Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni sot (02.12.2024) ka qëndruar për një vizitë pune në SPB Kumanovë. Gjatë vizitës u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në territorin e Kumanovës, përfshirë ngjarjet me flamurin dhe djegien e mbrëmshme të tri veturave dhe një objekti. Është konstatuar se gjendja e sigurisë është stabile dhe këto raste të izoluara një pjesë janë zbardhur plotësisht dhe për një pjesë po punohet për zbardhjen e tyre dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë autorëve. Zëvendësministri Iseni theksoi edhe një herë se ruajtja e sigurisë, paqes dhe qetësisë së qytetarëve është prioritet absolut…
Author: Jeta almakos
BDI i ka reaguar ministres Janevska. Nga ky subjekt politik thonë se:UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë ministre Janevska! “Deklaratat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, janë fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe një tentativë për të shuar kujtesën dhe sakrificat historike të popullit shqiptar. Të thuash se UÇK “nuk përfaqëson asgjë për këtë shtet” është një akt i papranueshëm, që tregon mungesë respekti ndaj një pjese të rëndësishme të popullatës dhe një përpjekje për të fshirë kontributin e shqiptarëve në këtë vend. UÇK nuk është “asgjë” për shqiptarët – ajo përfaqëson sakrificën për barazi,…
Dorëheqja e kryetares së Këshillit Gjyqësor, shënon një tjetër moment dramatik që pasqyron gjendjen alarmante të kapjes së shtetit dhe rrënimin e pavarësisë së institucioneve. Sulmet personale, presionet politike dhe manipulimet publike që përshkruan zonja Dameva janë një pasqyrë e qartë e qeverisë jolegjitime dhe të papërgjegjshme, e cila nuk ndalon në përpjekjet për të shtrirë kontrollin mbi çdo segment të shtetit. Kështu ka reaguar BDI, pas dorëheqjes së kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, ndërsa lidhet me akuzat dhe kërcënimet që kryeministri Hristijan Mickoski u bën autoriteteve të gjyqësisë. “Kjo qeveri jo vetëm që ka dështuar të garantojë një…
Në tremujorin e tretë në vend janë regjistruar 10.010 vende të lira të punës, numri më i madh 1.950 është regjistruar në shërbime dhe shitje, njofton sot Enti Shtetëror për Statistika. Në grupin e profesionistëve dhe shkencëtarëve janë regjistruar 1909 vende të lira pune, pasuar nga profesionet elementare-1781, profesionet për punë joindustriale në prodhim-1313, operatorë dhe montues makinash dhe impiantesh-1114, teknikë dhe profesione të ngjashme-1,001. Në grupin e zyrtarëve shtetërorë, nëpunësve kryesorë civilë, diplomatë dhe drejtorë kishte 33 vende të lira pune, 28 në profesione ushtarake, 15 në punëtorë profesionistë në bujqësi, pylltari, peshkim dhe gjueti. Siç njofton ESHS, në…
Zëvendës kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në një intervistë për RTV KLAN ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe shmangies së ndarjeve ideologjike mes shqiptarëve të vendit. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të fokusohen në interesat kombëtare dhe të shmangin ndarjet që, sipas tij, nuk janë luksi që ata mund të përballojnë. “Ne jemi në demokraci dhe kemi dallime, mirëpo ato janë gjatë fushatës. Mendoj se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kursehen nga kjo ndarje. Ne nuk e kemi atë komoditet që të bëjmë ndarje ideologjike, e majta apo e…
Në emër të Shoqatës së Gostivarasve; Morën pjesë Orhan Sipahi, Hasbi Ahmetoğlu, Şani Serbest, Cengiz Çup dhe përfaqësues tjerë të Fondacionit dhe Shoqatës. Në vizitën e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë së Veriut (BDI), z.Ali Ahmeti në Stamboll u organizua një takim nga ana e Shoqatës së Turqve të Rumelisë. Ai u mirëprit me një program të veçantë. Shiko fotot KËTU
Vetura të shumta kanë mbetur të bllokuara rrugës drejt Kodrës së Diellit në Tetovë, përcjell TV21. Në redaksinë e TV21 kanë arritur pamje ku shihet se rruga është e pa pastruar, ndërsa është shkaktuar rrëmujë edhe me parkingun. Qytetarë të shumtë po mundohet të gjejnë zgjidhje individuale për t’u zhbllokuar.
Një incident me flamurin shqiptar në Maqedoninë e Veriut u kthye në kryefjalë, pasi një polic shfaqej teksa e hiqte flamurin e vendosur për festat e nëntorit dhe e hedh atë në tokë. Incidenti u komentua në Report Tv nga Blerant Ramadani, sekretar i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Ai thotë se për herë të parë autoritetet maqedonase po reagojnë në mënyrë profesionale, duke anuar nga asnjëra palë. Ai ndalet edhe në inicidentet me djegien e flamurit maqedonas e shqiptar, për të cilat policia ka çuar në pranga rreth 17 persona. “Festimi i 28 nëntorit ishte një nga…
Pas zbulimit të planit të BDI-së për të kthyer Nikolla Gruevskin në Shkup, një akt thellësisht antishtetëror dhe antishqiptar, BDI ka ngelur lakuriq dhe po i përdor të rinjtë si “mish për top” për të shpëtuar nga drejtësia që çdo ditë po troket në derën e tyre. Kështu ka deklaruar zv/kryeministri Arben Fetahu në një konferencë për media. “E themi këtë me keqardhje por u pa qartë se 28 Nëntori, Dita e Flamurit, u shfrytëzua nga BDI për polarizim dhe destabilizim. Por edhe ky plan u shpartallua dhe tanimë, falë efikasitetit të Qeverisë, 17 persona janë arrestuar dhe po merren…
Nga Prokuroria njoftojnë se kanë kërkuar që gjykata të shqiptojë masën e paraburgimit ndaj dy personave që u arrestuan pasi u kapën në flagrancë gjatë grabitjes së një marketi të Neptun në afërsi të Stadiumit të qytetit mbrëmjen e 29 nëntorit, përcjell TV21. Nga Prokuroria theksojnë se bëhet fjalë për një 27-vjeçar dhe një 21-vjeçar. “Ishin të maskuar me maska plastike, shalle dhe kapuç në kokë dhe të armatosur me armë, ndërsa një i dyshuar mbante gjithashtu një mjet shpërthyes të improvizuar në formë dinamiti. Dy bashkëautorët kanë hyrë në dyqan, ku në atë moment ndodheshin disa punonjës, klientë të…
Nga Qendra a skive “Kodra e Diellit” kanë deklaruar se që nga mbrëmja e djeshme kanë nisur shtypjen e borës, si përgatitje për sezonin dimëror. Nga Q.S. “Kodra e Diellit” po përgatiten për kushte ideale për skijim. “Bora po zbardh Kodrën e Diellit! Jemi të gëzuar të ju njoftojmë se kemi filluar shtypjen e borës në Kodrën e Diellit, për t’ju ofruar kushte ideale për skijim dhe aktivitete dimërore. Kjo do të thotë më shumë mundësi për të shijuar çdo moment të sezonit të dimrit, në një nga destinacionet më të preferuara! Përgatituni për një dimër të mrekullueshëm!”, thonë nga…
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë për televizionin “Antena”, shprehu besimin se vendi do të kuptojë se nuk është në interesin e tij të vazhdojë me qëndrime që krijojnë tension me fqinjin Maqedoninë e Veriut. Ai përsëriti se pret që autoritetet maqedonase të konfirmojnë qartë pajtueshmërinë me Marrëveshjen e Prespës dhe ta njohin vendin me emrin Maqedonia e Veriut, si në përdorim të brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Mitsotakis theksoi se në Ballkan ka forca që inkurajojnë nacionalizmin dhe se kjo ndihet edhe në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në periudhën parazgjedhore. Ai shtoi se qeveria e Maqedonisë së…

