Author: Jeta almakos

Gjykata Penale e ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse të Agim Islamit për rigjikim të rastit “Alfa”, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Islamit, kërkesa është refuzuar me arsyetimin se në Maqedoni nuk ka kush ta vlerësojë super-ekspertizën që është bërë jashtë shtetit. “Vendimi është marrë 07.11.2024, dhe ka afat ankese prej 3 ditësh, sot është 18.12.2024, kanë pritur që të kaloj afati për ankimimin e vendimit ne Apel, Arsyetimi i vendimit negativ është bazuar se: Maqedonia nuk ka ekspert në Byronë për Ekspertizë të Maqedonisë, që të japë mendim për ekspertizën e bërë jashtë shtetit tonë, dhe nuk pranohet ekspert…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka informuar banorët e komunës së tij për punët e realizuara gjatë tre viteve të mandatit përmes broshurave të shpërndara në të gjithë komunën. “2000 raporte të shtypura ua shpërndamë sot qytetarëve të Komunës së Butelit!”, ka shkruar Kostovski, duke theksuar përkushtimin e tij ndaj transparencës dhe llogaridhënies. Sipas Kostovskit këtë vit, raporti i detajuar, llogaridhënia përfshin të gjitha projektet dhe arritjet e realizuara deri tani, duke u bazuar në premtimet parazgjedhore. Punën transparente dhe të përgjegjshme e kanë vlerësuar qytetarët e Butelit, të cilët tashmë kanë qasje në informacione të plota dhe…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër një personi për vepër penale – Vrasje. Ndërkaq, për një person tjetër ka filluar procedura për shkak të dyshimeve për dhënien e ndihmës për kryerjen e veprës penale. Në njoftim të prokurorisë, thuhet se motivi i kësaj vrasje është për çështje të pazgjidhura të borxhit. Prokuroria Themelore Publike Shkup “Më 10 dhjetor, në fshatin Mirkovc, tashmë i dyshuari 37-vjeçar me dashje ka tentuar t’i marrë jetën një personi, dhe motivi i tij ka qenë padurimi i mëparshëm i ndërsjellë për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura debitore-kreditore. Ai…

Lexo më Shumë

“Një milion fidanë në pesë vjet” është iniciativa që ka ndërmarë Hallk Bank për një të ardhme më të gjelbër dhe më të përmbajtur. Drejtori i përgjithshëm i Hallk Bankës, Bilall Suxhubashi, tha se këtë iniciativë do ta realizojnë si pjesë e platformës së tyre “Hallk-Eko”, e cila do të jetë kontributi më i madh deri më tani për përmisimin e mjedisit jetësor. BILALL SUXHUBASHI,DREJTOR I HALLK BANK-SË “Me këtë iniciativë, ‘Një milion fidanë në pesë vjet’, në një farë mënyre e shënojmë 5 vjetorin e platformës tonë ‘Hallk-Eko’. Në kornizë të asaj që në vitet e fundit, kemi organizuar,…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Këshillit Koordinues të Diasporës, i kryesuar nga kryetari Mark Gjonaj dhe biznesmeni i mirënjohur Lazim Destani, kanë realizuar një vizitë të rëndësishme në Komunën e Tetovës. Këshilli ka njoftuar se gjatë kësaj vizite, delegacioni zhvilloi një takim konstruktiv me kryetarin e Komunës, Bilall Kasami. Ky takim shënoi një moment të veçantë bashkëpunimi, ku u diskutua për mundësitë e angazhimit të diasporës në projekte zhvillimore dhe forcimin e lidhjeve midis Tetovës dhe bashkëkombësve tanë jashtë vendit. “Gjatë këtij takimi, u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me bashkëpunimin midis diasporës shqiptare dhe Komunës së Tetovës. Qëllimi kryesor ishte fuqizimi…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski publikoi se në Bruksel kishte takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kalas. “Në takim diskutuam nevojën që BE-ja të përshpejtojë procesin e integrimit dhe të angazhohet përmes vullnetit të mirë dhe mirëkuptimit të zhbllokojë rrugën tonë drejt BE-së. I shpjegova pozicionet dhe objektivat tona. Maqedonia meriton të ecë përpara në integrimet”, ka shkruar kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Lexo më Shumë

Avokati Antonio Apostolski do ta përfaqësojë ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajramin, në çështjen ku ai, së bashku me ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe disa persona të tjerë, është i dyshuar për përvetësimin e rreth tetë milionë eurove nga Lotaria. Këtë informacion e ka konfirmuar avokati Apostolski, i cili deklaroi se Bajrami nuk është i arratisur nga shteti, por prej disa muajsh jeton jashtë vendit. Edhe kryeministri Hristijan Mickoski, duke folur për këtë çështje gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Click Plus,” tha se drejtori i Lotarisë Shtetërore nuk ka qenë në vend për një kohë të gjatë. -Informacionet e mia janë se…

Lexo më Shumë

 Fronti tashmë i shpartalluar evropian i kryesuar nga partia non grata BDI, i mbushur me persona të listave të zeza, nuk kanë kredilitet të dalin e të flasin më për gjëra që tangojnë shqiptarët. Ata janë të demaskuar dhe të ekspozuar para syve të popullit! Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi – kjo kopje e keqe e Gruevskit, që fliste me gojën plot UÇK, në sprovën e parë me drejtësinë ia mbathi. Eja përballu, Artan! Shqiptarët nuk e kanë zakon të ikin. Shqiptarët, kur kanë të drejtë, përballen me ballin lart dhe nuk tremben. Mos i baltos shqiptarët, mos i…

Lexo më Shumë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, kanë zhvilluar një bisedë telefonike duke u fokusuar në marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet kryesore rajonale, veçanërisht Sirinë, transmeton Anadolu. “Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe Türkiye-Francë, si dhe çështjet rajonale dhe globale”, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes. Presidenti Erdoğan shprehu miratimin e tij për “vendimin e Francës për rihapjen e ambasadës së saj në Siri”, duke e quajtur atë një hap pozitiv për angazhimin ndërkombëtar në rajon. Gjithashtu edhe Türkiye së fundmi rihapi ambasadën e saj në kryeqytetin Damask, pas rënies së regjimit të Bashar Asadit më…

Lexo më Shumë

Një pjesë e personelit mjekësor në spitalin për fëmijë “Kozle” i është drejtuar me letër të hapur kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, përcjell TV21. Personeli mjekësor thotë se drejtoresha Karolina Simonovska me veprimet e saj po e shkatërron këtë spital, gjegjësisht ankohen për, siç thonë, shkatërrimin e kabinetit të bronheoskopisë, ku pas mosmarrëveshjeve, ka pasur një sërë dorëheqjesh dhe largime nga puna të personelit profesionist. “Me këtë menaxhim, drejtoresha ka arritur që nga 67 bronheoskopi të kryera në vitin 2023, dhe prej 40 bronheoskopive nga janari deri në qershor të vitit 2024, në periudhën pas emërimit…

Lexo më Shumë

Ligji për arsim të mesëm dhe intonimi i himnit në shkolla të mesme, ka përplasur përsëri subjektet politike shqiptare në Kuvend. Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti ka adresuar kritika për koalicionin VLEN dhe ka pyetur zëvendëskryeministrin Mexhiti se cili është mendimi i tyre për këtë ligj. Dauti ka pyetur Mexhitin edhe për rolin e VLEN në Qeveri. Deputetja Dauti ka zbuluar edhe faktin se në ligjin për arsim të mesëm kërkohet që për tu emruar drejtor në një shkollë, kandidatët të testohen për nivelin sa e njohin gjuhën maqedonase. “Ju duhet të tregoni, jeni që himni të këndohet nga…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, sot pasdite në Bruksel do të marrë pjesë në samitin e shtatë BE-Ballkani Perëndimor, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mutsunski dhe ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani. Në kuadër të vizitës së tij dyditore në Bruksel, Mickoski do të zhvillojë takime me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri. Gjithashtu, ai do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane.Përpara samitit, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së miratuan konkluzionet për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar rëndësinë e përshpejtimit të implementimit të…

Lexo më Shumë