Sonte në autostradën afër vendin Pojat në Serbi ka ndodhur një aksident trafiku. Siç raporton faqja në Instagram 192.rs, autobusi me targa të RMV-së ka rrëshqitur dhe është përplasur në mbrojtëset rreth rrugës. Ende nuk dihet gjendja e pasagjerëve, ndërsa dëmi më i madh është material. Gjendja e rrugëve është kritike në gjithë Serbinë për shkak të bores, teksa drejtuesit e makinave këshillohen të kenë kujdes.
Author: Jeta almakos
Tregoni Bujar Osmanit se ministrat e VLEN-it ishin në Manastir, duke festuar Ditën e Alfabetit krah për krah me shqiptarët – me atë popull që DUI e ka harruar që moti. Nostalgjia e Bujarit për dollitë me miqtë nga Beogradi është e kuptueshme, por ai e din mirë se Ballkani i Hapur ka përfunduar, ashtu si edhe privilegjet e klikës së tij kriminale. Koha e përgjegjësisë ka ardhur.
Rreth orës 13:20, nëpunësit policorë të Njësitit për polici intervenuese në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar 42-vjeçarin nga Shkupi, Muhamed Llamallari, në hotel në rajonin e Bit Pazarit. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për TV21, Llamallari është kërkuar me fletarrest qendror, të lëshuar me urdhër gjyqësor për mbajtjen e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale në përputhje me nenin 394 (shoqërim kriminel), nenin 353 (keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar) dhe nenin 264 (cënim të rendit dhe qetësisë publike) nga Kodi Penal. Personi është mbajtur në Stacionin policor në Bit…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha sot në hapjen e panairit të tretë ndërkombëtar të verërave në Beograd se ky manifestim është dëshmi e bashkëpunimit, vizionit dhe përkushtimit të vendeve të Ballkanit të Hapur për përmirësimin e lidhjeve ekonomike, shkëmbimet kulturore dhe promovimin e turizmit. “Vera është shumë më tepër se një produkt. Është simbol i historisë, i vendit tonë, një lidhje mes njerëzve që ndajnë mirëkuptim dhe miqësi”, tha Mickoski. Ai shtoi se Maqedonia e Veriut ka më shumë se 28,000 hektarë vreshta dhe prodhon rreth 100 milionë litra verë në vit, nga të cilat pothuajse 70…
Dita e Alfabetit shqip, u kujtua edhe në qytetin i cili jetësoi nismën për themelin e një alfabeti të unifikuar shqip, në Manastir. Qytetarë të shumtë prisnin në radhë për të vizituar Muzeun e Alfabetit. E për vizitë ishte edhe delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendës kryeministri Izet Mexhiti, ministra, deputetë të VLEN-it dhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në vend. Por, të pranishëm nuk kishte asnjë përfaqësues nga partia bashkëqeverisëse në pushtet, VMRO -DPMNE. Ata u pritën nga drejtori i Muzeut Nuer Arsllani. Në deklaratën për media pas vizitës në Muze, zv kryeministri Mexhiti tha se ky muze meriton…
Qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut sot festojnë 22 nëntorin, që njihet si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Me rastin e kësaj ditë kanë uruar të gjithë krerët e shtetit, e poashtu në gjuhën shqipe kanë uruar dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup. “Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ju urojmë të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, gëzuar Ditën e Alfabetit”, thuhet në urimin e Ambasadës. Kujtojmë se sot me rastin e 22 Nëntorit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut organizoi dhe Akademi Solemne.
Lidhur me kthimin e Jeni Xhamisë në muze kanë reaguar edhe organizatat joqeveritare. Nga organizata “Kopru” thonë se vendimi për kthimin e “Jeni” xhamisë në muze është një akt i papranueshëm për jetesën shoqërore dhe kulturore në vend. Nga atje thonë se e dënojnë ashpër këtë vendim të qeverisë dhe ministrisë përkatëse. TABELË: ORGANIZATA JOQEVERITARE “KOPRU” “Ky vendim, që shpall këtë xhami të çmuar të trashëgimisë sonë kombëtare, si muze kristiane dhe islame në mënyrë të paligjshme dhe pa transparencë ndaj publikut, është absolutisht i papranueshëm. E dënojmë ashpër këtë vendim të qeverisë dhe ministrisë përkatëse, akt ky që e…
Sonte, në një atmosferë miqësore, së bashku me drejtorin e Kadastrës së Shkupit, Dejan Mitrovski, zhvilluam një takim me banorët e Lubotenit për të diskutuar projekte të rëndësishme që pritet të sjellin përmirësime të dukshme në pjesë të komunës. Sipas Kostovskit në fokus të diskutimit ishte mega-projekti për ndërtimin e ujësjellësit që do të lidhë Lubotenin dhe Lubancën, një investim i shumëpritur që së shpejti do të bëhet realitet. Ky projekt do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë për banorët e këtyre zonave, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës. Gjithashtu gjatë këtij takimi është diskutuar për investime të reja…
Bashkësia Fetare Islame e ka kundërshtuar iniciativën për shndërrimin e Xhamisë Jeni në “Muze” dhe ka bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha aktiviteteve që lidhen me këtë proces. Ata thonë se e konsiderojnë të papranueshme që të mos konsultohet Bashkësia Fetare Islame për një projekt të tillë, e as të kërkohet pëlqimi i tyre për realizimin e tij. Ata theksojnë se BFI ka kërkuar vazhdimisht dhe në mënyrë të pandërprerë rikthimin e Xhamisë Jeni dhe përdorimin e saj nga besimtarët myslimanë të Manastirit si një vend adhurimi. BASHKËSIA FETARE ISLAME “Shteti, konkretisht Ministria e Kulturës dhe institucionet…
Krerët shtetëror dhe partiak kanë uruar 22 nëntorin-ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ku në vitin 1908, Kongresi i Manastirit standardizoi alfabetin e gjuhës shqipe, ndërsa në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, 22 nëntorin e ka cilësuar si datë të rëndësishme për shqiptarët, por edhe për shtetin e Maqedonisë së Veriut. GORDANA SILJANOVSKA-DAVKOVA,PRESIDENTE E MAQEDONISË SË VERIUT “Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe nuk është vetëm akt i reformës gjuhësore, por edhe simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm. Gjuha krijon një hapësirë për mirëkuptim, bashkëpunim…
Në lidhje ngjarjen e fundit ku xhamia “Jeni” në Manastir, po tentohet të shëndërrohet në muze ortodoks dhe islam, ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, i cili këtë akt qyqar e ka cilësuar si trashje të zullumit. Reagimi i plotë i kryetarit të Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi: KUR TRASHET ZULLUMI… Kur themi që agjenda e kësaj qeverie është deshqiptarizimi i shtetit, po rezulton që përsëri kemi thënë pak, ngase tash i erdhi radha edhe deislamizimit të pjesës lindore të RMV-së. Paturpësisht, xhamia 5 shekullore në Manastir (“Jeni Xhamia”) shëndrohet në muze krishtero-ortodoks. Një fjalë e urtë profetike…
Përfaqësuesi i Lëvizjes së Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, Salih Murat ka reaguar ndaj vendimit për shndërrimin e Xhamisë së re në Manastir ‘Muzeun e Trashëgimisë Kulturore Kristiane dhe Islame’. Sipas Murat ky vendim arbitrar dhe i paligjshëm është në kundërshtim me vlerat themelore të vendit tonë, kushtetutën tonë dhe të drejtën ndërkombëtare. Më poshtë e keni reagimi e plotë të Salih Murat: Dënojmë fuqishëm vendimin për shndërrimin e Xhamisë së Re në Manastir në ‘Muzeun e Trashëgimisë Kulturore Kristiane dhe Islame’. Ky vendim arbitrar dhe i paligjshëm është qartësisht në kundërshtim me vlerat themelore të vendit tonë,…

