Author: Jeta almakos

Gjykata Themelore në Tetovë ka shfuqizuar vendimin e Spitalit të Tetovës për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës anesteziologut Valton Dervishi, i cili u dënua me 15 muaj burg, pasi kishte hyrë “live” në Tik-Tok nga Reparti i GJjinekologjisë, përcjell TV21. Sipas vendimit të gjykatës, spitali është i detyruar që ta kthejë në punë të njëjtën. “Kërkesa e paditur e paditësit V.D. aprovohet. Ndërpritet vendimi për shfuqizim të marrëdhënies së punës pa afat…nga viti, e marrë nga i padituri, ISHP Spitali Klinik i Tetovës”, thuhet mes tjerash në vendimin e gjykatës.

Lexo më Shumë

Në prag të seancës së Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e iniciativave që kontestojnë një pjesë të ligjit për përdorimin e gjuhëve, presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova porositi liderët partiakë që të përmbahen nga komentet para vendimit të Gjykatës kushtetuese lidhur me këtë çështje. Duke komentuar deklaratën e mbrëmshme të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili mbrëmë porositi Gjykatën Kushtetuese që nëse nuk hedh poshtë të gjithë 13 iniciativat kundër ligjit të gjuhëve, nuk do të ketë paqe, presidentja tha se kjo deklaratë është politike, ndërkaq shtoi se gjykata duhet të punojnë në përputhje me Kushtetutën. Gordana Siljanovska…

Lexo më Shumë

SHBA ndërmorën një hap të ri të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit duke futur në listën e zezë ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe gjyqtarin Enver Bexheti, deklaroi ambasadorja e SHBA-së në vend Angela Ageler në pres konferencë për media në të cilën bëri të ditur se Grubi dhe Bexheti janë futur në listë të zezë për shkak të ndërhyrjeve politike dhe tentativave për denigrim të gjyqësorit në vend. Ajo theksoi se atyre dhe familjeve të tyre u ndalohet hyrja në SHBA dhe se në Uashington po shqyrtohen sanksione shtesë. ANGELA AGELER AMBASADORE E SHBA-SË NË RMV “Shpresoj se kjo do…

Lexo më Shumë

Fillimisht dua tu falenderoj për ftesën sidomos nga ju Gazeta Lajm një media e vjetër dhe e lirë pasi kjo analizë mendoj se duhet bërë vetëm këtu për të qenë konzistent, por edhe të kuptueshëm në opinionin mbarëkombëtar edhe ate shqiptar, por edhe pjesën në Maqedoni. Njashtu në fillim dua të shpalos dy distinkcione dhe të kihet parasysh për pozitën time si analist i pavarur se nuk kam kurgja personale me këtë element bile unë kam qenë prej të rrallëve që publikisht kanë përkrahur kyqjen e këtij në politikë nga sektori joqeveritar pasi atëherë vëreja se kjo ishte prej mënyrave të vetme për të…

Lexo më Shumë

Po zhvillohet aksion i madh policor kundër 23 personave. Një pjesë e tyre janë nga ish drejtuesit e TEC Manastir dhe EMV, mes tyre edhe ish drejtori i institucionit, Vasko Kovaçevski, ndërsa në media përmendet edhe emri i ish-drejtorit komercial Adrijan Muça. Ekzistojnë dyshime se kanë shpërdorur 6.5 milionë euro. Arrestime në Shkup, Manastir, Negotinë, Veles, ndërsa një pjesë e personave janë pronarë të kompanive që kanë marrë tenderë në TEC. Për informacionet e tilla nga MPB thanë se do të kumtojnë detaje sapo të mbarojë aksioni. Detaje nuk kanë as nga Prokuroria për luftë kundër korrupsionit. Megjithatë më shumë…

Lexo më Shumë

Botuesi i gazetës LAJM, Fejzi Hajdari, për herë të parë ka folur publikisht për presionet në adresë të tij dhe medias që drejton nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe Artan Grubi. “Nëse s’janë përdorur gjykatat e tilla të instrumentalizuara politikisht kundër gazetës LAJM, atëherë s’janë përdorur ndaj askujt. Ali Ahmeti më ka bërë padi private dhe dihet me rekomandimin e kujt, këtij që është përfshirë në “listën e zezë”. Ali Ahmeti kokë më vete nuk ka vepruar. Kemi pasur edhe ndaj gazetës LAJM. Avokati i cili më mbronte, më tha se të tilla raste, kur një lider partie me…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Arben Fetai mori pjesë sot në konferencën rajonale „GovTech“ në Tiranë, krahas kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Fetai theksoi rëndësinë e digjitalizimit si shtyllë e mirëqenies, inovacionit dhe progresit shoqëror. Ai paraqiti prioritetet dhe projektet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë rrafsh, duke përfshirë digjitalizimin e administratës publike, rikthen për së paku për 50% të numrit të shërbimeve publike elektronike që u ofrohen qytetarëve si dhe përgatitjet për ndërtimin e një data qendre qeveritare. Zëvendëskryeministri Fetai theksoi se në një kohë sfidash kibernetike dhe…

Lexo më Shumë

Për shkak se janë përfshirë në ryshfet për të minuar proceset gjyqësor që lidhet me lëndët e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi që t’i shpallë persona të padëshiruar dhe t’i fusë në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi dhe gjykatësin e apelit Enver Bexhetin. Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti për azhurnimin e listës së zezë amerikane tha se Grubi ia prishi partinë Ali Ahmetit dhe si pasojë e çoi edhe në opozitë. Mexhiti shtoi se për Grubin, Departamentit Amerikan të Shtetit e jep përgjigjen më të mirë. Mendoj se kualifikimi i Departamentit Amerikan të Shtetit e jep përgjigjen më të mirë se ai ka qenë klysh i Sasho i Mijallkovit dhe Nikolla Gruevskit. Pse e ka leju, dikujt i ka konvenuar! Nuk e ka bërë pa dijen dhe pa vetëdijen e Ali Ahmetit”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti. Kryeministri Mickoski tha se kjo listë do të…

Lexo më Shumë

Ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e emrit të tij në Listën e zezë. Grubi shkruan se nuk ka informacione shtesë për rastin, mirëpo ky vendim e ka prekur atë personalisht. Reagimi i plotë: Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht. /tvklan.mk

Lexo më Shumë

Një zjarr i madh ka rënë sonte në zonën industriale në Vizbeg, në afërsi të pikës së karburantit “Hib Petrol”. Sipas informacioneve fillestare në flakë janë përfshirë katër kamionë, ndërsa për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Ekipet e Zjarrfikësve ndërhyjnë në terren duke tentuar lokalizimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thonë se “përmes numrit të vetëm emergjent 112 në QMK, sonte në ora 21:14 është pranuar njoftim për zjarr në kompaninë “ATLANTIC” në lagjen Vizbeg. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për zjarr…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA-ve, Angela Ageler është deklaruar pasi SHBA ka futur Artan Grubin dhe Enver Bexhetin në Listën e Zezë, transmeton TV21. “Emërimi i sotëm i Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrja politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohet. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërtojnë ata që përfshihen në korrupsion të konsiderueshëm që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkroi Ageler.

Lexo më Shumë