Author: Jeta almakos

Dimri dhe temperaturat nën zero zuri banorët e Shutkës pa energji elektrike, e problemi vazhdon të mbetet i pazgjidhur. Banorët e Shutkës ankohen se temperaturat e ulëta janë të papërballueshme për fëmijët për shkak të mungesës së nxehjes nëpër shtëpitë. Temperaturat shkojnë në -1 gradë celcius ndërsa banorët e shutkës është dita e katërt rradhazi që po përballen pa rrymë elektrike, ndërsa ne tentuam për herë të pestë të kontaktojmë EVN ndërkaq nga kompania nuk janë përgjigjur. Banor: “Telefonin s’na çelin hiç, EVN-ja se çel telefonin, djali k abo tekefon se çelën. Zero temperature, Dimën është çka po don ma…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një reagimi, dënon ashpër presionin e paprecedent që po ushtrohet nga qeveria mbi organet e Drejtësisë, Gjyqësorit dhe Prokurorisë. Sipas tyre, kjo ndërhyrje flagrante, e shoqëruar me konformizmin e disa aktorëve brenda këtyre institucioneve ndaj ndikimit politik vë në pikëpyetje deklarimin verbal të pushtetit për vendosjen e shtetit të së drejtës. BDI-ja ngre shqetësimin se situata bëhet edhe më alarmante kur aktivistë partiakë emërohen në pozitat më të larta të sistemit gjyqësor, duke rrezikuar pavarësinë dhe besueshmërinë e tij. BDI-ja, sic thuhet në reagim, bën thirrje për një qasje të përgjegjshme dhe për respektimin e…

Lexo më Shumë

Në vitin 2025 do të rriten pagat e të gjithë të punësuarve në shtet, por pagat e funksionarëve jo, konfirmoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. “Do të luftojmë që të gjithë punonjësit e shtetit të marrin paga më të larta, do të punojmë në atë, por funksionarët nuk e kanë këtë të drejtë. Atë e thamë dhe atë po e bëjmë. Po bëjmë një ndryshim në zgjidhjen ligjore, me të cilën nuk do të ketë rritje të pagave të funksionarëve. Ky ndryshim i ligjit shumë shpejt do të jetë para deputetëve”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit nuk do të veprojnë sipas akuzave ndaj Bojan Hristovskit se nuk i plotëson kushtet për t’u emëruar në pozitën e drejtorit në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare. Sipas Antikorrupsionit, të gjitha dokumentet që Hristovsk i ka dorëzuar në Qeveri janë të vlefshme dhe është marrë vendim për mbylljen dhe arkivimin e rastit. Momenti më i diskutueshëm që ka trazuar opinionin në lidhje me emërimin e Hristovskit ishte certifikata ndërkombëtare e njohjes së gjuhës angleze, e cila sipas ligjit të agjencisë nuk duhet të jetë më e vjetër se pesë vjet. Opozita ngriti dyshime se certifikata e…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thekson se përgjegjësinë për arratisjen e Artan Grubit e ka VMRO-DPMNE-ja. Nga LSDM thonë se i ndjekin me tallje përpjekjet e OBRM-PDUKM-së që fajin për arratisjen e Grubit t’ia bartë LSDM-së. “Përpjekjet për të manipuluar opinionin se LSDM-ja e dinte për krimin e Grubit dhe nuk e kishte ndjekur penalisht, është vetëm një xhirim i lëmuar për të larguar vëmendjen nga problemi dhe pyetja kryesore, e ajo është – pse Toshkovski e la Grubin të arratisej?”. “Artan Grubi dhe kushdo për të cilin aktualisht ka procedime duhet të mbajë përgjegjësi para…

Lexo më Shumë

Fuqia dhe ndikimi i Artan Grubit vinte nga posti që mbante, jo nga afërsia me askënd në parti. Kjo është përgjigja e nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, në pyetjen nëse me rastet ndaj Artan Grubit (futja në “listën e zezë” të SHBA-së dhe hetimi i rastit “Lotaria”), në fakt, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, është në shënjestër të drejtpërdrejtë. Në një intervistë për “360 Gradë” Osmani tha se secili ka përgjegjësi personale kur kryen një funksion të caktuar. “Sigurisht që Ahmeti nuk vjen në ministritë tona për të kontrolluar çdo gjë që ne nënshkruajmë dhe bëjmë. Nuk dua të më…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së kaluar, Drejtoria e Doganave ka zbuluar tentativa të shumta për të kontrabanduar mallra të ndryshme, ku janë sekuestruar monedha floriri, ilaçe, kamera, pjesë celulare, pjesë automjetesh, si dhe pajisje për artet marciale. Shtetasit e huaj janë kapur duke tentuar të kontrabandojnë arin përmes pikës kufitare Tabanoc. “Gjatë kontrollit të veturës, në çantën e pasagjerit janë zbuluar 5 monedha floriri në vlerë prej gjysmë milioni denarë”, njoftuan nga Dogana. Në aeroportin e Shkupit është parandaluar kontrabanda e 1200 tabletave “Plaquenil”, të cilat përdoren për trajtimin e personave me sëmundje autoimune. Kamera profesionale dhe pajisje fotografike janë gjetur gjatë…

Lexo më Shumë

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti e ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk respekton gjuhën shqipe, pasi dokumentet sillen vetëm në një gjuhë e jo edhe në shqip. “Ligjet në kuvend sillet vetëm në gjuhën maqedone, nuk respektohet gjuha shqipe. Nga informacionet që unë kam, asnëj ligj nuk vjen në dy gjuhë, por vetëm në gjuhën maqedone. Besoj se do të ketë ndryshim, sepse kështu nuk vazhdohet. Është e pamundur që kjo të ndodh rastësisht dhe aksidentalisht, dyshoj në një marrëveshje VMRO-ZNAM dhe VLEN. Unë reagova e para kur…

Lexo më Shumë

Edhe 8 ditë na ndajnë nga fundi i vitit 2024, por asgjë lëvizje nga shumica parlamentare për realizimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë zhbllokimin e rrugës eurointegruese të Maqedonisë. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari pranoi që ka kaluar afati gjashtë mujor që VLEN-i kishte dhënë si premtim për zhbllokim të procesit. Ai shton se është koha që liderët e VLEN-it të ulen dhe të bisedojnë për këtë çështje, përcjell “TV21”. “Me ndryshimet kushtetuese fatkeqësisht, besoj…jo më, nuk ka afat për të filluar, shpresojmë që rrethanat të përmirësohen, të kemi qeveri stabile në Bullgarinë mbi…

Lexo më Shumë

Sot, gjatë takimit të Komitetit të Punës për Strategjinë Zhvillimore Kombëtare 2024-2044, Zëvendëskryeministri Arben Fetai në fjalën e tij theksoi rëndësinë e shtetit të së drejtës si bazë për një shoqëri demokratike, të qëndrueshme dhe të zhvilluar. “Shteti i së drejtës nuk është vetëm një parim, por është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë. Pa një sistem drejtësie të pavarur, transparent dhe të paanshëm, zhvillimi i qëndrueshëm është i pamundur,” tha Fetai. Fetai shprehu shqetësim për sfidat e vazhdueshme, si ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor, vonesat në rastet gjyqësore dhe mungesën e efikasitetit nga ana e gjyqtarëve dhe…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti në fjalimin e tij në koktejin festiv të fundvitit të Bashkimit Demokratik për Integrim, tha se “kur po e përmbyllim vitin 2024, duhet të themi se kemi një qeveri që nuk u krijua me vullnetin e popullit por me pëlqimin e kryeministrit Hristijan Mickoski.” “Kemi këtë qeveri që u formua pa respektuar vendimin e popullit, vendimin e shqiptarëve, por u formula me dëshirën e kryeministrit Hristijan Mickoskit. Unë në fushatë i tash Hristijanit nja dy djale të vërteta por nuk e di pse i ka mbetur hatri. Ai duhet ta dijë se nuk mund të luaj me të…

Lexo më Shumë

Ka nisur protesta e opozitës, teksa deputetët e PD kanë dalë nga selia blu dhe kanë nisur marshimin. Demokratët ndjekin të njëjtin skenar si protesta e mëparshme ku bllokuan disa pika kryesore në Tiranë. Sot ata janë të vendosur në rrugën pranë Bashkisë së Tiranë, te rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta” si dhe tek kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë Xhamisë së Namazgjasë.

Lexo më Shumë