Author: Jeta almakos

Sipas të dhënave të zbuluara nga “Financial Times”, regjimi i rrëzuar i Bashar al-Asadit në Siri dërgoi me avion rreth 250 milionë dollarë para të gatshme në Moskë midis viteve 2018-2019, mes përshkallëzimit të sanksioneve perëndimore dhe thellimit të varësisë financiare nga Rusia për mbështetje ushtarake dhe ekonomike, transmeton Anadolu. Dokumentet e marra nga e përditshmja britanike zbulojnë se Banka Qendrore e Sirisë dërgoi dërgesa me dollarë dhe euro, që peshonin gati dy tonë, në aeroportin “Vnukovo” të Moskës. Këto fonde u depozituan në bankat ruse të sanksionuara nga SHBA-ja. Transferimet erdhën gjatë një periudhe kur Siria, duke luftuar me…

Lexo më Shumë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka humbur një mocion mosbesimi në parlamentin gjerman, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të 23 shkurtit. 394 ligjvënës votuan kundër qeverisë dhe 207 pro, nga parlamenti prej 733 vendesh. Ishte e pritshme që Scholz do ta humbiste votën, pasi koalicioni trepalësh qeverisës u shpërbë për shkak të ndarjeve të thella të politikës fiskale. Vetë Scholz mbështeti zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, por spekulimet ishin të shumta përpara votimit se partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) kishte plane për të sabotuar zgjedhjet e parakohshme duke votuar që Scholz të qëndronte kundër vullnetit të…

Lexo më Shumë

Një vajzë 15-vjeçare me frakturë të dy rruazave të mesit është duke u trajtuar në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naum i Ohrit” në Shkup për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga sfida e re “Supermen” në rrjetin social “Tik Tok”, konfirmoi për MIA-n u.d. drejtori i spitalit, dr. Nebojsha Nastov. Gjatë fundjavës me lëndime në kyçet e dorës është pranuar një nxënës, i cili e ka pranuar këtë sfidë. Drejtori Nasev thotë se kjo sfidë mund të shkaktojë edhe pasoja të përjetshme dhe varet nga goditja gjatë rënies. “Këtë fundjavë janë kryesisht këto dy raste të reja, edhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një konferencë për media, ka folur sot për tre aksionet e ndërrmara nga policia ditëve të fundit, ku u bllokuan disa pjesë të Shkupit. Në aksionin e ditës së sotme të policisë, Toshkovski tha se në bazë të dyshimeve për parregullsi në Lotarinë Shtetërore, Policia ka vepruar me urdhër të Prokurorisë, në bazë të kallëzimit penal për ish-kryeministrin dhe ish-zv/kryeministrin, ndërsa ai informoi se dy persona janë të pa kapshëm, pasi gjendet jashtë vendit, ndërsa shtoi se janë bërë lëshime nga disa policë kufitar, gjatë ditës së djeshme në orët e hershme…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler, në një intervistë për “Slloboden Peçat” tha se Qeveria ka bërë përparim të dukshëm pavarësisht se ka trashëguar shumë sfida nga ajo e mëparshme, transmeton Ora24.tv. “Ata trashëguan shumë e shumë sfida. Madje, mendoj se edhe Qeveria e mëparshme do të ishte dakord që problemet janë të mëdha dhe ka ende shumë për tu bërë. Gjashtë muaj nuk janë një kohë e gjatë për një qeveri të re, të jem e sinqertë. Por do të theksoj se në bazë të bisedave të mia të drejtpërdrejta me këtë kryeministër dhe shumë ministra…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski njoftoi se çfarë është sekuestruar nga bastisjet e bëra në Çair, Haraçinë, Shuto Orizarë, Butel dhe Studeniçan, përcjell TV21. Toshkovski tha se bastisjet për shkatërrimin e grupit po vazhdojnë. “Është shkatërruar grupi i organizuar kriminel prej 18 personave, që përbëhej nga persona nga Shkupi, që një kohë të gjatë kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale të krimit serioz të dhunshëm dhe tregtisë së paligjshme me armë. janë kryer bastisje te 24 persona, në gjithsej 30 lokacione, prej të cilave 28 në rajonin e Shkupit dhe 2 në rajonin e Velesit.…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministër, ish-zëvendëskryeministër dhe ish-sekretar i përgjithshëm i Qeverisë janë pjesë e aksionit policor në shkallë të gjerë në rastin që lidhet me Lotarinë Shtetërore. Dy prej tyre nuk janë në dispozicionin e organeve të rendit dhe nuk janë në shtet, tha sot ministri i brendshëm Pançe Toshkovski. Ndaj këtyre personave është ngritur kallëzim penal për dëmtim të buxhetit me mbi 8 milionë euro përmes aktiviteteve kriminale. “Kallëzim penal u dorëzua në Prokurorinë Publike në Shkup kundër 8 personave, njëri prej të cilëve është ish-kryeministër, njëri është ish-zëvendëskryeministër, njëri është ish-drejtor i një personi juridik, njëri është ish-sekretar i përgjithshëm, pjesa…

Lexo më Shumë

Sipas informacioneve, është grabitur një degë e Komercijalna Bankës në rrugën Cvetan Dimov, në mes të ditës. Grabitësit hynë në bankë dhe, nën kërcënimin e armëve, morën një shumë të pacaktuar parash. Më shumë detaje priten gjatë ditës. Lidhur me këtë grabitje mësohet se janë arrestuar dy persona.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Shkup, duke u bazuar në kallëzimet penale të MPB-së dhe Policisë Financiare, ka sjellë Urdhër hetimi ndaj dy personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë bashkëkryerës të veprës penale – Përvetësim në shërbim. Për katër persona të tjerë ka iniciuar procedurë penale – Keqpërdorim i pozitës dhe detyrës zyrtare. Për këtë, mëngjesin e sotëm, me urdhër të gjykatës, nga policia dhe nën drejtimin e prokurorit kompetent, janë kontrolluar 9 lokacione në Shkup dhe në Kumanovë me qëllim të sigurimit të provave. “Nga provat e grumbulluara, rezulton dyshimi i bazuar se dy bashkëkryerësit, si persona përgjegjës…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler tha se autoritet amerikane me vëmendje po i ndjekin hetimet dhe arrestimet dhe shpresojnë që ato të japin fryte. E pyetur nëse është habitur që ka parë emrin e ish zëvendës kryeministrit Artan Grubi në “listën e zezë” amerikane, Aggeler u përgjigj se “Jo”. ANGELA AGGELER, AMBASADORE E SHBA-SË NË RMV “Dhe supozimi im është se ndoshta askush në këtë vend, në mesin e qytetarëve, gjyqësorit, mes kujtdo tjetër, nuk do të çuditej të shihte emrin e tij në listë. Një nga gjërat që është vazhdimisht e vërtetë është kur Shtetet e Bashkuara…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot se nesër në Bruksel do të shkojë për të prezantuar pozicionit e njëjta që ka qeveria e vendit sa i përket kontesitit me Bullgarinë, përkatësisht për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit. Megjithatë, ai pret që përbërja e re e Komisionit Evropian, veç më të ketë informata shtesë nga vizita e tij e fundit në Bruksel. Ai tha se, zgjidhja aktuale është vetëm për të zhbllokuar hapin e parë, ndërsa qeveria kërkon zgjidhje më afatgjate. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së “Nga ato takime duhet të sillet diçka e mirë edhe për qytetarët e shteteve me të…

Lexo më Shumë