Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit dhe drejtorit të Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi, përcjell TV21. BDI tha se, vdekja e një fëmije tjetër në Klinikë është një tjetër tragjedi dhe shtoi se, mospergjegjësia e ministrit dhe drejtorit po kushton me jetë të fëmijëve. “Vdekja e një tjetër fëmije të pafajshëm në Klinikën Universitare për Fëmijë është një tragjedi që nuk mund të kalojë pa përgjegjësi. Kjo është hera e pestë që dëgjojmë për humbjen e një jete të re, brenda dy muajve ndërsa sistemi shëndetësor është lënë në autopilot dhe ministri i…
Author: Jeta almakos
Një tërmet është regjistruar pak çaste më parë në kufirin RMV-Kosovë. Sipas të dhënave të faqes së specializuar për tërmete fuqia e dridhjes ka qenë 3.0 shkallë sipas Rihterit. Epiqendra e tërmet ka qenë 41 km nga Prishtina, 9km nga Gjilani. Thellësia e tërmetit 9 km. Të njëjtin e kanë ndjerë edhe banorët e Shkupit. /SHENJA/
Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i cili u largua nga Bashkimi Demokratik për Integrim për të krijuar më pas subjektin e tij politik, tha se, nuk ndjen kënaqësi kur sheh shkatërrimin e BDI-së që siç thotë, “siç nuk kam ndjerë kënaqësi me tjetërsimin që i ndodhte atij subjekti”. Në Daily Click në TV21 që do të transmetohet të martën, Mexhiti tha se, të gjithë ata që kanë kontribuar dhe investuar në BDI-në, nuk janë të lumtur me atë që po ndodh por thotë se, ky është një realitet. “Mirëpo në anën tjetër nuk ndjej kënaqësi sepse…siç nuk kam ndjerë…
Prokuroria Publike e Shkupit tha të hënën se katër personat e arrestuar një ditë më parë në askione të ndara, akuzohen për planifikimin dhe kryerjen e sulmeve terroriste në Maqedoninë e Veriut dhe vende të tjera. Gjykata e Shkupit urdhëroi një muaj paraburgim për katër të dyshuarit. Çfarë dihet për të dyshuarit? Ata u arrestuan më 15 dhjetor dhe autoritetet maqedonase ende nuk e kanë publikuar identitetin e të dyshuarve. Por, është bërë e ditur se tre nga të arrestuarit janë nga Gostivari, një qytet në perëndim të Maqedonisë së Veriut, ndërsa i katërti nga Struga, një qytezë në rajonin…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski duke folur për aksionet e fundit policore dhe për tensionet mes shqiptarëve dhe maqedonasve të cilat rezultuan me djegie të flamujve të të dy komuniteteve, tha se derisa është ai kryeministër për herë të parë ndodh që një person të dënohet për djegien e Flamurit Shqiptar, transmeton TV21. “Për herë të paru u arrestua person për djegien e Flamurit Shqiptar. Asnjëherë më parë kjo nuk ka ndodhur. Unë nuk dërgoj porosi politike që bazohen në ndjenja, por në numra. Këto janë shembuj, shembuj komparativ që të shihni se për gjashtë muaj çfarë imazhi…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, siguron opinionin se të gjitha procedurat parlamentare zhvillohen në përputhje të plotë me Rregulloren e Punës, kushtetutën dhe ligjet. Kryetari Gashi nuk ka diskrecion për të bllokuar interpelancat—ai është i detyruar t’i përcjellë ato për procedurë të mëtejshme, ashtu siç ndodhi disa muaj më parë kur një interpelancë u iniciua edhe ndaj tij personalisht. Interpelanca ndaj znj. Ilire Dauti është një nga pesë interpelancat që janë aktualisht në proces, së bashku me ato ndaj minstrave Mexhiti, zv. ministrit Iseni, ministrit Toshkovski dhe ministrit Stoilkovic. Është e rëndësishme të theksohet se, konform procedurave parlamentare, rezultati i…
Arsim Papraniku është biznesmeni që, me automjetin e tij dhe targa diplomatike, e ka transportuar Artan Grubin në Kosovë, pak para fillimit të aksionit policor, konfirmojnë burimet e hetimit për TV Telma. Grubi udhëtoi drejt Kosovës me mjet diplomatike, së bashku me biznesmenin e njohur dhe të suksesshëm në rajon nga Maqedonia, Arsim Papraniku, i cili, në vitin 2018, u emërua konsull nderi i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë. Fusha konsullore mbulon qytetin e Strugës, dhe si konsull nderi, Papraniku ka vepruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me rregullat dhe normat e aktiviteteve konsullore, duke pasur…
Kryeministri Hristijan Mickoski në Click Plus në TV21 ka folur për temat aktuale. E pashmangshme ishte pyetja për aksionet policore të cilat janë kryer gjatë këtyre ditëve në Maqedoni, mes të cilave edhe ajo për shkatërrimin e grupeve kriminele. Ai tha se deri tani janë zbardhur 7 vrasje. Bëhet fjalë për struktura kriminale të cilat kanë qenë të pranishme nëpër qytete të shtetit për më shumë dekada. Bëhet fjalë për grup për të cilin ekzistojnë dyshime të bazuara për kryerjen e veprave kriminale, mes të cilave edhe vrasje. Në bazë të dëshmive të cilat janë grumbulluar, bëhet fjalë për aksion…
Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski në Click Plus në TV21 tha se sipas informacioneve që posedon, ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, bashkë me një biznesmen, gjatë ditës së djeshme me veturë me targa diplomatike, kanë dalë nga Maqedonia e Veriut, në drejtim të Kosovës. “Informacioni im i fundit është që një kohë të gjatë, ish njeriu i parë i Lotarisë së Maqedonisë nuk gjendet në territorin e vendit tonë. Por që ish-zv/kryeministri, bashkë me një person tjetër biznesmen, me veturë me targa diplomatike, e ka lëshuar Maqedoninë dhe për herë të fundit është drejtuar në drejtim të fqinjit verior, Kosovës. Ky është…
Rrjeti sizmologjik në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se janë regjistruar lëkundje të tokës në vend. Nga atje thojnë se sot, në ora 19:46 është regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit ka qenë 112 kilometra nga Shkupi, në rajonin Dellçevë – Berovë. Tërmeti ka qenë në lartësinë prej 2.9 ballë të Shkallës së Rihterit, ndërkaq i njëjti është ndjerë në vendbanimet si Pehçevës, Berovë dhe rrethinë.
Ish-deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, në një intervistë për Alsat, ka thënë se Grubi është marrë me Mijallkovin dhe Gruevskin, derisa shqiptarët e pafajshëm si Rexhail Qerimi kanë vdekur burgjeve. “E kemi pas rastin e Rexhail Qerimit që ndërroi jetë në burg duke qenë i pafajshëm, kemi rastin e Agim Islamit, Burhan Nuhiut nga Poroji, rastin “Monstra”, “Sopoti” dhe shumë raste tjera. Duke i pas këto raste të tilla ti mos të kesh ndjenjë njerëzore që të merresh me këto çështje për çka je i legjitimuar, pra t’i mbrosh shqiptarët dhe të shkosh e të bësh krushqi, të bësh organizatë…
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave të cilët dyshohet se si bashkëkryerës kanë kryer veprën penale – “përvetësim në detyrë zyrtare”. Nga Prokuroria gjithashtu thonë se për katër persona të tjerë ka filluar procedimi penal për veprën “shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. “Me kallëzim penal të paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Policisë Financiare, janë ndërmarrë disa veprime dhe nga provat e grumbulluara dyshohet se dy bashkëkryerësit, si persona përgjegjës në SHA Shoqërinë aksionare për lojërat e fatit “Lotaria Shtetërore” e RMV-së…

