Author: Jeta almakos

Moti sot ishte kryesisht me vranësira, me të reshura të shiut, ndërsa stabilizim të përkohshëm do të ketë nesër dhe pastaj gjatë natës, njoftuan nga DPHM. Nga dita e hënë nën ndikimin e aktivitetit ciklonik dhe ajrit të ftohtë nga veriperëndimi, do të fillojnë të reshura të reja, kryesisht të borës, përgjatë Vardarit të shiut, posaçërisht në pjesën perëndimore dhe në lindje, ku të hënën të reshurat do të jenë më të mëdha, ndërsa do të rritet edhe shtresa e borës. Borë do të ketë edhe në vendet më të ulëta. Të reshura të reja të borës priten nga mesi…

Lexo më Shumë

MPB-ja njofton se gjatë ditës së sotme (21.12.2024) në periudhën nga ora 09:30 deri më 14.20, zyrtarë policor të SPB-Tetovë me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje nëpër shtëpitë, shitore dhe hapësira tjera tek B.A (40) nga f.Sellcë i Tetovës, si dhe në tre tezga të improvizuara në Tetovë pronë të S.M (35) dhe M.A (54) të dy nga Tetova dhe J.N (56) nga Bukoviqi i Shkupit. Gjatë bastisjeve, sic njofton MPB-ja, janë gjetur 75.889 copë mjete piroteknike dhe 346 kg duhan. Personat janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të inicohen kallëzime përkatëse – thonë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi ka mirëpritur homologun e tij turk Numan Kurtulmush. Gashi pas mbarimit të takimit në konferencë për media tha se të dy vendet kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Ai potencoi se të dy vendet kanë raporte të mira tregtare dhe ekonomike për të cilat tha se viteve të fundit janë duke u thelluar. Gashi foli edhe për sfidat e përbashkëta për realizimin e objektivit strategjik të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Turqisë dhe theksoi se Turqia ka qenë mbështetëse e fuqishme e intergrimit të RMV-së në NATO. AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, gjatë këtyre ditëve po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku në kuadër të 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit Turk, ka realizuar takime të rëndësishme me sektorin civil dhe përfaqësuesit politikë në vend. Në kuadër të vizitës së tij, dyditore në Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, gjithashtu ishte pjesëmarrës edhe në hapjen solemne të projektit për
“Rikonstruimin dhe Pajisjen e Hapësirave Arsimore të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke”, për degën e Turkologjisë, pranë universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, ku u prit nga nikoqiri, Prof. Dr. Osman…

Lexo më Shumë

Edhe më tej nuk ka asnjë informacion zyrtar për vendndodhjen e ish zv.kryeministrit në ikje, Artan Grubi. Ndonëse ai ditën e 15 dhjetorit lëshoi shtetin përmes vendkalimit kufitar Bllacë, kjo nuk jep siguri se ai ndodhet atje. Së fundmi, zv.kryeministri Izet Mexhiti, në një paraqitje televizive tha se ka informacione se ndodhet në Shqipëri. Mexhiti tha se lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pakompromis dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin. “Tash ka shumë informacione por me rëndësi është që politika ka dhënë porosi që askush s’është mbi ligjin. Çdokush që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet. Lufta…

Lexo më Shumë

Aktori Çun Lajçi, i cili njihet si përkrahës i Albin Kurtit, nuk ka hezituar t`i dal sërish në mbrojtje kryeministrit të Kosovës. Aktorit nuk i kanë pëlqyer kritikat që dje kanë shprehur Edi Rama dhe Ramush Haradinaj. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kritikuesit e Kurti nuk kanë fytyrë e nuk e dinë çka është turpi. “Edhe pse larg atdheut ju pashë të ulur në një Kuvend e ju ndëgjova fije për fije. U skuqa nga fjalët plot urrejtje për vetën tuaj e atdheun që e shkërmoqni e nuk ngopeni! U bëtë bashkë që t’i tregoni…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë një në takim me prindërit dhe mësuesit ka folur për Planin e ri të masave për sigurinë në shkolla. Rama para të pranishmëve tha se tashmë është bërë një plan masash konkrete për bllokimin e Tik Tok. Ai njoftoi se Tik Tok do të mbyllet për një vit, ndërkaq për ta mundësuar këtë do t’iu duhen duhen 6 deri në 8 javë. “…Ne kemi bërë të gjitha hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6 deri në 8 javë duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për 1 vit…

Lexo më Shumë

Psikiatër, ateist, urrente islamin, lindur në Arabinë Saudite, mendonte të shpëtonte Gjermaninë nga islamizimi… kush është i dyshuari për sulmin në tregun e krishtlindjeve dje në Magdeburg? Sipas informacioneve të para, Taleb Al Abdoulmohsen , i dyshuari i arrestuar për sulmin në Magdeburg ishte mjek 50-vjeçar i psikiatrisë dhe psikoterapisë në Bernburg. I lindur në Arabinë Saudite, qytetin Hufuf, erdhi në vitin 2006 në Gjermani për shkollim. Në vitin 2016 iu njoh azili politik  Ai ka qenë prej vitesh aktivist, me një faqe interneti ku ofronte informacione për azilin në Gjermani dhe këshillonte gratë nga Arabia Saudite, si të largoheshin…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Izet Mexhiti i pyetur lidhur me kërkesën e kryetares së qytetit të Shkupit Danella Arsovkës për ndihmë nga qeveria për projektin në bulevardin “çairçane” tha se buxheti I qytetit të Shkupit mbushet nga 10 komunat e qytetit duke përfshirë edhe komunën e çairit, prandaj tha ai ky buxhet duhet të kthehet në projekte konkrete për këto komuna. Mexhiti tha se po të ishte çështja e financave qeveria do ta financonte por tha se Arsovska nuk ka vullnet për një projekt të tillë, njofton SHENJA. DKL: IZET MEXHITI, ZV,KRYEMINISTËR  Qyteti I Shkupit buxhetin e mbush me tatimet e qytetarëve të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes, Prof. Dr. Numan Kurtulmuş, në kuadër të vizitës së tij në Shkup, sot ka realizuar takim edhe me kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoski. Në takimin bilateral mes dy delegacioneve të vendeve mike, Maqedonia e Veriut dhe Republika e Turqisë, u shpreh kënaqësia për thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, ku gjithashtu temë diskutimi ishin edhe zhvillimet rajonale dhe globale.

Lexo më Shumë

Dronët kanë goditur ndërtesa të larta banimi në Kazan, kryeqytetin e republikës Tatarstan të Rusisë, gjatë një vale sulmesh që e kanë detyruar aeroportin e qytetit t’i pezullojë fluturimet përkohësisht. Shërbimi Tatar-Bashkir i Radios Evropa e Lirë raportoi se autoritetet në Tatarstan kanë thënë se tetë dronë e sulmuan Kazanin mëngjesin e së shtunës. Pesë prej dronëve i goditën ndërtesat e banimit. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se dronët ishin me origjinë ukrainase, ndërsa autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar. Sipas një komunikate në Telegram nga zyra e kryetarit të Kazanit, zona e banimit në tri qarqe të qytetit ishin…

Lexo më Shumë

Qeveria shqiptare ka vendosur të bllokojë platformën TikTok në Shqipëri. Lajmi u dha nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, gjatë prezantimit të Planit të Ri të Veprimit, një nismë e Ministrisë së Arsimit për të rritur sigurinë në shkolla. Ky plan ka si qëllim të forcojë masat kundër dhunës, bullizmit dhe kërcënimeve digjitale, duke krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të shëndetshëm për fëmijët, shkruan euronews.al Ministrja Manastirliu theksoi se ky hap është pjesë e një pakete masash të cilat janë në zhvillim e sipër nga Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.…

Lexo më Shumë