Author: Jeta almakos

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, premtoi se që ditën e parë të mandatit të tij “do të ndalojë çmendurinë transgjinore”. “Do të nënshkruaj urdhra ekzekutivë për të ndaluar sakatimin gjinor të fëmijëve dhe për të përjashtuar personat transgjinorë nga ushtria dhe nga shkollat tona fillore dhe të mesme,” tha Trump në një ngjarje për të rinjtë konservatorë në Phoenix, Arizona. Ai shtoi se politika zyrtare e SHBA-së për këtë çështje do të jetë që ekzistojnë vetëm dy gjini – mashkullore dhe femërore.

Lexo më Shumë

Një grup i organizuar prodhoi letërnjoftime të falsifikuara me të cilat keqpërdoreshin të dhënat personale të qytetarëve të Maqedonisë, dhe më pas ato përdoreshin për të marrë të ashtuquajturat “kredi të shpejta”. Këtë e zbulon dokumentari i ri investigues “Jetë të vjedhura” nga Investigative Reporting Laboratory (IRL), transmeton Portalb.mk. Në dokumentarin e publikuar mbrëmë, zbulohet se grupi me letërnjoftime të falsifikuara ka hapur edhe llogari bankare në emër të qytetarëve – viktimave. Me identitete të vjedhura dhe letërnjoftime të falsifikuara të prodhuara në Kosovë, në të cilat ishin ngjitur fotografi të personave nga Bullgaria dhe Serbia, grupi i organizuar grumbulloi…

Lexo më Shumë

Partia non grata BDI edhe një herë po e dëshmon se është parti e dështuar dhe pa ideal. BDI e cila bllokoi rrugën e Maqedonisë së Veriut për në BE vite me radhë kërkon llogari se pse VLEN-i nuk e zhbllokon rrugën evropiane për gjashtë muaj. Partia non grata BDI e cila heshti për vite me radhë për reformat në drejtësi dhe kur BE-ja e ndau Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejtë BE-së, sot kërkon që këto punë të rregullohen brenda natës me shkop magjik. Ne u themi se po, Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e…

Lexo më Shumë

Një javë pasi Ministria e Punëve të Brendshme dorëzoi kallëzime penale në Prokurorinë Publike për lëndën “Lotaria shtetërore”, ish zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ish drejtori i Lotarisë, Përparim Bajrami mbeten të pakapshëm për organet e përndjekjes. Pesë ditë më parë MPB lëshoi edhe fletë arrest ndërkombëtar, por edhe përkundër kësaj, vend ndodhja e dy personave në fjalë, mbetet e panjohur për autoritetet e vendit. I pyetur sot rreth çështjes së arratisjes së Grubit, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se, Qeveria e ka kryer pjesën e saj dhe i mbetet institucioneve kompetence që të merren me të. Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i RMV-së …

Lexo më Shumë

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në RMV, delegacioni turk i kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türqisë, Numan Kurtullmush, ka vazhduar me takimet e tij miqësore në vend, ku pas vizitës së realizuar në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, Kurtulmush realizoi takime vëllazërore me sektorin civil në vend. Në takimin e realizuar në ambientet e Vilajetit të Kosovës, respektivisht në zyret qendrore të Fondacionit të Civilizimit Islam – FOCIC, kryeparlamentari turk, Prof. Dr. Numan Kurtullmush, u prit në takim nga nikoqiri, miku i tij i kahmotshëm, zv. kryetari i FOCIC-it, Adnan Ismaili. Në takimin vëllazëror,…

Lexo më Shumë

Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe krimit të rëndë në MPB ka paraqitur kallëzim penal kundër L.B. (37) për shkak të dyshimit se ka marrë pjesë në formacionet paraushtarake apo parapolicore”. Në periudhën nga shtatori 2023, aplikanti së bashku me tashmë të ndjerin T.Sh., përmes aplikacionit “Telegram”, aplikuan në një konkurs të hapur për pjesëmarrje në ushtrinë ruse për një tarifë mujore prej 3000 euro. Pasi siguruan një vizë udhëtimi, të dy u nisën për në Rusi, ku më 23/09/2024 nënshkruan një marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Donetskut për të shërbyer në…

Lexo më Shumë

Kryedemokrati Sali Berisha garanton të rinjtë se akti i parë pas zgjedhjeve do të jetë hapja përfundimtare e TikTok-ut. Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat, kreu i demokratëve thotë se dënon me ashpërsinë më të madhe vendimin për të mbyllur këtë rrjet social për 1 vit. Sali Berisha: Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt prej xhelati të fjalës së lirë të narkodiktatorit Edi Rama. Sikundër paralajmërojmë masa të përshkallëzuara kundër censurës dhe mbylljes së kësaj platforme, për të cilën duhet ta njohim këtu, është platforma më e ndjeshme ndaj postimeve me dhunë. Unë nuk them se…

Lexo më Shumë

Komuna e Gazi Babës është pjesë e projektit të ri “Car Sharing”, i cili do të realizohet në partneritet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe kompanisë Avant Car Macedonia, me seli në Slloveni. Projekti do të fillojë zbatimin në Gazi Babë, Aeroport dhe Çair me 100 automjete moderne elektrike dhe vende të shumta parkimi të disponueshme nëpër komuna. Ky projekt nuk ka të bëjë vetëm me teknologjinë, por me sigurimin e ajrit më të pastër, duke reduktuar kaosin e trafikut dhe duke mundësuar transport modern, efikas dhe të përballueshëm për të gjithë. Me këtë projekt do ta përmirësojmë jetën…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për tema të ndryshme. Ai foli për kohën e tij në BDI, Qeverinë e re, Koalicionin VLEN, si dhe arratisjen e Artan Grubit. Mexhiti tha se vitin e fundit e ka komentuar shumë çështjen e BDI-së dhe e cilësoi si kapitull të mbyllur, duke shprehur keqardhje për këtë parti. “E kam komentuar tepër çështjen e BDI-së, është kapitull i mbyllur. Nuk më vjen mirë kur e shoh atë parti e cila ka dalë nga lufta, për…

Lexo më Shumë

Një biznesmen maqedonas, i cili merret me ndërtimtrai, me një dokument të përgatitur ilegalisht dhe me vulë të një ambasade të huaj në Shkup, ka dashur të shesë një pronë luksoze në Vodno, e cila përdoret nga një mision i huaj diplomatik, mëson ekskluzivisht NetPress. Sipas dokumenteve të siguruara nga NetPress, personi Aleksandar Ivanovski me një dokument të përpiluar në mënyrë të kundërligjshme të nënshkruar dhe vulosur nga Ambasada Italiane në Shkup, më 7 gusht të këtij viti dyshohet se ka marrë autorizim për shitjen e parcelës dhe një objekti në lagjen elitare “Vodno”, ku ndodhet rezidenca e ambasadorit italian…

Lexo më Shumë

Pas vendimit që në Shqipëri të mbyllet Tik-Toku, një gjë e tillë po kërkohet edhe në Kosovë. Këtë dëshirë e shprehën prindërit, ndërsa kjo po përkrahet edhe nga një profesor i fushës së Teknologjisë. Sipas tij kjo është mënyrë për të shmangur rrezikun që ai thotë se e paraqet kjo platformë. Për të kuptuar më shumë ndiqni kronikën e mëposhtme.

Lexo më Shumë

Izraeli mbrëmë vonë urdhëroi mbylljen dhe evakuimin e një prej spitaleve të fundit që ende funksionojnë pjesërisht në veri të Gazës. Kreu i spitalit Kamal Adwan, Husam Abu Safiya, i tha Reuters se bindja ndaj urdhrit për mbylljen ishte “gati e pamundur” sepse nuk kishte mjaft ambulanca për të nxjerrë pacientët jashtë. Ai tha: Aktualisht kemi rreth 400 civilë brenda spitalit, duke përfshirë foshnjat në njësinë neonatale, jeta e të cilëve varet nga oksigjeni dhe inkubatorët. Ne nuk mund t’i evakuojmë këta pacientë në mënyrë të sigurtë pa ndihmë, pajisje dhe kohë. Ne po e dërgojmë këtë mesazh nën bombardimet…

Lexo më Shumë