Ahmed al-Sharaa, lideri i administratës së re të Sirisë, është zotuar se qeveria e tij do të parandalojë grupin terrorist PKK/YPG që të përdorë Sirinë si bazë operacionesh, transmeton Anadolu. Duke folur për televizionin Saudi Al-Arabiya/Al-Hadath, al-Sharaa shpalosi vizionin e tij për të ardhmen e Sirisë, duke theksuar planet për reformat kushtetuese dhe zgjedhjet e ardhshme.] Duke theksuar se kurdët janë pjesë integrale e Sirisë, al-Sharaa tha se administrata e tij nuk do të lejojë që vendi të shërbejë si bazë për terroristët e PKK/YPG-së, si dhe përsëriti se Siria duhet të mbetet e bashkuar. Duke iu referuar negociatave në…
Author: Jeta almakos
Pasditen e sotme në pikën kufitare “Bllacë” është arrestuar një i ri nga Kumanova, i cili kërkohej nga policia pasi dyshohet për kryerje të veprës penale, shkruan TV21. Personi në fjalë, i njohur për redaksinë e TV21, është djali i një afaristit të njohur nga Kumanova. Nga MPB për TV21 e konfirmuan rastin, pa dashur të japin informacione shtesë, pasi thonë se hetimi në lidhje me rastin po vijon. “Më datë 29.12.2024 rreth orës 17:00, në dalje nga shteti, në pikën kufitare “Bllacë” është privuar nga liria personi H.S. nga Kumanova, i cila paraprakisht kërkohej me telegram për shkak të…
Në podkastin “Flet VMRO-DPMNE”, kryeministri Hristijan Mickoski ka adresuar disa kritika deri te BDI. Sipas tij, ndryshe nga e kaluara, si në Maqedoni por edhe te partnerët strategjikë, ka ndryshuar pikëpamjen për BDI-në. “Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se vendosja e Grubit në listën e sanksioneve të SHBA-ve, për arsye të lidhura ngushtë me krimin dhe korrupsionin, automatikisht nënkupton se e gjithë struktura e tyre është e kontaminuar nga krimi dhe korrupsioni në sytë e partnerëve tanë strategjikë”, theksoi Mickoski. Mickoski shtoi se BDI në vend që të bëjë ndryshime të kuadrove dhe programit, gjegjësisht të largojë elementet e…
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka fajësuar Qeverinë aktuale për gjendjen e krijuar së fundmi me energjinë elektrike. Në konferencë për media pas pritjes që e organizoi AAK-ja në prag të ditës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradinaj tha se ekzekutivi i udhëhequr nga Albin Kurti, të cilin e quajti argat të Serbisë, i ka ndalur investimet në energji. Sipas tij, Kurti është fajtor për gjendjen në të cilën ndodhen shumë qytetarë, që sipas tij, po përjetojnë të ftohtë këtë fundvit shkaku i mungesës së energjisë elektrike. Si shembull për mungesën…
Ligji për përfaqësimin adekuat do të miratohet në fillim të vitit 2025 dhe do të jetë i obligueshëm pa hapësirë për interpretime, kështu thotë Izet Mexhiti, Zëvendës kryeministri i parë, në intervistën e fundvitit për emisionin “Programi 200” në Alsat. Sa i përket ligjit për gjuhët ai thotë se “ka marrëveshje brenda koalicionit se nuk do preket ligji i gjuhëve”. Prioritet i qeverisë sipas tij do të vazhdojë të jetë lufta kundër korrupsionit kurse çështjen me Artan Grubin e konsideron “kapitull i mbyllur”. Izet Mexhiti thotë se vazhdon të mbajë komunikim me krerët e BDI-së, por jo dhe me Ali…
BDI ishte pjesë e Qeverisë kur u realizua regjistrimi i popullsisë në vitin 2021 në Maqedoni. BDI u dakordua që mërgata të regjistrohet si banorë jo rezident në vendin tonë. BDI kishte zv. Drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika, incitucion i angazhuar për realizimin e regjistrimit, por Ilmi Selami i BDI-së në vend të shqetësimit për mërgatën, u kujdes që edhe gjatë këtij operacioni kaq të rëndësishëm, të keqpërdoren para publike me blerjen e rreth 6000 laptopëve duke përvetësuar miliona euro. Ftesa e mërgatës gostivarase në mbledhjen e nesërme të Këshillit komunal të Gostivarit, do ishte mirë të jetë ftesë…
Organizata Ndërkombëtare e Policisë – Interpoli, ka shpallur fletarrest për udhëheqësin e sektit “Lev Tahor”, 23 – vjeçarin, Xhonatan Emanuel Kastiljo. “Kastiljo kërkohet nga policia e Guatemalës nën akuza që e implikojnë për tregti me njerëz, dhunë seksuale dhe keqpërdorimin e të miturve” – thuhet në fletarrestin e Interpolit. Reth 30-të anëtarë të sektit ekstrem hebraik “Lev Tahor” mbetën në Bosnjë e Hercegovinë në fundin e vitit 2021 dhe fillimin e 2022. Një pjesë e tyre kanë jetuar edhe në Maqedoninë e Veriut. Ata e kishin braktisur Bosnjën më 3 shkurt 2022, kurse në periudhën e njëjtë në RMV ishin…
Ekipet policore nga mëngjesi po kryejnë një aksion të madh, bastisje në lokacione të ndryshme në Shkup, Manastir, Negotinë, Dojran, Gjevgjeli. Bëhet fjalë për një grup kriminal që kontrabandon automjete nga vendet e Bashkimit Evropian. Siç njofton MPB, nën drejtimin e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, që mëngjesin e sotëm është ndërmarrë aksioni. Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë, por edhe një shtetas i huaj. Për aksionin ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili tha se është duke zhvilluar një aksion kundër një grupi të organizuar kriminal që merret me kontrabandën e…
LSDM shpreh kundërshtim të fortë ndaj njoftimeve për heqjen e politikës e cila u vendos për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për t’u siguruar më shumë kohë familjeve të tyre, nënkryetarja e LSDM-së Kostova akuzon se VMRO DPMNE refuzon ngritjen e pagës minimale dhe kështu vendi është në fund. “Paga minimale mbetet e ngrirë, pa asnjë rritje që do të ndihmonte kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Paga mesatare ngec, pavarësisht rritjeve ditore të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, energjisë elektrike dhe karburanteve”, tha Kristina Kostova, zëvendëskryetare e LSDM-së, transmeton TV21.
Në incidentin e tretë të madh të aviacionit të javës, avioni i Air Canada, i operuar nga PAL Airlines, u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar Stanfield në Halifax të shtunën mbrëma, për shkak të një mosfunksionimi të pajisjes së uljes. Fluturimi, De Havilland Canada Dash 8-400 i regjistruar si C-GPNA, u nis nga aeroporti ndërkombëtar i St. John’s dhe hasi në probleme me pajisjet e uljes gjatë zbritjes. Rreth orës 21:30, aeroplani u ul në mënyrë të çrregullt pasi një nga gomat e tij nuk e preku pistën siç duhet. Ulja e rrezikshme bëri që avioni…
Një aeroplan me 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në aeroportin Muan në Korenë Jugperëndimore. Dy persona janë shpëtuar deri më tani, ndërsa zjarrfikësit, të cilët mbërritën të parët në vendin e aksidentit, njoftuan se nuk ka të mbijetuar të tjerë. Pasi doli nga pista, Boeing i linjës ajrore me kosto të ulët u përplas me një gardh metalik dhe mori flakë. Aksidenti ndodhi në orën 9:07 me orën lokale, kur avioni Boeing 737/ 8AS, i cili ishte në aktivitet prej vitit 2009, teksa po ulej në aeroportin ndërkombëtar të Provincës Jugore Jeolla devijoi nga pista dhe…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka nisur aktivitetet për të kapur shitësit e mjeteve piroteknike. Një 29-vjeçar nga Shkupi është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi është kapur me mjete pirotenike. “Më 28.12.2024 në ora 13.40 në Shkup, në rajonin e Qendër, nëpunësit policorë të Njësitit të policisë intervenuese në kuadër të SPB Shkup kanë arrestuar S.K.(29) nga Shkupi për shkak se tek ai janë gjetur dhe marrë mjete pirotenike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Poashtu nga MPB njoftojnë se disa fëmijë janë denoncuar në Policinë e Shkupit, pasi kanë dëmtuar një veturë “Shkoda” me mjete pirotenike.…

