VMRO-DPMNE, nëpërmjet një kumtese thekson se fundi i BDI-së ka filluar me vendosjen në Listë të Zezë të SHBA-së, fillimisht të Ramiz Merkos, ndërkaq pastaj edhe Artan Grubit. Sipas partisë së Hristijan Mickoskit, është shkatërruar miti për Ahmetin dhe njerëzit e tij se janë të paprekshëm. Duke përmendur arratisjen e Grubit, nga VMRO-ja theksojnë se strehë për kriminelët dhe për të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin nuk ka. VMRO-ja, gjithashtu kritikon edhe qasjen e opozitares LSDM, të cilët sipas tyre, lanë qenë bashkëpunëtorë të afërt të integristëve me të cilët, e kanë robëruar shtetin. /Alsat.mk
Author: Jeta almakos
Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Dr. Mahmut Çevik, dje ka zhvilluar një takim të përbashkët me Zëvendëskryeministrin, njëkohësisht Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari. Takimi u realizua në kuadër të festës së 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit të Gjuhës Turke, ku u bisedua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i takon vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, për një periudhë 1-vjeçare. Përmes një postimi në “X”, Rama thekson se kjo vendimmarrje nuk vjen në formë të nxituar, por pas një këshillimi të gjerë me prindër në të gjitha shkollat e vendit. Më tej, ai ka një përgjigje për kompaninë e TikTok, duke thënë se “në Shqipëri vendosin shqiptarët, jo pronarët e algoritmit të këtij rrjeti”. “Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht…
50-vjeçari i akuzuar për vrasjen e katër grave dhe një djali nëntëvjeçar, duke i përplasur me makinë në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman të Magdeburgut, është lënë në paraburgim. Ai u paraqit para gjykatës të shtunën në mbrëmje pas incidentit tragjik të së premtes, kur një makinë BMW e zezë përshkoi tregun e mbushur me njerëz, duke plagosur mbi 200 persona. Policia e Magdeburgut bëri të ditur se hetimet janë ende në vazhdim dhe bëri apel që dëshmitarët të ndajnë foto ose video të incidentit për të ndihmuar hetimin. I dyshuari, i identifikuar nga mediat lokale si Taleb al-Abdulmohsen,…
Pres që bankat pas festave të fundvitit të transferojnë një pjesë të mjeteve te kompanitë, sipas kushtit të përcaktuar, që të jenë deri në 10 milionë euro individualisht, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me kredinë hungareze. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Se a do të shfrytëzohen fondet nuk e di, dua që të ketë shumë ide biznesi. Qeveria është këtu për t’i vendosur hipotezat në tavolinë. Ne jemi këtu për të bashkëpunuar me komunitetin e biznesit. Pres që mjetet nga kredia të transferohen në janar”. Kompanitë në vend do të mund të shfrytëzojnë 250 milionë euro…
Asnjë anketë e rrejshme nuk mund të mbulojë turpin e Qeverisë së Mickoskit dhe Pançe Toshkovskit për ikjen e Grubit”, ka vlerësuar sot partia opozitare LSDM. Kufiri i Kosovës, siç theksuan ata, është poroz, i hapur për të ikur kriminelët dhe terroristët. Sipas tyre, ministri i Brendshëm Toshkovski nuk e ka idenë se ku është Grubi dhe se pas gjithë skandaleve duhet të japë dorëheqje. LSDM “Qeverisë së Mickoskit vërtet nuk po i ecën mirë, nuk realizohet ajo që ka premtuar para zgjedhjeve, çdo ditë ka skandale, institucionet nuk punojnë, qytetarët varfërohen, çmimet po rriten, vendi është i ngecur dhe…
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, pas takimit në Damask me liderin e administratës së re siriane, Ahmed al-Sharaa, ka deklaruar se integriteti territorial i Sirisë është i “panegociueshëm” dhe ka riafirmuar se nuk ka vend për grupin terrorist YPG/PKK në vend, raporton Anadolu. “Nuk është koha për të pritur dhe për të parë. Ne duhet të marrim masa. Integriteti territorial i Sirisë është i panegociueshëm. Ne duam të ritheksojmë se nuk ka vend për PKK/YPG-në në Siri”, tha Fidan në konferencën e përbashkët për media me al-Sharaa. Shteti turk, populli turk dhe president Recep Tayyip Erdoğan, theksoi…
Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” për më pak se një ditë kanë hyrë mbi 26.500 qytetarë, prej të cilëve afro 20.000 shtetas të Maqedonisë, informuan sot nga MPB. Mërgimtarët nga Maqedonia filluan të kthehen në shtëpi për të kaluar pushimet me më të dashurit e tyre. “Në VK “Tabanoc” në periudhën nga mesnata e së shtunës deri në orën tetë të dielën kanë hyrë 26.623 persona, prej të cilëve 19.520 shtetas të Maqedonisë,” kumtoi MPB.
Drejtori Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së. Sipas tij kjo bëhet me qëllim të defokusimit të opinionit nga krimi dhe korrupsioni i tyre. Memedi ndryshe përmes një statistike të publikuar në facebook tregon se vdekshmëria në Klinikën e fëmijëve ka qenë 3 herë më e lartë se këtë vit. Postimi i plotë: Vërtetë është për keqardhje që BDI përdor jetët e fëmijëve me qëllim që të defokusoj opinionin nga krimi dhe korrupcioni ku janë zhytur!!! Edhe pse edhe në këtë aspekt faktet janë dëshpëruese për BDI! Në tabelën më poshtë qartë është e dukshme se…
Ziadin Sela dhe Arben Taravari vitin 2025 pritet ta nisin me një takim të përbashkët. Kështu të paktën premtohet nga Isen Shabani, nënkryetari i ASH-së, krahu i Selës. Ai në emisionin “Politica” në televizionin Globi, premtoi se iniciativën do ta ndërmarrë personalisht për të ulur Selën dhe Taravarin. Nuk premton një datë, por le të kuptohet se angazhimin e tij për të ribashkuar dyshen në fjalë do ta bën pas vendimit të Gjykatës se kujtë i takon partia, vendim që pritet të merret diku nga 20 janari. Në intervistën “5 pyetje FLAKË”, për Flaka, lideri i Aleancës për Shqiptarët –…
Qeveria e re e Maqedonisë e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, vendimet e marra në lidhje me kredinë nga Hungaria dhe për ngrirjen e çmimeve për “shportën e Vitit të Ri” kryesisht kanë mbështetjen e qytetarëve të Maqedonisë. Qytetarët vlerësuan pozitivisht Qeverinë dhe Kryeministrin për punën e tyre në pesë muajt e parë. Kjo është pjesë e rezultateve të anketës së opinionit publik të realizuar për MKD.mk nga agjencia Market Vision nga 6 deri më 15 dhjetor në mesin e 1200 të anketuarve. Ky hulumtim tregon se ka pak dallim në qëndrimin e qytetarëve në lidhje me drejtimin në të…
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, paralajmëron se Qeveria do të vazhdojë me të ashtuquajturat “shporta konsumatore” edhe gjatë kohës së festave tjera, sikurse për Pashkët dhe Bajramin. Kjo do të thotë se me intervenimin e ekzekutivit, do të vazhdojë kufizimi i përkohshëm i marzhave për disa kategori të produkteve. “Sipas të dhënave nga shporta e vjeshtës ku ngrimë çmimet për 10% në tregtinë me shumicë dhe pakicë, atje ishin përfshirë rreth 73 grue prodhimesh, kjo masë dha rezultate. Çmimet ishin ulur, kursimi për një familje katëranëtarëshe ishte rreth 1.300 denarë. Këtë e treguan edhe sindikatat me shportën e tyre sindikale,…

