“Unë kam qenë e zëshme edhe për Qeverinë. Mendimin tim e kam shprehur kudo. Por vendimi i takon Qeverisë si organ kolektiv, jo individ”, kështu tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, sot nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të LSDM-së, Jovan Mitreski, për masat për çmimet e produkteve ushqimore. “Përmendët një mori gjërash që nuk janë në kuadër të Ministrisë së Financave, por janë përgjegjësi e Ministrisë së Ekonomisë – nga shporta e konsumatorit e deri tek produktet etj. Unë e kam shprehur qëndrimin tim. Tani ka pasur një korrigjim dhe ka qenë në drejtimin që…
Author: Jeta almakos
Botimet ALSAR vijnë në këtë dhjetor me një buqetë prej gjashtë titujsh, të sapodalë nga shtypi. Pesë prej tyre janë botime të reja, e një është ribotim. Nëpërmjet studiuesit turk İlkay Erken mbërrin një punim shumë interesant dhe i dobishëm për tre qytete tonat, të parë në të shkuarën e tyre osmane. “Tri kasaba osmane në Shqipërinë e Jugut: Vlora, Berati, Gjirokastra (Shekulli XIX)”, përmban të dhëna të vlefshme, me një përshkrim lehtësisht të përthithshëm. Lexuesit i jepen për t’u lexuar gjithashtu kumtesat e konferencës shkencore të organizuar nga Fondacioni ALSAR në 80-vjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ai…
Lëvizja Vetëvendosje bashkë me partnerët e listës, Guxo dhe Alternativa, kanë prezantuar sonte kandidatët për deputetë pjesë e garës zgjedhore të 9 shkurtit 2025. Listës prej 110 kandidatëve i prin kandidati për kryeministër, kryeministri aktual dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ky i fundit në fjalimin e tij ka prezantuar listën e VV-së për të cilën tha se janë njerëz me dinjitet dhe profesionalë. “Në listën e fitores sonë të madhe në këta 110 kandidatë, gjejmë një gamë të gjerë profesionesh nga njëshi deri 110-shi gjejmë 17 mjekë, 12 inxhinierë e tre të tjerë nga shkencat ekzakte, 12 juristë,…
Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti sot mori pjesë në Konferencën për ajër të pastër të organizuar nga Banka Botërore në kuadër të Programit Rajonal për Mbështetje teknike për cilësinë e ajrit, ku u prezantua ‘Rishikimi institucional dhe funksional i menaxhimit të cilësisë së ajrit në Maqedoninë e Veriut’ . Mexhiti, në prani të menaxherit të Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut Kosovën, Massimiliano Paolucci shprehu falënderim për ekipin e ekspertëve të cilët e identifikuan përmirësimin e cilësisë së ajrit si qëllim strategjik në Kornizën e Partneritetit të Bankës Botërore me…
Ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se gjatë punës së tij, si kryeministër e zëvendës-ministër i financave, gjithmonë është udhëhequr nga ligjet dhe ka punuar në harmoni me procedurat. Ai deklaroi se nuk është përfshirë në punën e asnjë ndërmarrjeje ose shoqate aksionare që është në pronësi shtetërore. Deklaratat e Kovaçevskit vijnë pasi të hënën ministri Pançe Toshkovski në një konferencë për media deklaroi se kryeministri i kaluar dhe sekretari gjeneral i Qeverisë janë në listën e personave me kallëzim penal për veprat penale që kanë ndodhur me dëmtimin e buxhetit në rastin “Lotaria”. “Në raport me informacionet që janë publikuar, ato…
Nga zjarri në një shtëpi në Shkup, që ka ndodhur mbrëmë, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është dërguar në spital me simptoma të mbytjes. Siç kumtoi MPB-ja, më 18.12.2024 në ora 00:51 në SBP Shkup është raportuar se në rrugën “Finska” në Shkup ka shpërthyer zjarr në shtëpi, në pronësi të M.A.(71). “Pas shuarjes së zjarrit, nga një ekip i Brigadës zjarrfikëse Shkup, pronari është gjetur i vdekur, ndërsa mjeku i ndihmës emergjente e ka konstatuar vdekjen. Ndërkaq, bashkëshortja e tij A.V (68) me simptoma të mbytjes është dërguar në Kompleksin e klinikës “Nënë Tereza” në Shkup,…
Në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Tetovës, Departamenti i Filologjisë Orientale, u organizua një aktivitet festiv me rastin e “21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke”, ndërsa me këtë rast gjithashtu u kremtua edhe 15 vjetori i themelimit të Departamentit të Filologjisë Orientale në Universitetin e Tetovës. Hapjen solemne e bëri nikoqiri, shefi i departamentit të Filologjisë Orientale, Prof. Dr. Sylejman Baki, ndërsa në emër të universitetit fjalë përshëndetëse të panelit e mbajti, Prof. Dr. Musa Musai. Në kuadër të aktivitetit, u mbajt gjithashtu paneli me temë: “Personalitetet poetike të qytetërimit tonë: Mevlana, Mehmed Akif Ersoj dhe…
Njësitë policore që merren me arrestimin e të kërkuarve ndërkombëtarisht, kanë pranuar gjatë ditës së sotme edhe fletarrestin nga ana e Maqedonisë së Veriut ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi. Pra me këtë rast, Maqedonia e Veriut kërkon që në momentin që haset Grubi të arrestohet dhe të dorëzohet te autoritetet e rendit dhe drejtësisë. Grubi po kërkohet për veprën penale të përvetësimit të pasurisë së paligjshme. KALLXO.com mëson nga burime brenda policisë se fletarresti është pranuar gjatë ditës së sotme nga policia. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut ka publikuar fletarrestimet ndërkombëtare të lëshuara për ish-zëvendëskryeministrin Artan…
Ligji për arsim që parasheh intonim të himnit shtetërorë në shkolla e që ende është në procedurë paralamentare, ishte një prej pyetjeve të deputetes së FE, Ilire Dauti. Ajo këtë pyetje ia parashtroi zv.kryeministrit të parë, Izet Mexhitit, përmes së cilës kërkonte përgjigje, nëse ai e pranon këtë zgjidhje ligjore dhe nëse është PRO intonimit të himnit shtetërorë në shkolla. Zv.kryeministri Mexhiti nuk u përgjigj drejtpërdrejtë, por parashtroi kundër pyetje deri te Dauti – pse këshilltarët nga radhët e FE në Veles kanë votuar për intonimin e himnit. Dauti parashtroi pyetje edhe deri te kryeministri Hirstijan Mickoski për atë se…
Sot, në zyrat e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Maqedoninë e Veriut, koalicioni VLEN nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit “Fito me Integritet”. “Ky memorandum pasqyron zotimin tonë për reforma të thella brenda partive politike, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve dhe sigurimin e një gare të drejtë dhe transparente në zgjedhjet e ardhshme. Me “Fito me Integritet”, koalicioni VLEN angazhohet për: • Krijimin e një kulture organizative përfshirëse; • Përzgjedhjen e kandidatëve bazuar në meritokraci; • Sigurimin e shanseve të barabarta për të gjithë; • Garantimin e transparencës financiare. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një politike…
Aleanca për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën ka reaguar pas informacionit se është refuzuar ankesa për rigjykim të rastit “Alfa” për Agim Islamin. Nga ASh-ja pjesë e Frontit Evropian thonë se duhet të merren në përgjegjësi gjyqtarët të cilët refuzuan ta dërgojnë në rigjykim rastin “Alfa” dhe ankesa duhet të pranohet. “SKANDALOZE – Këshilli Gjyqësor duhet ti marrë në përgjegjësi këtë përbërje gjyqtarësh që ka refuzuar një ekspertizë te licencuar që dëshmon pafajësinë e Agim Islamit. Refuzimi i saj përbën një shkelje të rëndë të rendit ligjor dhe kushtetues të RMV-së, si dhe një shkelje të të drejtave të njeriut.…
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se ka marrë masa disiplinore ndaj punonjësit të policisë B.J. pasi ai ka lejuar që Artan Grubi ta kalojë kufirin, edhe pse siç thonë nga MPB ka pasnjë masë aktive në listën e ndalimit “mbaj dhe njofto menjëherë”. “Pas kontrollimeve të kryera, inspektimit të materialeve zyrtare dhe pas analizës së pamjeve të sigurisë nga kamerat e sigurisë në Stacionin Policor të Pikëkalimit kufitar “Bllacë”, Departamenti vërtetoi se punonjësi i policisë B.J. me veprimin e tij të papërgjegjshëm nuk ka realizuar kontrollet e duhura për automjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror në dalje nga…

