Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski as nuk pohon dhe as nuk mohon që Artan Grubi të jetë ftuar në bisedë informative në polici si organizator potencial i disa prej incidenteve gjatë festimit të 28 Nëntorit. I pyetur për lidhjen e personave të privuar nga liria me ish zv.kryeministrin e parë dhe fotografitë e përbashkëta të tij me disa prej tyre, Toshkovski shkurt tha se “Nuk do të doja të tregoj në këtë moment më shumë informacione që lidhen me pjesën tjetër të hetimit”. VLEN ditë më parë akuzoi publikisht që personat që dogjën flamurin maqedonas janë të afërt me Grubin…
Author: Jeta almakos
Duke u lejuar çështjeve bilaterale të dominojnë në procesin e qasjes në BE, rrezikojmë ta shndërrojmë këtë mekanizëm në vegël të ndarjes, në vend se të jetë vegël e unitetit, porositi shefi i diplomacisë, Timço Mucunski në fjalimin para anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET). “Përdorimi i vazhdueshëm bullgar i vetos në procesin e qasjes në BE është bllokadë posaçërisht e dhimbshme në rrugën tonë. Kjo jo vetëm se e ndal përparimin tonë, por edhe dërgon sinjale dekurajuese për gjendjen e solidaritetit evropian dhe respektimit të ndërsjellë”, tha Mucunski. Sipas tij, me politikat dhe veprimet…
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se BDI me kohë ka reaguar kundër situatave që nxisin kriza ndëretnike, duke theksuar se veprime të tilla duhet dënuar nga të gjithë. “BDI reagoi me kohë që të mos krijohen këto situata, mirëpo partitë maqedonase ju kujtohet që në kohë fushate thërrisnin në atë që të kthehet shteti që sipas tyre e kishin marrë shqiptarët. Duhet ngritur zërin në këto situta e pikërisht edhe pas deklaratës së sotme që minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës”, tha Bekteshi. Ai komentoi edhe akuzat që bën Qeveria, duke thënë…
Radmila Shekerinska sot ka marrë postin e zëvendëssekretares së përgjithshme të NATO-s. Si ish-zëvendëskryeministre dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Shekerinska ka përvojë të madhe si politikëbërëse dhe ndërtuese e konsensusit. Ajo është kampione e barazisë gjinore dhe mbështetëse e vazhdueshme e marrëdhënieve të forta transatlantike, shkruan në faqen e NATO-s për ish-zëvendëskryeministren maqedonase. Për momentin nuk ka asnjë informacion për pagën e pozitës të Sheqerinskës për pozitën e dytë më të rëndësishme në Aleancën Veriatlantike, por nëse sipas disa hulumtimeve kreu i NATO-s merr më shumë se 220 mijë dollarë paga mujore, atëherë paga e zëvendëssekretari i…
Reagim nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës lidhur me incidentet në Kumanovë, ku u dogj një objekt afarist në pronësi të këshilltarit komunal nga BDI, Fitor Jakupi si dhe makina e Prokurorit Publik, Xhelal Bajramit. Ja komunikata e plotë: Kërcënimet verbale, gjuha e urrejtjes dhe retorika antishqiptare e nxitur edhe nga eksponentë politik qeveritarë dhe grupe nacionaliste, ka filluar të realizohet edhe në praktikë përmes goditjes së shqiptarëve dhe pronës së tyre, si është rasti i mbrëmshëm në Kumanovë ku janë djegur një zyrë dhe tre automjete në pronësi të shqiptarëve. Fatkeqësisht si në të kaluarën edhe tani,…
Këshilli Gjyqësor sot në mbledhje urgjente e konstatoi dorëheqjen e parevokueshme të kryetares së Këshillit, Vesna Damevska, e cila sot paradite në një paraqitje publike njoftoi se për shkak se hasi në vesh të shurdhër te pushteti për sigurimin e drejtësisë së shpejtë dhe efikase, si dhe përpjekjet për shkeljen e integritetit të saj nga ana e funksionarëve të lartë qeveritarë, jep dorëheqje të parevokueshme nga funksioni.
Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur sot në lagjen Çair të Shkupit. Personi është dërguar për trajtim mjekësor në njërin nga spitalet e Shkupit dhe për momentin nuk dihet gjendja e tij. Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të stadiumit të Çairit. “Sot (02.12.2024) nga spitali i qytetit “Shën Naum Ohridski” në SPB Shkup është raportuar se me plagë me armë zjarri është sjellë J.H. nga Shkupi, i cili sipas raportimit ka mbetur i plagosur në park në rrugën “Kemal Sejfula” në Shkup”, thonë nga MPB. Policia tashmë është në terren dhe po mbledh…
SEFER TAHIRI Sistemi politik i Maqedonisë së Veriut nuk i ka të panjohura zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Madje, mund të thuhet se ato e kanë ndjekur historinë më të re pluraliste të vendit pas vitit 2006, deri në të cilin vit zgjedhjet organizoheshin në mënyrë të rregullt ciklike, përkatësisht në çdo katër vite. Por, të shohim, si raportuan mediat mbi idenë e kryeministrit Mickoski për zgjedhje të përbashkëta lokale dhe parlamentare në vitin 2025? A iu qasën në mënyrë kritike zmbrapsjes tepër ekspres të kryeministrit nga kjo ide? A u vërejtën ngjashmëritë diskursive politike të kryeministrit aktual me ish-kryeministrin Nikolla…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili është në vizitë zyrtare në Suedi, sot i shoqëruar nga deputetët Dafina Stojanoska, Bekim Sali dhe Mitko Trajçuleski, patën audiencë me mbretin e Suedisë, Karl i Gjashtëmbëdhjetë Gustav. Në pjesën e takimit të përbashkët, kryetari dhe deputetët shprehën mirënjohjen e tyre për pritjen dhe takimin e mundësuar me madhërinë e tij dhe theksuan se Mbretëria e Suedisë është një përkrahëse e sinqertë dhe shumë e respektuar e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se marrëdhëniet e ndërsjella karakterizohen nga një shkallë të lartë miqësie, mirëkuptimi dhe mbështetjeje të ndërsjellë. Ata u informuan se…
Pas Kumanovës, edhe Vizbegu është përballur me vandalizëm. Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe se rasti në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup është paraqitur në ora 04:00, transmeton TV21. “Sot (02.12.2024) në ora 04.00 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Vizbeg të Shkupit, ka shpërthyer zjarr në veturën “Folksvagen golf” me targa të Shkupit, në pronësi të M.Xh.(23). Ekipi i Brigadës së kundërzjarrit e ka shuar zjarrin, ndërkaq persona të lënduar nuk ka. Është…
Prej vitit 2026 të rritet mosha për pensionim për burra dhe gra në 67 vjeç dhe njëkohësisht të rritet shkalla për sigurim pensional për 0,7 pikë procentuale, përkatësisht të paraqesë 19,5 për qind, rekomandon Këshilli fiskal si propozim të Strategjisë fiskale 2025-2029. Nga Këshilli Fiskal, i cili është trup i pavarur që përpunon analiza dhe mendime për supozimet makroekonomike dhe fiskale të shfrytëzuara për përgatitjen e Buxhetit të shtetit dhe strategjisë fiskale, theksojnë se masat e këtilla nevojiten për mirëmbajtje të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë (SPIM), uljes së rreziqeve fiskale dhe për konsolidim të buxhetit në…
Një tender prej afro 12 milion denarëve ka përfunduar në duart e familjarëve të miqve të djalit të drejtorit të Spitalit të Tetovës, Agim Berisha. Materiale për operacione të rënda ortopedike dhe traumatologjike të titaniumit të cilat përdoren në ndërhyrje të rënda që rrallë bëhen në qendrën klinike në Shkup dhe jo më në Tetovë. Në bazë të dokumenteve të siguruara nga faqja zyrtare për prokurim publik, është zbuluar se drejtori Berisha ka lidhur një marrëveshje për këtë tender me një kompani që ka lidhje të ngushta me familjarët e tij. Kompania është e lidhur drejtpërdrejt me nusen e djalit…

