Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në bashkëpunim me Institutin për Media dhe Këshillin për Etikë në Media filluan një iniciativë për ndryshimin e Kodit të vjetër të Etikës për gazetarët i miratuar më 14 nëntor 2001. Kodi i ri duhet t’i përshtatet nevojave moderne të medias dhe dixhitalizimit. Drejtoresha e Institutit për Media, Biljana Petkovska thekson se Kodi i ri i Etikës për gazetarët dikton epokën e re dhe digjitalizimin. “Duhet të krijohet një Kod i ri Etike për gazetarët që do t’i përgjigjet kohërave të reja dhe do t’i ndihmojë gazetarët, t’i mbrojë ata dhe me vetë procesin e…
Author: Jeta almakos
Intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë mëngjesin e sotëm nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Rekomandohet vozitje e kujdesshme nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe përrenj ku ka mundësi për rrëshqitje dheu. Nga 15 nëntori filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit.
LSDM sot do të mbajë Kongresin e 30-të, ku pritet të zgjidhet kryesia e re e partisë, përkatësisht anëtarët e rinj të organeve më të larta, si dhe Bordi Qendror dhe Mbikëqyrës. Zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska, dje informoi se kongresi do të ketë një pjesë të hapur dhe punuese dhe do të diskutohet për politikat e ardhshme të partisë. Sipas njoftimit, pjesa e parë e kongresit do të jetë pjesa e hapur, ku do të flasë kryetari i partisë, Venko Filipçe. Kongresi duhet të fillojë në ora 13:00 në hotelin “Alexandar Palace” në Shkup.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Skënder Gjinushi, në intervistën e dhënë për gazetaren e News 24 Fatmira Nikolla, tha se lufta në Maqedoninë e Veriut u bë për përdorimin e gjuhës shqipe. Gjinushi u shpreh se shqipja në RMV është gjuhë zyrtare, sipas Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës të Maqedonisë së Veriut. Kreu i Akademisë së Shkencave të vendit tonë deklaroi se nëse kërkohet ekspertizë për ligjin për të ndihmuar, atëherë Tirana ka çfarë të ndihmojë. Gjinushi: Ajo që po ndodh në Maqedoninë e Veriut -bëhet lufta për përdorimin e gjuhës, atje ende nuk gëzojnë të drejta të…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga Cyrihu ka ardhur me porosi për partitë politike shqiptare duke theksuar se duhet të bashkohen kur është në pyetje çështja e kombit. “Çfarë bëri VMRO? Zgjodhi ca që nuk kan as guxim as njohuri dhe kjo më ka dëshpëruar me këta tanët. Shqiptarët ne mund të kemi dallime, mund të mos pajtohemi për çështje të caktuar por ama për çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen e kombit duhet të jemi një”, porositi Ahmeti.
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka përshëndetur urdhërarrestet e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke theksuar se zbatimi i vendimit të gjykatës do të ishte çelësi për rivendosjen e besimit në sistemin ndërkombëtar, raporton Anadolu. “Ne zbatimin e këtij vendimi të guximshëm nga të gjitha palët në marrëveshje (me gjykatën) e konsiderojmë të rëndësishëm për rivendosjen e besimit të njerëzimit në sistemin ndërkombëtar”, tha presidenti Erdoğan në një fjalim në Panairin e 4-të Ndërkombëtar të organizatave joqeveritare, të mbajtur në metropolin turk Istanbul. Duke përshëndetur urdhërarrestet, të lëshuara…
Pasditën e sotme ka pasur të shtëna më armë zjarri në Haraçinë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person. Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Sot (21.11.2024) në 14:50 ora në SPB Shkup është lajmëruar se një objet hotelierik në Haraçinë nga vetura në ecje F.M ka gjuajtur ndaj D.R por e ka plagosur babain e tij S.A. Personit S.A i është dhënë ndihma e parë nga ana e ndihmës së shpejtë. Po ndërmerren hapat për zbardhjej e rastit”, thonë nga MPB.
Kompania “Golden Art” nga Shkupi, po vazhdon ndërtimin e banesave mbi varrezat ilire në Shkup. Nga Komuna e Karposhit thonë se leja për ndërtim është dhënë me vendim të Këshillit në vitin 2021, para se të gjendej pllaka me mbishkrimin “Dardanus”, e që më pas u kuptua se aty është vend arkeologjik. Por a ka gjasa që Qeveria të ndërhyjë për të ndërprerë punimet? Zv/kryeministri Izet Mexhiti tha se është ngritur si çështje dhe do e shohin se si mund ta ruajnë trashëgiminë e këtij vendi. Ndërkohë është bërë dita e katërt ku po kërkojmë përgjigje nga Ministria e Kulturës,…
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka shkruar edhe sot për rëndesinë e gjuhës shqipe. Një ditë pas shënimit të Ditës së Alfabetit, Mexhiti, në rrjetet soaciale ka shkruar se, kjo ditë është një përkujtim i rrënjëve tona. “Gjuha shqipe është gjuha e shpirtit dhe e përkatësisë sonë kombëtare. Ajo mbart peshën e historisë dhe fuqinë e unitetit të shqiptarëve. Në Manastir, aty ku alfabeti ynë mori formë dhe fuqi, u dëshmua se një komb që ruan gjuhën e vet, ruan edhe të ardhmen e tij. Dita e Alfabetit është një përkujtim i rrënjëve tona, një nderim për sakrificat dhe një…
Hetime financiare kundër korrupsionit dhe konfisikim të aseteve që burojnë nga krimi dhe korrupsioni – e gjithë kjo do të zhvillohet përmes një fronti ndërinstitucional. Këtë e paralajmëroi zv.kryeministri për qeverisje të mirë dhe llogaridhënie Arben Fetai në emisioni “Politica” në televizionin Globi. Veçmë ka hetime të kësaj natyre tha ai, ndërsa me buxhetin e vitit të ardhshëm organeve të hetuesisës do t’u rriten financat. Fetai tha se aktualisht zhvillohen hetime për keqpërdorime nga ish zyrtarët te Lotaria dhe sektori energjetik. “Prej qershorit kur e kemi marrë pushtetin, ku kemi zbuluar afera të ndryshme korruptive. Ndër to më problematikët, ndoshta…
Deputetja Arbana Pasholli, deklaroi ka hipokrizi në qëndrimet e përfaqësuesve të VLEN-it, duke marrë parasysh të kaluarën dhe të sotmen. Ajo tha se arsyet e kësaj dyfytyrësie janë evidente, duke theksuar dëshirën e madhe për të qenë në qeveri. Ajo shtoi se edhe pse arsyet çdo ditë e më tepër janë të dukshme pasojat që ato sjellin janë katastrofale dhe afatgjata. ARBANA PASHOLLI, BDI “Po i rikujtojmë pjesëmarrësit në qeverin palegjitimitet, se jo më larg se para 6 muajve deklaronin me sa vijon, dhe po i marim me radhë: lëvizja BESA atë kohë ka akuzuar qeverinë e Maqedonisë së Veriut…
Jeni Xhamia e njohur edhe si Xhamia e Kadi Mahmud Çelebiut, u ndërtua në vitin 1558 nga Mahmud Çelebiu, një kadi i njohur që shërbeu në Vilajetin e Manastirit. Si një prej monumenteve më të rëndësishme historike, xhamia përfaqëson një shembull tipik të arkitekturës osmane. Xhamia ka një kupolë të mbuluar me plumb, ndërsa struktura përbëhet nga një bazament katror me një kupolë dhe një minare të lartë prej 40 metrave. Muret janë ndërtuar me gurë, ndërsa hajati është 14,20 metra i gjatë dhe 10 metra i gjerë dhe është i mbuluar me dy rreshta me tre kupola. Përveç funksionit…

