Author: Jeta almakos

Ekipi i Sigurisë Kombëtare i presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump ka zhvilluar diskutime me Shtëpinë e Bardhë dhe udhëheqësit ukrainas, si pjesë e një përpjekjeje të përbashkët për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Por, bëhet e ditur se këshilltarët e Trumpit dhe të emëruarit e kabinetit, të cilët kanë një sërë pikëpamjesh për Ukrainën, nuk kanë paraqitur ende një plan konceptual apo specifik të paqes në Kiev. Presidenti i zgjedhur është zotuar se do t’i japë fund konfliktit edhe para se të inaugurohet muajin e ardhshëm, duke i quajtur viktimat nga të dyja…

Lexo më Shumë

Sado që dua të përmbahem, nuk ia dal të mos bërtas e të mos ndjejë turbullira në bark kur dëgjojë përfaqësues të VLEN-it, përndryshe kryetar komunash e funksionar të lartë të deridjeshëm të BDI’së, si i kritikojnë bashkëpartiakët e vet të dikurshëm për zhvatjen e pamëshirshme që ia kanë bërë popullit?! Pra që mendojnë, e mbase edhe besojnë, se mjafton ta ndërrosh partinë, se mjafton të mbulohesh me emblemë të re partiake që populli të harrojë si ke dhënë leje për ndërtim duke ua marrë banorëve lejen për të jetuar njerëzishëm. Dua të mos merrem më me mjerimin tonë politik,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristian Mickoski njoftoi se javën e ardhshme do të shpallet një konkurs për 600 vende të reja pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ky hap, siç theksoi ai, është rezultat i pensionimit të disa të punësuarve, por edhe i nevojës për forcimin e kapacitetit të burimeve njerëzore. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Ka pasur shumë pak kujdes për kapacitetin cilësor të burimeve njerëzore brenda MPB-së. Këtë e kemi vërejtur pas një periudhe prej gati gjashtë muajsh të analizave dhe hulumtimeve. Konkluduam se në vitet e kaluara është bërë, do të thosha, një krim epik. Për ta ndëshkuar atë dhe për…

Lexo më Shumë

“Në vend të reformave, qeveria po realizon një partizim brutal dhe okupim të sistemit gjyqësor. Ndërkohë që bëhet presion publik mbi Këshillin Gjyqësor, është zgjedhur gjykatësi i parë nga “tefteri” i Mickoskit. Gruaja e një kryetari komune nga VMRO-DPMNE është emëruar anëtare e Këshillit Gjyqësor. Kjo është një tjetër konfirmim që qëllimi i qeverisë është kontrolli total mbi sistemin gjyqësor dhe asgjë tjetër”. Kështu deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska. BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË “Në vend të institucioneve të pavarura që do të gjykojnë sipas ligjit, po kthehet ‘gjyqësori Swarovski’, i cili do të jetë një dorë e zgjatur…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, ka thënë sot se në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme është zbatuar procedurë e brendshme, me çla kanë marrë informata shqetësuese. Ai tha se, ka indicie se, ish ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara, Lubomir Fërçkovski, ka shkaktuar dëm në vlerë gjashtë shifrore në euro. Ai paralajmëroi se, si ministri do t’i marrin të gjitha masat e nevojshme dhe se do t’i informojnë institucionet relevante në gjyqësor. “Për ish ambasadorin Lubomir Fërçkoski kemi indicia serioze për keqpërdorim të fondeve buxhetore publike. Indiciet tregojnë se dëmi është me gjashtë…

Lexo më Shumë

Të nderuar anëtarë, donatorë dhe miq të dashur, Shoqata Humanitare “Mergimtaret Çerkezi 99” ka pasur nderin të ndihmojë familjen Asllani në momentet më të vështira të jetës së tyre, duke iu ndihmuar për ndërtimin e një shtëpie dhe duke kontribuar në shërimin e vajzës së tyre, e cila ka luftuar një tumor të rrezikshëm. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe kujdesit të vazhdueshëm mjekësor, fatkeqësisht tumori është shfaqur përsëri. Këtë herë në melçi, ku kërkohet një operacion urgjent dhe trajtim i specializuar në Turqi. Spitali në Turqi ka kërkuar një shumë prej 75’950 EUR për të mbuluar shpenzimet e operacionit dhe…

Lexo më Shumë

Në orë të mësimit raportohet se është rrahur dhe përgjakur nxënësi 14 vjeç M.A. nga arsimtari J.H., raporton TV21. Sipas familjarëve rasti ka ndodhur në klasë gjatë orës mësimore të biologjisë. Rasti është raportuar edhe në polici, ku nga SPB-Kumanovë na kumtojnë se kanë dal më vendngjarje dhe kanë dokumentuar rastin. Nga sekretariati i ShF “Naim Frashëri” thonë se rasti është paraqitur në komisionin disiplinor të shkollës dhe të hënën do të caktohet masa disiplinore ndaj arsimtarit që dyshohet që ka sulmuar fizikisht nxënësin në fjalë.

Lexo më Shumë

Lirim Sylejmani, 48 vjeç, një shtetas i natyralizuar amerikan me origjinë nga Kosova, ka pranuar fajësinë në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Uashington D.C., për marrjen e trajnimit ushtarak nga Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (ISIS), një organizatë e shpallur terroriste e huaj, njofton Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Deklarata për këtë u bë nga Prokurori i SHBA-së Matthew M. Graves, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Mattheë G. Olsen i Divizionit të Sigurisë Kombëtare të Departamentit të Drejtësisë, dhe Agjenti Special i FBI-së Sanjay Virmani i Divizionit Kundër Terrorizmit në Zyrën e Uashingtonit. “Ndërsa kërcënimi nga grupe terroriste si ISIS…

Lexo më Shumë

Kemi gatishmëri për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por mesazhi është i qartë, miratimi i ndryshimeve kushtetuese nuk duhet të shërbejë vetëm për hapjen e procesit. Duhet të dimë se ky proces do të përfundojë dhe kur. Me këtë po përpiqemi të sigurojmë procesin nga fillimi deri në fund të negociatave, ka thënë kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë për “Faktor”. “Ne insistojmë në këtë, sepse në rast të një bllokade të përsëritur në të ardhmen, shpresa mes qytetarëve do të humbasë në masë të madhe dhe do të jetë e vështirë të bindim qytetarët se një ditë do të përfundojmë…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, pas takimit të tij me homologun amerikan Antony Blinken, tha se kanë rënë dakord për arritjen sa më parë të një armëpushimi në Gaza, raporton Anadolu. Fidan dhe Blinken, pas takimit të tyre në Ankara, dhanë deklaratë për gazetarët. Kryediplomati turk tha se kanë qenë në një bisedë intensive me Blinkenin që nga mëngjesi, duke bërë të ditur se në takim dy pikat urgjente të agjendës ishin Siria dhe Gaza. Fidan theksoi se gjatë takimit të tyre kanë diskutuar se çfarë mund të bëjnë Türkiye, SHBA-ja dhe aktorët rajonalë për çështje të tilla…

Lexo më Shumë

Trupat ruse në Siri po largohen nga kryeqyteti Damask dhe provinca e Homsit ku ishin të vendosura dhe po tërhiqen si një kolonë në bazën ajrore Khmeimim në provincën Latakia në perëndim të vendit, raporton Anadolu. Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, me rënien e regjimit Baath forcat ruse në Siri vazhdojnë të tërhiqen nga Damasku dhe Homs ku ishin vendosur. Ushtarët rusë po shkojnë në bazën ajrore Khmeimim në Latakia me një kolonë që përmban automjete të mëdha dhe disa automjete të blinduara ushtarake si dhe kamionë me rimorkio. Baza Khmeimim ku janë vendosur ushtarët rusë, përfshin pista…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në një intervistë për emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mexhiti theksoi se parashikimet e tij para seancës së gjykatës dolën të sakta, duke deklaruar se “asgjë nuk do të ndodhte të mërkurën,” gjë që u konfirmua. Ai siguroi se pozicioni i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nuk është i rrezikuar dhe nuk mund të abrogohet. “Gjuha shqipe nuk abrogohet. Mund të avancohet, por jo të abrogohet,” u shpreh Mexhiti, duke nënvizuar rëndësinë e…

Lexo më Shumë