Koalicioni VLEN ka akuzuar BDI-në se siç thotë për 20 vjet pushtet ka përdorur shqiptaret për vota. Vlen thotë se do të zgjidhë padrejtësitë ndaj shqiptarëve që janë lënë pezull pa moszgjidhur statusin e tyre për marrëdhënie pune, shkruan Alsat. “Kjo është një plagë e dhimbshme që BDI e ka lënë trashëgimi për gjithë shqiptarët. Kjo është plagë e manipulimit me bukën e gojës të shqiptarëve. BDI ka manipuluar me mbijetesën e shqiptarëve. I tillë ishte edhe rasti i fundit i 21 të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, ku BDI në kundërshtim me ligjin i ka manipuluar këta…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, bashkë me ekipin e tij, kanë ndërmarr një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes aktive të qytetarëve në krijimin e buxhetit të komunës për vitin 2025. Nga sot, ekipe të organizuara të komunës kanë nisur të vizitojnë një numër të madh të amvisërive në vendbanimet e Butelit, me qëllim të mbledhjes së ideve dhe propozimeve që pasqyrojnë nevojat reale të qytetarëve. “Bashkë me qytetarët po ndërtojmë të ardhmen e Komunës së Butelit! Edhe sivjet komuna e Butelit po krijon buxhet bashkë me qytetarët. Nga sot ekipe të organizuara nga komuna e Butelit do të…
Maqedonia po merr mbështetje të fuqishme ndërkombëtare për pozitën e saj në kontestin me Bullgarinë – deklaroi Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova në brifingun e sotëm me mediat. Sipas saj, vendi qartë I ka prezantuar argumentet e takimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe para përfaqësuesve të BE-së. Si shembuj të mbështetjes, Presidentja veçoi “Grupin e Vishegradit” dhe Belgjikën. “Ju keni bërë mjaft, tani është radha jonë” – kanë qenë mesazhet. Presidentja Siljanovska është shprehur në mënyrë kategorike se ndryshimet kushtetuese nuk janë pjesë e Marrëveshjes me Bullgarinë, duke potencuar se kërkesa të tilla paraqesin implikime në punët e brendshme të Maqedonisë.…
Vizbegu, një nga lagjet më të mëdha të komunës së Butelit, sot është një shembull i angazhimit dhe punës së mirë të kryetarit të komunës, Darko Kostovski. Banorët shqiptarë të kësaj lagjeje thonë se janë të kënaqur dhe e vlerësojnë fjalën e dhënë dhe angazhimin e Kostovskit për të realizuar premtimet e tij, ndryshe nga dy partitë e mëparshme që ishin pjesë e pushtetit, BDI dhe LSDM. Gjatë qëndrimit të tij në mes banorëve shqiptar të Vizbegut, kryetari Kostovski theksoi se “fjala e dhënë ka peshë sa malet” dhe se angazhimet e tij janë realitet, jo thjesht premtime boshe. Ai…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, i bëri thirrje Prokurorisë Publike që të përfundojë punën e saj, të veprojë për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me kryetarin aktual të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, si dhe me zyrtarë të tjerë, për të cilët siç ai thotë, ai vetë ka dërguar gjetjet përkatëse. Tetë raste janë aktualisht aktive kundër Merkos. Disa prej tyre tashmë janë në gjykim në Gjykatën Themelore në Strugë. “Deri kur do të tolerohet kryetari i Strugës? Prej vitesh funksionojnë plazhe të egra dhe pa marrëveshje koncesionare? Kjo është një pyetje e madhe për Prokurorinë.…
Ekipi që do të duhej të shpëtonte jetë, nuk arriti as t’i tejkalojë konfliktet mes pjesëtarëve të saj. Në shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në Gjevgjeli, një mjek është sulmuar fizikisht nga shoferi i po të njëjtit shërbim, transmeton TV21. Rastin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. “Më 24.11.2024 në ora 17.30 në Stacionin policor në Gjevgjeli, R.S.(36), mjek në Ndihmën e shpejtë në Gjebgjeli ka denoncuar se rreth orës 12:00 në Qendrën Mjekësore Gjevgjeli është sulmuar fizikisht nga A.K., shofer i Ndihmë së së Shpejtë në Gjevgjeli”, qëndron në buletinin e MPB-së. Nga atje shtojnë…
Vazhdon edhe më tej largimi i të punësuarve shqiptarë nga institucionet shtetërore. Kësaj herë për këtë fenomen kanë reaguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, dega në Kumanovë të cilët informojnë se nga Shtëpia e Shëndetit janë përjashtuar nga puna 21 shqiptarë. Siç thonë nga BDI, këto shkarkime ndodhin pikërisht në kohën kur drejtori i këtij institucioni është shqiptar e poashtu dhe ministri i shëndetësisë, Arben Taravari. Reagimi i plotë: Edhe një ditë e rëndë për Kumanovën Përjashtohen nga puna edhe 21 shqiptarë prej ISHP “ Shtepia e Shendetit “ ( UREDI ) Gati në 100 ka arritur numri i përjashtimve…
Zëvendëskryeministri për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot mbajti fjalim në Takimin rajonal për politikat e kthimit të aseteve të paligjshme në Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi. Fetai theksoi nevojën për veprime të koordinuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke vënë në dukje rëndësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira dhe trajtimit të transakcioneve të paligjshme financiare që minojnë demokracinë dhe besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore. Ai prezantoi përparimin e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë miratimin e tre ligjeve të rëndësishme për konfiskimin dhe menaxhimin e pasurive të sekuestruara, si dhe Strategjinë për hetime…
Ministri i Shëndetësisë dhe njëherit edhe njëri ndër liderët e VLEN-it, Arben Taravari, thotë se është i informuar se zyrtarë të BDI-së janë duke u thirrur në prokuroritë kompetente, megjithatë, ai nuk përmendi emra konkretë dhe nuk tregoi se nga kush i ka këto informata, duke shtuar se opinioni së shpejti do t’i sheh. ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË “Besoj se në një kohë të shkurtër do të shihni se cilët janë. Nuk i di emrat, nuk punoj as në polici, as në prokurori, as në gjykata. Nëse keni nevojë për një informacion të tillë, pyesni atje. Por e di…
Kreu i PDK-së Memli Krasniqi i ka shprehur shqetësimin kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi për arrestimin e veteranëve të UÇK-së në këtë shtet, veprim që Krasniqi e ka quajtur të papranueshëm që sipas tij, cenon raportet ndërshtetërore. Krasniqi që ka pritur në takim kryekuvendarin nga Maqedonia e Veriut ka kërkuar që faktori shqiptar të angazhohet në ndaljen e përndjekjeve. “Në këtë takim, shpreha shqetësimin lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, veprim ky i papranueshëm që cenon raportet tona ndërshtetërore, me ç’rast kërkova që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen…
Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi dhe kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi kanë protestuar para Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, respektivisht para zyrës së ministrit Fatmir Limani, i cili për muaj të tërë, sipas tyre, për arsye të ulta politike po mbanë peng fillimin e funksionimit të çerdhes ,,Valbona Zimberi-Valbona 2001,, në f.Mateç dhe hapjen e çerdhes së parë në nivel të komunës së Haraçinës me kapacitet me mbi 220 fëmijë. “Sot, në shenjë proteste, ndodhemi këtu para Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini , më sakt , para zyrës sëpersonit i cili është…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij i Kosovës, Glauk Konjufca. Ky takim vjen pas mbajtjes së mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut disa ditë më parë, ku dhe u firmosën tri marrëveshje të rëndësishme.

