Në shekullin 21, një vend evropian mohon gjuhën dhe identitetin e fqiut dhe kjo s`ka lidhje me vlerat evropiane. Kryeministri Mickoski nga Munihu potencoi se duhet mbështetje më e madhe nga Brukseli për të vazhduar rrugëtimi evropian I Maqedonisë së Veriut, që sipas tij, janë të kushtëzuar me problem artificial – problemin e imponuar nga Bullgaria. Gjatë një panel diskutimi në Konferencën e Sigurisë në Munih, Kryeministri Mickoski potencoi se Maqedonia ka bërë shumë lëshime në të kaluarën dhe mbetet ende larg familjes evropiane. “I dëgjova zërat në Munih, për implikime në punët e brendshme, por kur e ndryshuam flamurin,…
Author: Jeta almakos
VMRO-DPMNE është shprehur edhe një herë në lidhje me kërkesën për shkarkimin e prokurorit të shtetit Ljupço Kocevski. Ata thonë se pushteti i kaluar e shkatërroi drejtësinë dhe siç thonë ata, krimet e ish-prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk do të harrohen. “Maqedonia po mbytet nga “mishi i egër” i mbjellë nga LSDM dhe BDI, i cili është përhapur si kancer në sistemin e drejtësisë në Maqedoni. Dyshimet dhe përshtypjet e bazuara janë se veprimet e ish-prokurores Ruskoska, e cila së bashku me gjyqtarët në detyrë për 27 prill, Dobrila Kacarska dhe Ilija Trpkov, janë bërë sinonim i asaj se si duket…
Njësia territoriale kundër zjarreve në Gostivar, mbrëme pas mesnate ka intervenuar në një objekt të kapluar nga zjarri në Negotinë (Komuna e Vrapçishtit). “Bëhet fjalë për një magazinë për prodhimin e poliesterit e përbërë nga tre objekte, dy prej të cilave janë djegur plotësisht, ndërsa i treti pjesërisht” njofton Qendra për Menaxhim me Krizat. Në ndihmë të zjarrfikësve të Gostivarit kanë ardhur edhe zjarrfikës nga Tetova, të cilët kanë intervenuar deri në orën 04:00. “Shërbimi i Emergjencave nga Gostivari njofton se një zjarrfikës gjatë intervenimit ka rënë nga shkallët dhe ka pësuar lëndime, për çka është dërguar në spitalin e…
Presidenti bullgar Rumen Radev, në takimin me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, tha se Bullgaria nuk pranon ndryshime në marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut. Sipas Rumen Radev, ambicia e deklaruar e vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE është një mundësi për të zgjeruar hapësirën e bazuar në parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit, dhe në këtë mënyrë të forcohet stabiliteti i rajonit. Në këtë drejtim, Radev shprehu shpresën se Republika e Maqedonisë së Veriut do ta bëjë këtë. “Maqedonia të fillojë zbatimin real të Konsensusit Evropian nga viti…
Deri në zgjedhjet lokale me siguri se VLEN nuk do të bëhet një parti, kurse pas zgjedhjeve mund të ndodh bashkimi eventual i katër partive – thotë për Radion Evropa e Lirë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai paralajmëron ankesë në Gjykatën e Apelit, pas vendimit të Gjykatës së Tetovës që vulat partiake t`i kthehen Ziadin Selës. Sipas Taravarit, me rëndësi është se kush I ka anëtarët e jo se si do të quhet. Arben Taravari është pjesë e kësaj qeverie si lider I ASH-së. Por, pasi Gjykata e Tetovës miratoi vendimin që vulat t`i kthehen Ziadin Selës si lider…
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski thotë se Zoran Zaev po investon në ndërtimin e një kulle 82 katëshe në Dubai, me vlerë mbi 600 milionë euro. “Ai ndoshta është shumë krenar për veten për momentin, pasi thuhet se po fillon ndërtimin e një kulle 82-katëshe në Dubai, një investim prej mbi 600 milionë eurosh”. Pjesa më e madhe e parave për këtë investim u përvetësua përmes një rakete masive si kurrë më parë në ekzistencën e Maqedonisë dhe shpërdorimit të pushtetit gjatë sundimit të tij, paratë në para në dorë dhe më pas u transportuan me avion privat në Dubai dhe u…
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio dhe ndër të tjera diskutoi situatën në Siri dhe Gaza, raporton Anadolu. Sipas burimeve diplomatike, gjatë takimit të tyre të parë ballë për ballë, i cili ndodhi në margjinat e Konferencës së 61-të të Sigurisë në Mynih, Fidan ndau pikëpamjet e Türkiyes mbi hapat që vendet e rajonit mund të ndërmarrin në luftën kundër grupit terrorist DEASH. Fidan theksoi rëndësinë e një armëpushimi të përhershëm në Gaza dhe tha se konflikti izraelito-palestinez duhet të zgjidhet për të vendosur paqen rajonale. U diskutuan në detaje edhe…
Kanceri nuk njeh moshë dhe nuk po kursen as fëmijët. Një nga këto raste, është edhe Esila Xhaferi e cila edhe pse vetëm 10-vjeç, është diagnostikuar me kancer. Ajo duhet të shërohet urgjentisht në Turqi, por familja e saj nuk arrijnë ta përballojnë koston e shërimit e cila kap vlerën prej 40 mijë euro. Ata kërkojnë ndihmën e çdonjërit prej jush! Shuma e nevojshme për mjekim 40.000 euro! Melek Xhaferi (nëna) Xh.ll. 210501612566073 Kontakt telefoni: +389 70 565 424 (Luli)
VMRO-DPMNE-ja sot ka demantuar se është biseduar dhe as që do të bisedohet për ndryshimin e himnit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të qetë. “BDI është matrica për etnizimin e gjitha çështjeve të rëndësishme dhe politika ping -pong e LSD-së duhet të ndalet. Asnjëherë nuk është biseduar për ndryshimin e himnit dhe as që do të bisedohet në të ardhmen. Qytetarët mund të jenë të sigurt. Koha e BDI-së dhe LSD-së në humbjen për të gjitha çështjet me qëllim për të mbuluar krimin, ka përfunduar”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. LSDM-ja dyshon se përveç bisedimeve për ndryshimin…
Në aksionin e sotëm është gjetur një objekt ku janë konstatuar një numër i madh i parregullsive në rregulloret ligjore pozitive të rregulluara në përputhje me Ligjin për ndërtim, me qëllim të mbrojtjes së dispozitave ligjore, jetës dhe shëndetit të punëtorëve të ndërtimit të përfshirë në ndërtimin e këtyre objekteve dhe qytetarëve në përgjithësi. Aksioni është realizuar në territorin e Komunës së Sarajit. Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimtarisë dhe Urbanistikës, Zuheir Rexhepi ka dhënë urdhër që të bëhet inspektimi. Bashkangjitur foto nga aksioni i sotëm, i cili do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.
Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penale kundër tre personave, pasi të njëjtët, në raste të ndryshme, kanë sulmuar policë teksa kanë qenë në krye të detyrës, transmeton TV21. Kallëzimi i parë është parashtruar ndaj një 42-vjeçari nga Gostivari. “SPB Tetovë parashtroi kallëzim penal kundër R.M.(42) nga Gostivar për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “sulm të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave për siguri”. Më 30.12.2024 në Gostivar, i denoncuari fizikisht ka sulmuar nëpunësin policor i cili ka ndërmarrë veprime zyrtare”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Rasti i dytë i…
Disa policë që punojnë në burgun e Shutkës nuk duhet të veshin uniforma – po e turpërojnë sistemin e burgjeve, ka deklaruar Aleksandar Pandov, drejtor I drejtorisë për Sanksione. Ai ka njoftuar se tashmë ka filluar dhe ka përfunduar procedura disiplinore ndaj dy policëve nga burgu i Shutkës, të cilët i dhanë telefon Vasil Jovanovit, personit që shkeli Frosina Kulakovën në bulevardin Aradhat Partizane. Ai theksoi se pas gjetjes së telefonit tek personi i Vasil Jovanovit, policët e Policisë Intervenuese kanë shkuar në kontroll në burgun e Shutkës, ku janë gjetur 70 telefona. “Pas gjetjes së telefonit në Shutkë gjatë…

