Të hënën më 30 dhjetor, para Ambasadës së Serbisë në Shkup, do të mbahet protestë solidariteti me qytetarët dhe studentët në Serbi. Protesta është caktuar për në ora 12.00 kurse organizohet nga Shoqata për Zhvillim Edukativ “Ekvalis”. Nga kjo Shoqatë thonë se në protestë do të mbështeten studentët e Serbisë që tashmë disa ditë kanë bllokuar fakultetet serbe. “U bëjmë thirrje qytetarëve, studentëve, të rinjve dhe të gjithëve që vlerësojnë se, edhe pse është fundi i vitit, nuk guxojmë t`i harrojmë ata që janë duke jetuar në shtet të robëruar” – thonë nga shoqata “Ekvalis” Ndërkohë njoftohet se në Serbi…
Author: Jeta almakos
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i quajti luftëtarët e UÇK-së si klasa më e lartë e sakrificës e angazhimeve që Kosova sot është shtet. Megjithëse, ai shtoi se më shumë se sot, duhet unitet mes shqiptarëve, njofton Klankosova.tv. “Ju më të merituarit e UÇK-së, ju fitimtarët që i dhatë gjymtyrët atdheut por të mbijetuar nderoni të gjithë të rënit kujtoni buzëqeshjen që akoma ajo buzëqeshje reflekton mbi Kosovën, të Luan Haradinaj, e komandanti legjendar Adem Jashari, ju jemi klasa më e lartë e sakrificës e angazhimeve që Kosova sot është shtet, por ama misionet ende nuk kanë mbaruar, nëse doni…
Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe bazuar në provat e siguruara, Prokuroria Themelore Publike Shkup do të ngre procedurë kundër gjithsej 10 personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë marrë pjesë në akte të kontrabandës, të falsifikimit të dokumenteve dhe dokumenteve zyrtare si dhe në fshehjen e mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe në mashtrim doganor, njoftojnë nga Prokuroria Publike, transmeton TV21. “Personat, gjatë viteve 2021 dhe 2022, me dokumente false dhe me numra falsë, kanë futur në vend makina të cilat kanë qenë lëndë e hetimit ndërkombëtar, si dhe makina të cilat në formë ndryshe…
Djali i mjekut specialist në spitalin e Kërçovës pasi e pushuan nga puna babain e tij shkruan: “Krenarë për ty babë, dhe më fal që për veprimet e mia politike duheshte të hakmerren te ti ! Mos harro, AS EDHE VENDIMI PËR NDËRPRERJE TË KONTRATËS PËR PUNËSIM NUK MUND TA FSHIJË KONTRIBUTIN TUAJ SHUMË VJEÇAR POR EDHE TË FAMILJES SEJDINI NË FUSHËN E MJEKËSISË NË KËRÇOVË ME RRETHINË! Që të jetë ironia edhe më tragjike, ARSYETIMIN që SPECIALISTI I VETËM SHQIPTARË NUK I NEVOITET SHTËPISË SË SHËNDETIT PAS 2 VENDIMEVE TË DHËNË PARAPRAKISHT NGA 2 ISH MINISTRA TË SHËNDETËSISË e…
Mes 100 personave më të pasur të rajonit, 8 janë nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Mes 8 personave, më i pasuri, në vendin e parë është Zhivko Mukaetov nga Alkaloidi, ku vlera e pasurisë për vitin 2024 arrin në 784.183.300 euro. Mukaetov gjendet në vendin e 32-të nga të gjithë biznesmenët. Pas Mukaetovit, vijon Andrej Josifovski nga Makpetrol i cili gjendet në vendin e 44-të me pasuri në vlerë prej 625.492.580 euro. Më pas vjen Ilija Geçev nga IGM Trejd me pasuri prej 573.787.416 euro. Në vendin e 85-të ndodhet Goce Kamçev i KAM-it me pasuri prej 274.590.435 euro,…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes një kumtese kanë akuzuar sërish Afrim Gashin për deklaratat e tij ndaj gjuhës shqipe, duke thënë se ai e ka humbur besimin e shqiptarëve. Nga BDI thonë se Gashi në vend që të jetë shembull krenarie, vendosi që të shpërfillë përpjekjet për respektimin e gjuhës dhe identitetit shqiptar. Reagimi i plotë: “Pasi dënuam aktin e Kryetarit të vlen-it, Afrim Gashi, i cili tronditi delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë duke refuzuar të flasë në gjuhën shqipe, zbulojmë sot një tjetër incident që konfirmon qasjen e tij të qëllimshme për të shpërfillur gjuhën shqipe! Një ambasador…
Zaev dhe Filipçe me vetëdije e përkrahën BDI-në në krimet e tyre. Duke ditur krimet, LSDM nuk ka nisur procedimin ndaj Grubit, sepse pushteti do t’i kishte rënë. LSDM përmes dyshes Zaev dhe Filipçe, i mundësoi Grubit të kryejë krime tek Lotaria”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. Nga partia në pushtet thonë se Grubi nuk mund ta bënte veprimet në Lotarinë Shtetërore pa e ditur LSDM-ja. “Duke heshtur dhe duke mos marrë asnjë masë, LSDM janë bashkëpunëtorë në krim, për të qëndruar edhe disa ditë në pushtet. Po të mos ishin Zaev dhe Filipçe, krimi i Grubit dhe BDI-së nuk…
Çdo periudhë e Vitit të Ri sjell magji dhe gëzim të veçantë, sot ne patëm nderin ta ndajmë këtë gëzim me fëmijët nga Fshati i Fëmijëve SOS. Kujdesi që u kushtojmë fëmijëve nën kujdesin tonë është i vazhdueshëm dhe i sinqertë dhe përmes vizitës sonë arritëm të sjellim një ndjenjë vëmendjeje në zemrat e tyre. Me shumë dashuri u dhuruam paketa Krishtlindjesh dhe buzëqeshjet e fëmijëve ishin dhurata më e mirë që mund të merrnim. Ato buzëqeshje na treguan se sa e rëndësishme është të jemi pranë tyre, jo vetëm në festa, por çdo ditë, me gjithë zemër. Vizita e…
Të gjitha pajisjet elektronike portative të vogla dhe të mesme të shitura në Bashkimin Evropian duhet të jenë të pajtueshme me lidhësit USB-C për të reduktuar mbetjet. Nga sot, konsumatorët e BE-së nuk do të kenë më nevojë për karikues të ndryshëm për telefonat inteligjentë, tabletët, kamerat, kufjet, konzolat e video-lojërave dhe pajisjet e tjera, pasi portat e karikimit USB-C do të bëhen standardi për pajisjet celulare në të gjithë Unionin. Në vitin 2022, Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare vendosën me një shumicë dërrmuese të heqin metodat alternative të tarifimit, që do të thotë se të gjitha pajisjet elektronike portative…
Pjesa më e madhe e tregtarëve po i kthejnë çmimet në nivelin që i kanë pasur para rritjes, por vendimi për ngrirjen e çmimeve është i gatshëm thonë nga Qeveria dhe theksojnë se vazhdojnë ta ndjekin situatën, transmeton TV21. Të gjitha marketet që janë paraqitur për Shportën e Vitit të Ri nëse në të nuk i shtojnë edhe produktet themelore ushqimore, atëherë Qeveria, siç theksojnë, do të jetë e obliguar që të shkojë me vendim dhe masë radikale të tregut. Sipas informacioneve nga Inspektorati i tregut, që kanë qenë në terren, tashmë janë ulur çmimet e një pjese të produkteve…
Rami Mislimi Nuk ka bërë aq dëm Merkoja duke udhëhequr me komunën e Strugës që ti konfiskohet pasaporta, sa ka bë dëm me universitetin. Dëmin më të madh ai e ka bë dhe e mba vulën e tij me Universitetin e Strugës duke dhënë me qindra dioploma të dyshimta, që sot ata që kanë marrë diploma kanë qenë në poste kyçe e disa janë ende. Vetëm unë di shumë ish funksionar të BDI-së, që kanë marrë diploma pa shkuar 1 ditë në Universitet, pa hyrë në asnjë provim dhe pa u ulur kurrë në karigen e Universitetit. Ky është dëmi…
Kabineti i Kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi vlerëson se pretendimet e BDI-së për takimin me delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë janë tërësisht të pavërteta dhe shtrembërim i qëllimshëm i fakteve. Sipas kabinetit, për herë të parë në historinë e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë u prit me protokollin më të lartë shtetëror, duke reflektuar përkushtimin e kryeparlamentarit Gashi për të nxitur marrëdhënie të fuqishme dhe të respektueshme me Republikën e Shqipërisë. KABINETI I KRYEPARLAMENTARIT AFRIM GASHI “Takimi ishte plotësisht transparent, i hapur për publikun dhe mediat, ku kryeparlamentari Gashi mbajti fjalimin e tij…

