimin e ministrave dhe zëvendësministrave nga Alternativa, përkatësisht për shkarkimin e ministrit të shëndetësisë. Bekim Sali. Debati do të vazhdojë nesër në orën 12:00. Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE në fjalimin e tij tha se bëhet fjalë për shkarkime që nuk kanë të bëjnë me programin e Qeverisë që është propozuar vetëm një vit më parë, por kanë për qëllim dhe kanë të bëjnë me pazaret partiake. “I ngjajnë “tregut 3” – ofertë, kërkesë, përkatësisht kush kërkon më shumë,…
Komisari evropian për Zgjerim dhe Marrëdhënie të Mira Fqinjësore, Oliver Varheji, sot para Parlamentit Evropian deklaroi se pret që të ulen tensionet mes Sofjes dhe Shkupit të cilat kulmuan më 4 shkurt, ndërsa të gjithë ata që janë përgjegjës për incidentet që ndodhën të përballen me drejtësinë.
Tre policë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë përfunduar me lëndime trupore dhe janë shtrirë në spitalin klinik të Tetovës, si pasojë e përplasjes së makinave, gjatë tentimit për ti kapur katër të rinj nga rrethina e Tetovës, të cilët, ditë më parë, vodhën një makinë të Ministrisë së Bujqësisë, e cila shfrytëzohej nga Inspektorati i Ekologjisë. Makina fillimisht nga policët është vërejtur në fshatin Kamjan, por edhe përkundër urdhrit për të ndaluar, të rinjtë kanë tentuar të shtypin policët në detyrë. Pas tyre është vënë patrulla, e cila ka tentuar që t’i ndalojë, por ndjekja si…