Author: Jeta almakos

Duke marrë parasysh se nuk kemi informacione konkrete se çfarë do të ndodhë në Gjykatën Kushtetuese, është e vështirë të analizohet se çfarë po mbron BDI-ja në të vërtetë, tha për Alsat analisti politik Petar Arsovski, duke komentuar protestën e BDI-së para Gjykatës Kushtetuese. Sipas Arsovskit, në kohën kur kryeministri thotë se në seancë nuk do të ndodhë asgjë, ndërsa BDI-ja paralajmëron se do të shfuqizohen dispozitat e ligjit që nuk janë zbatuar deri më tani, është e paqartë se çfarë dëshiron të arrijë kjo parti. “Kjo duket më shumë si lloj drame për ta mbajtur partinë sërish aktive dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij sot është më i fortë se dje dhe se nesër do të jetë në një pozitë edhe më të mirë, raporton Anadolu. Presidenti Erdoğan foli pas përfundimit të mbledhjes së kabinetit presidencial të mbajtur në Ankara dhe të kryesuar nga ai. “Sot jemi më të fortë se dje, nesër do të jemi në një pozitë edhe më të mirë. Vazhdojmë të rritemi pavarësisht atyre pa vizion që duan të burgosin kombin në ujëra të cekëta”, tha presidenti Erdoğan. Erdoğan theksoi se me politikat e saj “paqësore dhe aktive…

Lexo më Shumë

“Gjykata të mos inicojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. Ky është rekomandimi në referatin e gjykatësit-raportues, ku pasur qasje portali “360 shkallë” pas gjithsej 13 nismave të dorëzuara lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që hyri në fuqi më 2019, kurse për të cilin, të mërkurën do të vendos Gjykata Kushtetuese. Përse të mos inicohet procedura? Sipas referatit, që përgatitet nga gjykatësi kushtetues, për shkak se Ligji për përdorimin e gjuhëve është futur në Kushtetutë. “Përmbajtja e Ligjit të kontestuar për përdorimin e gjuhëve në tërësi ka bazën e saj kushtetuese dhe arsyeshmërinë…

Lexo më Shumë

Moska i ka kërkuar Ankarasë ndihmë në tërheqjen e sigurt të trupave ruse nga Siria pas rënies së regjimit të diktatorit Bashar al-Assad. Kontigjenti ushtarak rus thuhet se do të tërhiqet nga të gjitha pjesët e Sirisë, me përjashtim të bazës ajrore strategjike Hmeimim dhe bazës detare Tartus në bregdetin e Mesdheut. Ushtarët rusë fillimisht do të transportohen në zonat e kontrolluara nga ushtria turke, dhe më pas do të kthehen në Rusi. Kjo pason një raport të mëparshëm nga agjencia ruse TASS, në të njëjtën ditë që Bashar al-Assad dhe familja e tij kishin mbërritur në Moskë dhe kishin…

Lexo më Shumë

Përkrahësit e Frontit Evropian janë mbledhur sot në orët e mbrëmjes para tendës së vendosur përballë Gjykatës Kushtetuese. Opozitarët iu përgjigjën thirrjes për t’u mbledhur këtu, pasi në tendë kishin ardhur edhe krerët e partive të Frontit Evropian. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbajti një fjalim të gjatë, ku i është drejtuar kryeministrin Mickoski, që të zgjidhen problemet e mbetura, e jo të veprohet fshehtas në institucione për të dëmtuar gjuhën shqipe. Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së “Zotri Kristijan unë nga ju sot prisja….” Ahmeti ia ka rikujtuar Mickoskit luftën e vitit 2001, duke thënë se kompromiset janë zgjidhja më…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga tendat e Frontit Europian në mbrojtje të gjuhës shqipe tha se Gjykata Kushtetuese duhet t’i hedh posht 13 iniciativat për shfuqizimin e gjuhës shqipe, ose përndryshe qetësi nuk do të ketë. “Në këto momente jo aq të mira për ne, neve po na rrezikohet diçka e shenjtë e fituar me gjak nëpër shekuj, gjuha jonë. Do doja nga ky shesh ti drejtohem Hristijan Mickoskit. Ne duam paqen, ne duam demokraci, ne duam liri, e duam për të gjithë, ne duam që vendi ynë të jetë gjithnjë e më tepër në progres…

Lexo më Shumë

Liderët e koalicionit VLEN kanë mbajtur sot një takim, për të diskutuar për zhvillimet e fundit rreth kushtetueshmërisë së gjuhës shqipe. Pas takimit, ata nuk kanë dhënë deklaratë për mediat, por përmes një deklaratë të përbashkët të lexuar nga deputetja Saranda Imeri Mustafai. Ata kanë përsëritur qëndrimin se gjuha shqipe nuk është e rrezikuar, ndërsa kanë akuzuar opozitën se, po përdorë retorikë përçarëse. Saranda Imeri Mustafai, deputete e VLEN-it “Kjo parti së pari miratoi Ligj për gjuhët me anomali. Së dyti, e dërguan ligjin në Komisionin e Venecias, i cili e kontestoi ligjshmërinë e tri neneve kyçe. Së treti, pasi…

Lexo më Shumë

BDI për 20 vjet i ka vjedhur shqiptarët dhe maqedonasit, kurse çdoherë thirret në shqiptarët kur duhet të vjedh ose kur duhet të parandalohet vjedhja, siç po ndodh tani. Kështu thotë Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së. Ai shton se BDI është demaskuar dhe se të gjithë e shohin se veprimet e tyre politike së fundmi janë vetëm në drejtim të mbrojtjes së politikanëve të kriminalizuar, të cilët sipas tij e kanë vjedhur shtetin. Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së “BDI 20 vjet zgjedh gjykatës, saktë i dijnë procedurat juridike, dhe si vepron Gjykata Kushtetuese, por edhe krahas kësaj zgjodhën të përgatisin…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, dhe njëri nga drejtuesit e VLEN, Arben Taravari, ka dërguar një letër të hapur udhëheqësit të emisionit “Opinion”, Blendi Fevziut, pasi ky i fundit doli me një video prononcim duke shprehur indinjatën për rrezikimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Taravari në këtë letër ia bën me dije Fevziut se ka kush kujdeset për gjuhën shqipe në Maqedoni, por edhe ia rikujton gjitha të bëmat e BDI-së që ishin fatkeqe për shqiptarët deri sa kjo parti 20 vjet ka qeverisur. “Faleminderit që t’i shqetësohesh për fatin e gjuhës tonë, por merri referencat e plota, dhe Jo vetëm nga…

Lexo më Shumë

Maqedoninë dje e tronditi lajmi për tre persona të vdekur në fshatin e Negotinës, Crveni Bregovi. Në një objekt të improvizuar fetar që shërbente si xhami, një fëmijë 14 vjeç dhe dy burra të moshës 71 dhe 66 vjeç janë gjetur të vdekur, përcjell TV21. Dyshimet e para janë se arsyeja e vdekjes është ngufatja nga bombola e gazit, me të cilën është ngrohur objekti. Sipas drejtorit të Klinikës për Toksikologji, helmimi mund të ketë ndodhur për shkak të koncentrimit të madh të karbon monoksidit në ajër. Trupat janë dorëzuar për obduksion, që duhet të tregojë arsyet e vërteta që…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, ka komentuar protestën e Frontit Europian para Gjykatës Kushtetuese. “Këto ishi ju, kur duhej të mbrohej gjuha shqipe!”, ka shkruar Durmishi, duke ia bashkangjitur këtij komenti një foto të ish-ministrave të BDI-së duke luajtur futboll në zyrat e njërës ministri që drejtonin.

Lexo më Shumë