Author: Jeta almakos

Kovaçevski: Shumica parlamentare është më e madhe se sa ishte deri tani Ka vijuar edhe sot për të katrëtën ditë me rradhë debati për rikonstruimin qevertiar. Shtëpia e kreut të ASH-së, Arben Taravari në Shkup ishte edhe sot tema e debatit mes deputetëve në seancën për rikonstruimin qeveritar. “Ju që po përmedni shtëpinë e Taravarit, vetëm të ju kujtoj, në vitin 2021 në atë shtëpi z, Mickoski e përgatiti shumicëne re sëbashku me Taravarin. Në atë shtëpi pra, ka deputet tjerë që janë dëshmitarë, në atë shtëpi Mickoski ka bërë koalicionin me Taravarin për zgjedhjet lokale, po pra në atë…

Lexo më Shumë

Pasojat tragjike të tërmeteve të rëna në Turqi më 6 shkurt kanë zgjuar ndjenjën e solidaritetit ngado, në njerëz të thjeshtë, në organizata joqeveritare, në institucione shtetërore dhe qeveri. Ndjenja e tilla e solidaritetit e ka përfshirë dhe Fondacionin ALSAR që në momentet e para të tragjedisë së përmasave apokaliptike, vënë në lëvizje për të kontribuar me ç’është e mundur në ndihmë të popullit mik e vëlla turk. Organizime takimesh, mbledhje fondesh, ndihmash, dhe bashkërendime veprimtarish humanitare me ente partnere, me një objektiv të vetëm, “Në ndihmë të vëllezërve tanë në Turqi”, janë sot përditshmëria e Fondacionit ALSAR. Në kuadër…

Lexo më Shumë

Disa nga komunat i kanë rritur, kurse disa të tjera i kanë zvogëluar borxhet në nivel vjetor. Në disa komuna, borxhet e Ndërmarrjeve Publike janë më të mëdha se borxhet e vetë komunës, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk. Në vazhdim janë dhënë komunat dhe shuma e borxheve të tyre: Komuna e Tetovës sipas shumës së detyrimeve të prapambetura, por të papaguara në dhjetor të vitit të kaluar, është vetëqeverisja lokale me borxh më të madh me vlerë prej 13.6 milionë euro. Në krahasim me vitin 2021, të dhënat tregojnë rritje të detyrimeve të prapambetura për 100.000 euro. Më pas vjen Komuna e…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi për 15-vjetorin e Pavarësisë nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar. Në letrën e tij thuhet se pret me padurim vazhdimin e miqësisë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve. “Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë. Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve tona, gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese”, thuhet në letrën e urimit të…

Lexo më Shumë

Një tjetër mrekulli ndodhi mbrëmjen e sotme në Kahramanmaraş, plot 258 orë pas tërmeteve shkatërrimtare që u kanë marrë jetën mbi 41 mijë personave në Turqi e Siri. Gruaja e quajtur Neslihan Kılıç, e cila mbeti e bllokuar në rrënojat e zonës Ebrar, e cila u shkatërrua nga tërmeti, u shpëtua dhe është shëndoshë e mirë. Kjo i ka dhënë më shumë zemër ekipeve të kërkim – shpëtimit, të cilët janë inkurajuar dhe shpresojnë shumë që të nxjerrin të tjerë persona të gjallë nga rrënojat. Pavarësisht se kjo është disi e vështirë me kalimin e minutave, pasi është një periudhë…

Lexo më Shumë

Edhe debati i sotëm në Kuvend kaloi me përplasje të ndërsjella lidhur me atë se kush e ridefinon Maqedoninë dhe kush është më shumë i përfshirë në krim dhe korrupsion. Opozita sërish me akuza se ky rikonstruktim i ngjan “Pazarit 3-shit”, ndërsa edhe kësaj here në fokus të debatit ishte shtëpia e Arben Taravarit. “Dhe për partnerët koalicioni tanë të deritanishëm nga Aleanca. Mendova se jeni njerëz me qëndrim. Mendova se jeni të interesuar për drejtësinë në Maqedoni, mendova se jeni njerëz me dinjitet. Mua personalisht më keni zhgënjyer. Politika mund të bëjë gjithçka, por të flasësh një gjë, e…

Lexo më Shumë

Sipas opozitës maqedonase, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndër faktorët kyç që ndikoi në rikonstruimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në të, që rezultoi me largimin e Alternativës, transmeton TV21. “Kjo më ngjan në një film të metrazhit të shkurtër që do të zgjasë disa muaj. Roli kryesor – Ali Ahmeti. Me role edhe Arben Taravari dhe Dimitar Kovaçevski. Producent dhe regjisor – Edi Rama dhe Tirana Production”, tha Silvana Angellevska.

Lexo më Shumë

Anulimi i eurobondit nga autoritetet në Shkup është i paprecedentë dhe tronditje serioze në tregun financiar botëror. Me këtë lëvizje Maqedonia paraqitet si vend joserioz në sytë e investitorëve, akuzoi opozita. Sipas VMRO-së, qeveria e ka planifikuar këtë skenar për shkak se eurobondi është lëshuar në kohën kur po rikonstruohej Qeveria, në të cilën do të shkarkohej pikërisht njëri nga ministrat nënshkrues. “Mendoj se kjo realisht do të nënkuptojë rënie të rejtingut kreditor të Republikës së Maqedonisë, që në lëshimin e ardhshëm do të na kushtojë shumë më tepër nga aspekti i interesit”, u shpreh Bojan Stojanovski VMRO-DPMNE. Sipas VMRO-së,…

Lexo më Shumë

Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg e hodhi poshtë si të papranueshme, ankesën e ish-funksionarëve maqedonas Vladimir Talevski, Nikola Gruevski, Mile Janakievski, Gordana Jankullovska, Toni Jakimovski, Sasho Mijallkov, Toni Trajkovski dhe Edmond Temelko, në lidhje me abolimin e anuluar të ish-Presidentit Gjorge Ivanov. Gjykata vlerësoi se të dënuarit dhe të akuzuarit në rastet e PSP-së, nuk kanë shterur të gjitha mjetet juridike vendore dhe se vendimi është final. Kjo nënkupton se, procedurat për lëndët e ish-PSP-së vazhdojnë. Në ankesën e parashtruar, kërkuesit pretendojnë se abolimi është ende në fuqi dhe se ndjekja e tyre penale, pas abolimit,…

Lexo më Shumë

Goran Risteski, mjek nga Sindikata e Pavarur Medicinale thotë se çdo ditë nga Maqedonia e Veriut po ik personel mjekësorë. Ristevski thotë se kjo ndodh pasi sektori i shëndetësisë është diskriminuar nga autoritetet qeverisëse. “Po ju them një informacion, se çdo ditë punonjës të personeli mjekësor ikin, pa dallim a është mjek, infermier, ndihmës, sigurim ose çfarëdo qoftë, domethënë kjo kategori, sektori i shëndetësisë për momentin është ajo që gëzon më së paku të drejta, për këtë qëllim ne për të shkuar në rrugë juridike, kemi dorëzuar padi të shumta për marrëveshjen kolektive, për të treguar se shëndetësia ka probleme”.…

Lexo më Shumë

Në Kuvend edhe pasdite është debatuar rreth Propozimit për rikonstruksionin e Qeverisë, ndërsa pas seancës prej rreth një orë e gjysmë nënkryetari i Shtëpisë lëigjvënëse, Goran Misoski ka shpallur pushim dhe ka njoftuar se seanca e 104-të do të vazhdojë pas orës 19:00. Deputetët ende po debatojnë për pikën e parë të rendit të ditës, gjegjësisht propozimin për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë, ministrat e mëparshëm të Shëndetësisë, Bekim Sali, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti dhe ministrit pa portofol përgjegjës për Diasporën, Xhemail Çupi. Gjatë orëve të pasdites seancës folën vetëm deputetët e opozitës. Ata, si edhe gjatë…

Lexo më Shumë

Dy motra të moshës 22 dhe 20 vjeç rrëfyen momentet se si ia dolën për katër ditë nën rrënojat e banesës ku jetonin në qytetin e Kahramanmaras derisa u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit turq dhe izraelitë. Zeynep dhe Elife Tzivi jetonin në një ndërtesë shtatëkatëshe kur tërmeti me magnitudë 7.8 goditi orët e para të së hënës, më 6 shkurt. Siç thotë Elife, e cila është dy vite më e vogël, nga spitali Kahramanmaras ku po kurohet në spital. “Nuk do të kisha mbijetuar pa Zeynep. Isha me fat sepse kisha motrën time të madhe me vete sepse po…

Lexo më Shumë