Author: Jeta almakos

Interpelanca e paralajmëruar nga Bashkimit Demokratik për Integrim disa ditë më parë, për 4 ministrat të qeverisë aktuale, ka përplasur zv/kryeministrin e parë Izet Mexhiti me ish partinë e tij. Mexhiti thotë se BDI duhet ta kuptojë se në qeveri shqiptarët i përfaqëson VLEN-i dhe se është thyer miti se BDI do të jetë përjetësisht në pushtet. IZET MEXHITI,ZV/KRYEMINISTËR I MAQEDONISËS SË VERIUT “Duke ngritur interpelancë përpara Kuvendit për punën time, BDI po mundohet në të gjitha mënyrat të paraqitet si faktor relevant dhe të diktojë kursin politik në vend. Por, sa më shumë që mundohen ata, aq më e…

Lexo më Shumë

Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë parasysh se këtë vit data e festës bie të dielën, dita e pushimit është e hëna (9 dhjetor). Kjo do të thotë se fundjava që vjen do të jetë e zgjatur dhe do të zgjasë tri ditë“, njoftojnë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Lexo më Shumë

Ky person në video është 35-vjeçari me inicialet F.A., i dyshuar për zjarrvënien e disa ditëve më parë në Kumanovë. Sipas pamjeve filmike që siguroi ALSAT, nga kamerat me qark të mbyllur, 35-vjeçari shihet teksa vrapon menjëherë pas aktit të vënies së zjarrit ndaj Zyrën për kontabilitet dhe përkthime gjyqësore përball Gjykatës Themelore në Kumanovë, nën emrin e Mentor Jakupit, vëllai i këshilltarit të BDI-së në Kuvendin Komunal të Kumanovës, Fitor Jakupi. Disa metra më lart, përballë lokalitetit “Garnizon” ai i ka vënë flakën edhe makinës së prokurorit të lartë, Xhelal Bajrami. Në fotografitë që siguroi Alsat nga vendi i…

Lexo më Shumë

Kriptomonedha Bitcoin ka kaluar 100,000 dollarë për herë të parë, duke shënuar një rekord të ri mes një mitingu euforik të shkaktuar nga fitorja zgjedhore e Donald Trump, përcjell TV21. I pyetur nëse Qeveria ka plan për ndonjë ligj që do të rregullonte kriptovalutat, kryeministri Hristijan Mickoski tha se duan që të gjitha t’i kanalizojnë ligjërisht dhe se po i harmonizojmë ato çështje për të arritur rezultatin përfundimtar. “Unë nëse ju kujtohet, që nga koha kur kemi qenë opozitë kam folur për “block chain” teknologjitë, për tregti me kriptomonedha, banka digjitale, këmbimore digjitale, etj. Kjo ishte temë bisede edhe me…

Lexo më Shumë

LSDM nuk do t’i mbështesë interpelancat e BDI-së, sepse ato nuk përfaqësojnë zgjidhje të krizës në këtë moment, ishte konstatuar në mbledhjen e parë të përbërjes së re të Këshillit Ekzekutiv e cila u mbajt sonte. Në mbledhje ishte theksuar edhe se LSDM është në mënyrë kategorike kundër rritjes së moshës për pensionim. Këshilli Ekzekutiv, siç qëndron në kumtesën e partisë, ka vlerësuar se “mospranimi i takimit të liderëve nga ana e pushtetit dërgon sinjal të keq dhe e vërteton tezën se dukshëm partitë në pushtet dhe BDI-ja nuk kanë interes për destabilizim, që është shumë e rrezikshme për shtetin”.…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 4 dhjetor se gjatë takimeve që ka zhvilluar në Bruksel me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian ka kërkuar bashkëpunim dhe që fokusi të jetë në parandalimin e “sulmeve të reja terroriste”, pas sulmit në Zubin Potok. Më 29 nëntor, kanali i Ibër-Lepencit në Zubin Potok u sulmua me mjete shpërthyese. Kosova e ka cilësuar shpërthimin si sulm terrorist dhe e ka fajësuar Serbinë për të. Beogradi ka mohuar përfshirjen dhe e ka dënuar sulmin. Edhe Bashkimi Evropian e ka cilësuar “akt terrorist” dhe “akt sabotues” sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës. Osmani…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka komentuar në rrjetin social facebook, interpelancën e parashtruar nga deputetët e Frontit Evropian, kundër tij. Mexhiti thotë se është koha që BDI të kuptojë dhe të pajtohet me faktin se pas 22 vitesh kanë kaluar në opozitë. “Interpelanca Duke ngritur interpelancë përpara Kuvendit për punën time, BDI po mundohet në të gjitha mënyrat të paraqitet si faktor relevant dhe të diktojë kursin politik në vend. Por, sa më shumë që mundohen ata, aq më e qartë është se qëllimi i vetëm i tyre është vetëm pushteti dhe kolltukët qeveritare. Është koha që ta kuptojnë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme, sot në uebfaqen zyrtare publikoi fletarrest për ish-avokatin Aleksandar Risteski për shkak të “hetimit për veprën penale sipas nenit 292 paragrafi 1, ndërsa në lidhje me nenin 288 paragarafi 3 dhe paragrafi 1 nga Kodi Penal, informojnë nga MPB. Risteski është i dyshuar për shkaktimin e zjarrit në Odën e Avokatëve të Maqedonisë së Veriut, ngjarje kjo që ndodhi më 25 nëntor. Pak javë para zjarrit, Oda e Avokatëve miratoi masë disiplinore për marrjen e licencës për tre vjet. Dje Prokuroria ka hapur hetimet dhe dëmi i shkaktuar nga zjarri llogaritet rreth 150 mijë euro.…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE dhe LSDM nuk do të pranojnë pensionim në moshën 67 vjeçe për meshkujt dhe femrat. Por, kryeministri Hristijan Mickoski sot nuk zbuloi nëse do ta pranojnë sugjerimin e dytë të Këshillit fiskal, që propozon që nga 1 janari i vitit 2026 kompanitë të paguajnë shtesë 0.7 pikë për qind për sigurim pensional me çka kjo shkallë nga të tanishmet 18.8% do të rritet në 19.5%. Kur do të vendosin, do ta informojnë opinionin. Përveç Mickoskit, misterioz ishin edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Sipas kryetarit të Këshillit fiskal, Gligor Bishev, rritja e kontributeve do të thotë shpenzim i ri…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe ambasadorja e Suedisë në vendin tone Ami Larson Jain nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për zbatimin e projektit “Mbështetja e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit-Faza 2″. Me ndihmën suedeze do të punohet në forcimin e kapaciteteve të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në koordinimin dhe menaxhimin e procesit të afrimit me BE-në dhe lehtësimin e negociatave nga Kapitulli 27, si dhe në përmirësimin e bashkëpunimit ndërsektorial. Gjithashtu do të punohet në rritje e kapacitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet politikëbërësve dhe palëve të…

Lexo më Shumë

Deputeti i koalicionit VLEN nga radhët e ASH-së, Halil Snopçe, foltoren e Kuvendit po e shfrytëzon për të ngritur çështje që janë të rëndësishme për shqiptarët. Ai së fundmi ka kërkuar që shqiptarët të kenë mundësi që provomin e jurispodencës ta japin në gjuhën e tyrë amë, gjuhën shqipe. “Iu drejtova ministrit për drejtësi me kërkesën që kandidatët shqiptarë të kenë mundësinë që provimet e jurispondencës të japin në gjuhën shqipe. Si shembull pozitiv e mora vendimin e ministrit Azir Aliu në vitin 2023 për mbajtjen e provimeve në gjuhën shqipe në administratë. Para këtij vendimi edhe ato provime jepeshin…

Lexo më Shumë

Për shfaqjen e fëmijëve me uniformë të UÇK-së dhe me armë plastike në duar, në manifestimit e 28 Nëntorit në shkollën “7 marsi” në fshatin Çellopek, përgjegjësi do të mbajë një prej mësueseve që ka organizuar ngjarjen. Për këtë tregoi ministrja e Arsimit Vesna Janevska, e cila tha se Inspektorati i Arsimit ka konstatuar parregullsi. “Raporti për mbikëqyrjen në Çollopek është kryer. Inspektorët kanë konstatuar parregullsi, për çka përgjegjësi do të mbajë njëra nga mësueset që ka qenë organizuese e manifestimit, për këtë do të informohen edhe drejtori edhe kryetari i Komunës që të veprojnë sipas ligjit, por ajo që…

Lexo më Shumë