Partia opozitare LSDM reagon ndaj siç thotë heshtjes së kryeministrit Mickoski dhe VMRO DPMNE-së lidhur me vdekjen e 20 fëmijëve në gjysmën e dytë të vitit 2024. Ata thonë se këto shifra janë të frikshme dhe ngrenë pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente se ku po dështon sistemi, si bëhen këto gabime dhe a ka mbulim të gabimeve mjekësore? Sipas tyre, është alarmant rasti i fundit me vdekjen e foshnjës shtatë muajshe në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve ku foshnjës iu refuzua shtrimi në spital pa asnjë shpjegim, i cili është rasti i dytë i tillë tragjik në vetëm dy muaj e gjysmë. Këto tragjedi nuk duhet të injorohen. Ministri Taravari, dhe drejtori Memedi, duhet të mbajnë përgjegjësi. LSDM insiston në hetim të plotë, transparencë të plotë dhe masa të menjëhershme për të parandaluar tragjedi të tilla. Jeta e fëmijëve dhe shëndeti i qytetarëve nuk duhet të jetë dëm kolateral i paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie. I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe të gjitha institucioneve kompetente që të marrin masa të menjëhershme për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe ministri Taravari të japë dorëheqje, thuhej mes tjerash në reagimin e tyre. /Alsat.mk
Data 18.11.2026
Aktuale
- Burri i Miranda Hashanit konfirmoi ndarjen, por ajo bën veprimin e papritur – nuk po heq dorë nga familja
- Më në fund del në shesh krejt e vërteta, Sasa zbulon si qëndron raporti i saj me Klodin pas Big Brotherit
- Duhet patjetër ta dëgjojnë të gjithë – Elvis Naçi me një porosi shumë të fuqishme për burrat shqiptarë
- BOTA NË FOKUS | Gaza nën ujë: Një popull që nuk ka më ku të ikë!
- A e keni ditur se Resul Sinani ishte edhe këngëtar? I shkonte zëri goxha mirë
- Pati edhe shuplaka? Përplasje e ashpër mes reperëve Nichi dhe Fuego në Big Brother VIP Kosova (PAMJE)
- Votimi për ligjin e Gjykatës Speciale, një hap vendimtar për Kosovën
- “Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, Santiana shfaqet zjarr në këtë veshje


