Author: Jeta almakos

Seanca që ishte paraparë të mbahej në lidhje me, se kujt i takojnë vulat e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit ose Ziadin Selës, është anuluar. Seanca e radhës pritet të mbahet më 21 janar të vitit 2025. Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Tetovë, në prill 2024, vendosi që vulat e partisë t’i takojë krahut të Ziadin Selës, ndërsa ky i fundit u zgjodh si kryetar partie nga kryesia e partisë. Për këtë, nga krahu i Taravarit atëkohë ankoheshin se vendimi është sjellë pa seancë dhe deri te vendimi final ishin ndryshuar pesë gjykatës të ndryshëm.

Lexo më Shumë

Kronika e televizionit Alsat për rikthimin e shqipes në Ministrinë për Marrëdhënie mes Komuniteteve e ka irrituar zëvendëskryeministrin dhe ministrin, Ivan Stoillkoviq, i cili drejton dikasterin që ka për obligim zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në një status në Facebook, Sotillkoviq jep komente dhe interpretime për raportimin e Alsat, madje duke shkuar aq larg saqë të thotë se vetë televizioni ka krijuar problem. “Interesante! Vetë i krijojnë problemet gjoja të mëdha, vetë i zgjidhin. Gjoja kanë kryer trysni dhe janë shumë të fuqishëm. Realiteti është se ndryshimi i vetëm është se ueb-sajti i Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve nga njëgjuhësh,…

Lexo më Shumë

Gjyqësori në Maqedoninë e Veriut duhet të merr masa për të gjitha çështjet e korrupsionit. Kështu tha euroambasadori në RMV Mihailis Rokas kur u pyet për qëndrimin e BE-së për futjen e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në Listën e Zezë Amerikane, shkruan Portalb.mk. “Ne e marrim parasysh këtë listë të zezë të SHBA-ve. Mendoj se ajo që ka rëndësi është që gjyqësori këtu në vend të marrë masa jo vetëm për këto çështje të veçanta, por për çdo çështje të korrupsionit në vend”, tha Rokas. Ai tha se Gjyqësori duhet të jetë i pavarur, i forcuar “Ka shumë rekomandime…

Lexo më Shumë

Goran Minçev në emisionin Klan Debat tha se numri në administratë duhet të ulet, sepse vazhdon të jetë e ngarkuar. “Ne jemi duke bërë reforma në Administratën Publike, kemi anuluar dy konkurse për të mos mbushur sërish administratën, ti reduktojmë këta që janë pastaj do bie numri ai që duhet të jetë, dhe do punësohen kush dhe si e meriton” – tha Minçev. /tvklan.mk/

Lexo më Shumë

Kallëzime penale janë ngritur kundër dy ish-drejtorëve të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili dhe Kosta Petrov, njoftoi “MKD.mk”. Në rastin e parë, bëhet fjalë për projektin “Green Hojo”, i bashkëfinancuar nga Fondi, i cili duhej të mblidhte të dhëna përmes pajisjeve IoT për të përdorur zgjidhjen inteligjente të shtëpisë për ta bërë zyrën/shtëpinë/apartamentin më efikas të energjisë. Sipas portalit MKD, ekziston dyshimi i bazuar se Fondi është dëmtuar për 4.000.000 denarë, për shkak se është bërë “keqpërdorim të pozitës zyrtare” nga ish-drejtori Halili, transmeton INA. Ndonëse përdoruesi nuk ka respektuar detyrimet e kontratës dhe rregullat, drejtori Halili…

Lexo më Shumë

Kreu integrist, Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët në Gostivar, përcjell TV21. Gjatë fjalës së tij Ahmeti theksoi se nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe, pasi që siç shtoi është larë me gjak. “Këto nuk i kanë shkollat e mia për nacionaliste, dhe të organizimeve të forta. Këta janë krejtë që vijnë salloneve. Unë nuk jam politikan i salloneve, as i biskotave. Por këto politika nuk na qojnë përpara. Merreni me mend deri ku kanë shkuar gjërat, vendimi dje i Gjykatës Kushtetuese është që ky ligj do të shtyhet për 3 muaj, në mars,…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministëri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti merr pjesë në Këshillin e 22-të Ministror të Komunitetit të Energjisë, i cili mbahet sot në Vjenë. Gjatë takimit, zëvendëskryeministri i parë Mexhiti, kishte interes të veçantë për temat e rendit të ditës që kanë të bëjnë me përfshirjen e ndryshimeve në direktivat e legjislacionit evropian në fushën e ujërave dhe habitateve. Gjithashtu, diskutimi ishte I ndërlidhur me prezantimin e studimit rajonal për kompensimin e karbonit dhe përditësimin e udhërrëfyesit të dekarbonizimit, i cili duhet të përfshijë perspektivën deri në vitin 2050 dhe objektivin e neutralitetit të…

Lexo më Shumë

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovsa-Davkova e komentoi vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, por, siç tha, si një juriste, përcjell TV21. Sipas saj kjo ishte e pritshme dhe rekomandon që në Gjykatën Kushtetuese të ketë më shumë debate publike, sikurse për rastin konkret të ftohen përfaqësues të iniciativës, përfaqësues të institucioneve dhe të atyre që nuk i bashkohen iniciativës. Është e pafalshme që politikanët të atakojnë, të sugjerojnë dhe të kërcënojnë Gjykatën Kushtetuese, u shpreh presidentja. “Do ta them si juriste, e pritshme ishte, disa herë kam thënë se në Gjykatën Kushtetuese duhet të ketë më shumë debate publike, një…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi, në një prononcim për Gazetën LAJM, ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do të ndahen, 250 euro vauçerë për studentët dhe 10 milionë euro ndihmë financiare për të rinjtë për krijimin e bizneseve të tyre. “Fokusi i kësaj Qeverie është të krijojmë kushte të denja për jetesë dhe proces të sigurt dhe të sukseshëm për të rinjtë dhe studentët. Pikërisht për këtë arsye në Buxhetin e Vitit 2025 kemi siguruar mjete për ndarjen e vauçerëve prej 250 eurove për të gjithë studentët për të blerë pajisje elektronike për të gjithë studentët dhe këtu bëjnë pjesë…

Lexo më Shumë

Të ashtuquajturit “Front Evropian” tashmë i ka dalë ngjyra dhe është demaskuar deri në palcë. E vërteta e tyre është zbuluar! Që sot, ata duhet të quhen me emrin që meritojnë: Po për Rusinë dhe Jo për Amerikën. Kështu kanë thënë nga koalicioni VLEN, të cilët kanë shtuar se “BDI është bërë sinonim i të keqes jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por për të gjithë shqiptarët gjithandej”. “BDI me veprimet e saj destruktive dhe me keqpërdorimin e pushtetit të ushtruar tashmë 22 vite, ka bërë që edhe partnerët tanë strategjik të humbin besim tek populli shqiptar. Ali Ahmeti, si…

Lexo më Shumë

Një ekip i CNN, i udhëhequr nga reporterja Clarissa Ward, hyri në një burg sekret të regjimit të Asadit në Siri dhe gjeti një të burgosur që ishte mbyllur për muaj të tërë. Gazetarët atje po kërkonin gazetarin amerikan Austin Tice, i cili ka qenë i burgosur në Siri për 12 vitet e fundit dhe familja e tij shpreson ta gjejë atë pas rënies së regjimit të Bashar al-Asad. Ai besohet se është kapur pranë Damaskut në gusht të vitit 2012, ndërsa raportonte për luftën civile në Siri. Ekipi vizitoi vendet e fshehura të paraburgimit, ku një numër i madh…

Lexo më Shumë