Janë rikthyer platformat digjitale “Facebook”, “WhatsApp”, “Messenger” dhe “Instagram” pas një rënie totale në gjithë globin. Pas rikthimit të tyre një numër i madh përdoruesish kanë pasur probeleme për tu qasur pasi disave u është kërkuar edhe të ndryshojnë paswodr-at pasi pas rikthimit nuk i kanë njohur.
Author: Jeta almakos
Gjyqtarët Ariton Ala nga Gjykata e Apelit në Shkup dhe Danka Ristova nga Gjykata e Apelit Shtip janë anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor, njoftoi sonte kryetari i Komisionit për zbatimin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve, Subhi Jakupi, duke i shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme që u zhvilluan nga ora 08:00 deri në 15:00 në vendvotimet në të gjitha gjykatat në mbarë vendin. Komisioni sot zhvilloi zgjedhje për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të zonës së apelit Shtip dhe një anëtari të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve…
Ish zv/kryeministri Artan Grubi, ka vendosur të tërhiqet nga jeta publike pas vendimit të SHBA-së, që ai të jetë pjesë e listës së zezë, raporton SHENJA. Grubi në statusin e tij shkruan se gjithë veprimtarinë e tij ka qenë i angazhuar për barazinë e shqiptarëve, ndërsa ka shtuar se përpara Zotit, familjes është i pastër si loti. Postimi i tij i plotë: Vendim personal në shërbim të së mirës së përbashkët Të dashur qytetarë, Gjithë veprimtarinë time publike jam angazhuar pa kompromis për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për një rajon në paqe dhe të pajtuar, për integrimin…
Analisti politik dhe profesori universitar Arsim Sinani përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet e fundit brenda taborit të ngushtë të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, pas futjes së bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, Artan Grubit në Listën e Zezë Amerikane. Ja postimi i tij: Artan Grubi është figura më tragjike sot e shqiptarëve, në Maqedoni Veriore. Pushteti i tij nuk kishte fund. Them se çdo minut që qëndron në BDI, Artan Grubi ky bashkëpuntor i kauzave anti shqiptare, është krim dhe poshtërsim, për dhe mbi organizimin politik të shqiptarëve. Ali Ahmeti urgjent jepi fund kësaj historie…
LSDM ka dalë me qëndrim për aksionin “Aditiv”. Thonë se mbështesin çdo hap që ka për qëllim zbardhjen e keqpërdorimeve të mundshme të resurseve publike dhe korrupsionit të mundshëm, transmeton TV21. “Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, thonë nga LSDM, të cilët kërkojnë nga institucionet hetim të shpejtë, transparent dhe të plotë që do të zbardhë të vërtetën profesionalisht dhe pa selektivitet. Nëse ka faj, duhet të sanksionohet në përputhje me ligjet”, përfundojnë nga atje.
Dje në ora 17:00 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Shuto Orizare” me rrugën “Butelski Venec” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga R.H. 67) dhe një moped me targa të Shkupit, i drejtuar nga O.Z (57), të dy nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari i mopedit, B.Z (54) nga Shkupi, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i mopedit, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB…
Reagim ka pasur edhe nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, nga ku thanë se data 11 dhjetor erdhi dhe asgjë nuk ndodhi, dhe se këtë e dinte edhe BDI-ja, por ajo me qëllim krijon tensione, sepse siç shtuan, BDI-së nuk u interesojnë të drejtat e shqiptarëve, por duan të mbrojnë kriminelët në radhët e tyre si Artan Grubi e të tjerë, transmeton TV21. “BDI me qëllim krijon një atmosferë të vazhdueshme të tensioneve etnike, këtë e bëjnë kur përballen me sfida dhe probleme për shkak të krimit dhe në këtë mënyrë duan të shpërqendrojnë vëmendjen”, tha Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në A2 CNN ka folur për aktualitetin politik në RMV. Duke folur për ligjin e gjuhës shqipe Kasami tha se as në muajin mars a as në periudhën që vjen nuk do mund të degradohet gjuha shqipe në vendin tonë. “Ne kemi dakordsi me parterin tonë maqedonas me hapjen e parë të Kushtetutës të ndryshojë edhe ligji i gjuhēlës shqipe dhe largimin e 20%, Kushtetuta duhet të hapet me doemos për futjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht për hapjen e negociatave me BE-në”, tha Kasami.
Pas vendimit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për futje në listën e zezë të Artan Grubit, ka folur sot kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Lideri i BDI-së thotë se ata aspak nuk i kontestoi vendimet e DASH-it, ndërsa pret epilogon e gjithë këtij procesi. ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të Shtetit, Grubi e ka të drejtën e ankimimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet Grubit në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe Grubi nuk do as të dëmtojë subjektin…
Paraditen e sotme hapësira para Gjykatës Kushtetuese ka qenë e mbërthyer nga forca të shtuara policore por edhe protestues të cilët në emër të Frontit Evropian erdhën për të shfaqur revoltën lidhur me nismat për kontestimin e gjuhës shqipe. Lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, para Gjykatës Kushtetuese, deklaroi se duhet të hidhen poshtë të 13-të nismat për shfuqizimin e gjuhës shqipe. Ai potencoi se nuk janë këtu për të shkaktuar përplasje por që të dëgjohet zëri I arsyes. Ndryshe sot përfundoi nisma “Roja e Gjuhës”, por, sic u tha, sërish do të aktiviziohet kur Gjykata Kushtetuese të mbajë seancën përgatitore.…
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski njoftoi se ish-drejtori i Elektranave të RMV-së Vasko Kovaçevski akoma nuk është në dispozicion të organeve të vendit. Ai tha se institucionet kompetente do të ndërmarin gjithçka në kompetencën e tyre, në mënyrë që Kovaçevski të vihet para organeve të drejtësisë. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Dje ka pasur shumë spekulime në lidhje me vendndodhjen e tij dhe se nëse ka hequr dorë nga shtetësia maqedonase. Ajo që është fakt është se personi në fjalë është i regjistruar në regjistrin e shtetasve të Maqedonisë, është shtetas i Maqedonisë dhe nuk ka…
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, falënderoi aleatët për ndihmën e tyre në zbardhjen e rasteve të korrupsionit, por vlerëson se institucionet kompetente duhet ta përfundojnë punën e tyre në periudhën e ardhshme. “I jam mirënjohës partnerëve tanë që po na ndihmojnë në procese, por disa gjëra duhet t’i shtyjmë deri në fund. Në periudhën që vijon, të shohim se çfarë do të ndodhë, të mos nxitojmë në konkluzione”, thotë Filkov i pyetur se pse nuk ka hetime për korrupsion nga institucionet kompetente të vendit për Grubin dhe gjyqtarin Bexheti se kanë bërë korrupsion, ndërsa në SHBA tashmë kanë vlerësuar se…

