LSDM ka reaguar në lidhje me fletarrestin e lëshuar për Artan Grubin, si dhe lëndën kundër tij nga Prokuroria. Nga partia e Venko Filipçes kanë ngritur dyshime se ikja e Grubit është dakorduar mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Sekretari organizativ i LSDM-së, Martin Kostovski theksoi dje se MPB do të duhet të japë përgjigje se si është e mundur që Artan Grubi të arratiset në Kosovë vetëm një ditë para aksionit, përkatësisht ditën e aksionit. “Sipas informacioneve që kemi, MPB kishte vendosur kontrollin policor në rrethrrotullimin përballë Bllacës ditën kur Grubi u largua nga vendi. Kontrolli ishte aty të paktën tre…
Author: Jeta almakos
Qeveria e Kosovës ka nënshkroi marrëveshjen me kompaninë shtetërore turke të mbrojtjes “Mechanical and Chemical Industrial Corporation” (MKE) për themelimin e fabrikës së municionit në Kosovë. Siç u njoftua nga zyra e kryeministrit Albin Kurti, fabrika do të prodhojë municion të “kalibrave të ndryshëm sipas standardeve të NATO-s”. “Përveç makinerive prodhuese, kontrata e nënshkruar parasheh edhe trajnime të stafit, mirëmbajtje për një periudhë të caktuar kohore dhe pajisje për testim dhe kalibrim të cilësisë së sistemit”, tha Kurti. Zyra e kryeministrit të Kosovës shtoi se fabrika do të funksionojë si kompani publike dhe si brend 100 për qind vendor i…
Kryetar i partisë politike GERB, Boyko Borisov, dje tha se ka biseduar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, për gjendjen e vendit ndërkombëtarisht, por edhe për situatën me Maqedoninë e Veriut. Borisov për mediat bullgare tha se e nga biseda e ka kuptuar se në dy-tre vitet e fundit në BE dhe NATO ka pasur shumë procese që kanë të bëjnë me Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë ndodhur pa pjesëmarrjen e Bullgarisë, nga të cilat siç tha, vendi ka humbur shumë kohë. “Prandaj duhet të formojmë qeveri dhe të forcojmë pozicionin tonë”, thotë kreu i GERB-it. Ai beson…
Një person paraditen e sotme është mbajtur në stacionin e Policisë në Karposht, ku po zhvillohet bisedë informative, njoftojnë burime të TV21 në MPB. Bëhet fjalë për pronarin e veturës diplomatike me të cilën Artan Grubi lëshoi Maqedoninë e Veriut. Sipas burimeve të redaksisë sonë, në momentin kur Grubi e ka lëshuar shtetin, me shumë gjasa nuk kanë qenë të aktivizuara masat për ndalim të lëshimit të shtetit, as nuk ka pasur urdhër “STOP”. Ndryshe, sot MPB ka shpallur fletarrestimet ndërkombëtare për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin.
Një automjet është djegur sërish në Shtip, kësaj radhe i ish shefit të SPB-së, Bobi Gidioski. Vetura është djegur në rrugën “Vanço Kitanov” në parkingun para objektit banesor, ndërsa ngjarja është raportuar në Stacionin Policor në Shtip pesë minuta pas mesnate. Automjeti “Volksvagen Golf” me targa të Shtipit ishte në pronësi të vajzës së Gidioskit, por ai ishte përdorues i të njëjtës. Në Shtip, ky është automjeti i dytë që digjet në vetëm tre ditë, ose i katërti në më pak se dy muaj. Në tetor ishte djegur vetura e menaxherit të televizionit rajonal M-Net, më pas një veturë ishte…
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar flet arrestimin ndërkombëtar për ish zv/kryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, përcjell TV21. Kjo vjen pasi Gjykata me kërkesë të Prokurorisë vendosi 30 ditë paraburgim për personat në fjalë, që për momentin nuk janë të kapshëm për organet e rendit.
MPB njofton se sot është kryer bastisje në Haraçinë, ku janë gjetur armë dhe municion. “Me datë 18.12.2024 rreth orës 01:30, zyrtarë policorë nga Njësia për Shpërndarje të Shpejtë dhe Njësiti për Trafikim Ilegal në SPB Shkup, në rrugën lokale nga fshati Orlancë në drejtim të fshatit Nikushtak, në atarin e Komunës së Haraçinës, kanë gjetur mitrolozë, nëntë pushkë automatike, korniza të shumta boshe për një automatik dhe një karikator për automatik, dy korniza për një pushkë automatike me plumba, një kavanoz me municion, një çantë shpine dhe sende të tjera. Armët e gjetura janë dorëzuar për ekspertizë në Departamentin…
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni në intervistën për Alsat tha se Sektori për Kontroll të Brendshëm po shqyrton shkeljet eventuale të zyrtarëve policorë gjatë kalimit të Artan Grubit në Pikën Kufitare Bllacë. Sipas tij, ka dyshime për rrjedhje eventuale të informatave nga policia në lidhje me çështjen e Grubit. Iseni, nuk dha informatë nëse Grubi ka qenë në Stop listë, gjegjësisht nëse ka pasur ndalesë për ta lëshuar shtetin. “Ne shpresojmë se gabimi apo lëshimi nuk ka qenë i qëllimshëm nga ana e policit kufitar dhe gjithashtu ne në terren, e kemi kontrollin e brendshëm, i cili është…
Udhëheqëse e hetimeve kundër grupit kriminal të njohur si “Duqanxhik”, Ruskovska, atëherë në cilësinë e kryesueses së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e akuzuar për rrjedhje të informacioneve nga hetimi. Ruskovska, përcjell “Telma”, zbuloi se pas marrjes së një urdhri gjyqësor për monitorimin e komunikimeve dhe përcjelljen e tij në ATO dhe polici, kreu i grupit ka fikur menjëherë telefonin. Ne nuk hetuam, këtë duhej ta bënte policia, por kohë më parë zbuluan se kush i jepte, dy dyshoheshin se i jepnin informacione. Që u dhanë ishte fakt. Për shembull, kreu i grupit kriminal nga “Duqanxhik”…
Presidenti bullgar Rumen Radev priti për një vizitë ish-kryeministrin maqedonas Ljubço Georgievski, me kërkesë të liderit të VMRO-Partisë Popullore, raportojnë mediat bullgare. “Dialogu politik mes Bullgarisë dhe Maqedonisë duhet të zhvillohet në të gjitha nivelet dhe mund të japë rezultate kur të ndërtohet mbi respektin e ndërsjellë dhe zbatimin e konsensusit evropian nga viti 2022”, theksoi Radev. Në bisedë, Radev shprehu shpresën se qeveria e Maqedonisë do t’i qaset sa më shpejt përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, si dhe shprehu pritjen që të ndalet “gjuha e urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve” në Maqedoni. Georgievski, nga ana e tij, theksoi se…
Skocia ndërmori vendimin drastik duke ndaluar përdorimin e aplikacioneve të mesazheve virtuale duke përfshirë edhe WhatsApp. Ky kufizim do të jetë për ministrat dhe stafin e qeverisë së Skocisë, u bë me dije nga burimet zyrtare. Zëvendëskryeministrja Kate Forbes e shpalli këtë vendim të martën pas publikimit të një raporti të porositur nga ish-kryeministri Humza Yousaf. Ky vendim erdhi pasi hetimi për COVID zbuloi se ministrat dhe funksionarët e lartë të administratës kishin fshirë mesazhet WhatsApp që shkëmbeheshin gjatë pandemisë. Zëvendëskryeministrja tha në një deklaratë se çdo teknologji mesazhi “jo-korporative” do të hiqet nga pajisjet e qeverisë së Skocisë në…
Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Intervistën e fundvitit për emisionin ZOOM në TVM2 midis tjerash deklaroi se tentimet për destabilizim ndëretnik kishin për qëllim që ta zbehin atmosferën e rrotacionit politik te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. “ Mund ta themi se ajo që e ka zbehur këtë atmosferë, si me thënë shpresëdhënëse për qytetarët kanë qenë ato paralajmërimet për destabilizim, tentativat që të krijohet situatë e tensionuar sidomos në aspektin ndëretnik. Që mendoj se nuk i shërben askujt, aq më pak shqiptarëve në këtë vend. Edhe ato po tejkalohen. Mendoj që në…

