Author: Jeta almakos

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë një mesazh kërcënues në adresën zyrtare të emailit, ku thuhet se “do të ketë varje dhe therje të gjithçkaje bullgare, fashiste” dhe se do të hyjnë në Kuvend dhe do të vrasin të gjithë ata që mbështesin bullgarët, nëse miratohen ndryshimet kushtetuese. Ky email është dërguar pas intervistës së kryeparlamentarit për emisionin “360 gradë”. “Ndryshime kushtetuese kurrë, kurrë, kurrë! Do të ketë varje, therje dhe vrasje të gjithçkaje bullgare, fashiste. Ata janë fashistë dhe vendi i tyre është në litar, që të shërohen nga sëmundja që kanë. Vetëm provojeni dhe ne do të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE kritikon gjykatësit Kacarska dhe Tërpkov, si dhe prokurorët Kocevski dhe Ruskoska, duke i cilësuar si të kapur nga politika dhe të përfshirë në mbrojtjen e korrupsionit dhe krimit. Deputeti i kësaj partie Brane Petrushevski pretendon se këta individë kanë vepruar sipas urdhrave të partive në pushtet dhe se qytetarët i njohin vetëm për keqpërdorimin e fondeve publike. “Kacarska dhe Trpkov luajtën me fatin e njerëzve të përfshirë në rastin e 27 prillit. Për këtë, shefat e tyre nga LSDM dhe BDI i shpërblyen, kështu që Kacarska u bë gjykatëse kushtetuese, ndërsa Trpkov harroi se në gjyqësor duhet të veprohet…

Lexo më Shumë

Pehlivani nuk ka emër. Ai njihet vetëm në emër të pronarit. Nuk ka qëndrim të vetin, nuk ka vizion të vetin – thjesht zbaton urdhrat e atij që e komandon. Pehlivani i Aliut, që gjithë ditën e ka gojën plot Evropë e Perëndim, mbrëmë foli hapur kundër kthimit të diasporës dhe vjelli mllefin e tij kundër atyre që kthehen për të kontribuar në vendlindje. Natyrisht, kthimi i diasporës nuk është në përputhje me agjendën e shefit të tij, sepse Aliu e dëboi këtë popull, dhe tani që ne po kthehemi, është e rëndë për të dhe pehlivanat e tij ta…

Lexo më Shumë

Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arabinë Saudite, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky para mediave në Abu Dabi, në nisje të vizitave të tij në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite dhe Turqinë. Zelensky ka thënë se Ukraina nuk është në dijeni të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Arabinë Saudite dhe konsideron që asnjë negociatë për Ukrainën, por pa Ukrainën, nuk do të ketë rezultat. “Nuk mund të njohim asnjë marrëveshje për ne, pa ne”, u ka thënë Zelensky gazetarëve në kryeqytetin e Emirateve të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se janë ndaluar të gjithë vizitat për tek pacientët shtruar për shkak të parandalimit të përhapjes së gripit. “Vizitat tek pacientët e shtruar janë të ndaluara për të parandaluar përhapjen e gripit në mjediset spitalore dhe për të respektuar me përpikëri rregullat në institucionet shëndetësore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e mbrojtjes personale – mbajtjen e maskave mbrojtëse, dezinfektimin e duarve dhe mbajtjen e distancës fizike, kur është e mundur. Këto janë masat parandaluese për parandalimin e përhapjes së gripit, të rekomanduara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë obligon institucionet publike…

Lexo më Shumë

Propozimi për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, Ljupço Kocevski, nesër do të shqyrtohet në seancën e Qeverisë, pas së cilës do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publikë. “Në seancën e nesërme të qeverisë do të shqyrtohet mendimi i dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë, pas së cilës në përputhje me detyrimet ligjore do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publikë. Si qeveri do të vazhdojmë të ndërmarrim aktivitete që synojnë përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë. Besimi i qytetarëve është cenuar rëndë dhe për këtë arsye jemi të përkushtuar fuqishëm që më në fund të kemi shtet ligjor dhe shtet…

Lexo më Shumë

Duke filluar me homazhe te varri i dëshmorit të Universitetit të Tetovës UT-së, Abdylselam Emini dhe te busti i rektorit të parë, Fadil Sulejmani, e më pas duke bërë edhe vizitat tek xhamia e fshatit Poroj, në mejtepin e të cilës u mbajt ligjërata e parë, Universiteti i Tetovës, shënoi 30 vjetorin e ligjëratave të para. Manifestimi ka vazhduar me akademinë solemne në universitet, ku edhe janë dekoruar dekanët e parë të fakulteteve të krijuara atë kohë si dhe pronari i shtëpisë në Reçicë të Vogël ku edhe u nënshkrua akti i themelimit të UT-së. “Sot kujtojmë një nga momentet…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka uruar Kosovën për 17 vjet shtet të pavarur. Ai ka ndarë disa fotografi që dëshmojnë këtë datë të rëndësishme historike dhe ka porositur Kosovën që mos ta ndalë hovin. “17 Shkurt 2008 – Nga një ëndërr e shkruar fshehurazi në mure, në një realitet të pamohueshëm. Dita kur Kosova u bë shtet i lirë, i pavarur dhe sovran. Një histori e shkruar me sakrificë, e vulosur me guxim dhe e mbajtur gjallë me krenari. Kurrë mos e ndal hovin, Kosovë!“, shkroi Meidani.

Lexo më Shumë

Tejkalimi i shpejtësisë, drejtim i automjetit pa patentëshoferë, vetura të paregjistruara, kalim në semafor të kuq, janë disa shkelje të komunikacionin që ka bërë që kjo fundjavë do të mbahen mend gjatë për shoferët të cilët kanë thyer rregullat e komunikacionit, pasi policia gjatë ditëve 14, 15 dhe 16 shkurt, ka shqiptuar 3.142 gjoba, që i bie mesatarisht nga e premtja deri të dielën mbi 1000 gjoba në ditë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në këto dënime kryeson, tejkalimi i shpejtësisë së lejuar. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Sipas treguesve statistikorë, shkeljet e shpejtësisë janë më të…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar në Kuvend propozim ligj për uljen e TVSH-së së energjisë elektrike nga 18% në 5%. Me këtë propozim ligj, sipas deputetit Fatmit Bytyqit, rreth 600 000 amvisëri do të kenë fatura më të ulta të energjisë elektrike. Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së “Ulja e TVSH-së për energji elektrike don të thotë 13% fatura më të lira, gjegjësisht rrymë më e lirë për mbi 600 000 amviseri. Për faturë nga 3 000 denarë, qytetarët do të kursejnë rreth 400 denarë, që në vend që kjo të shkoj në buxhetin e shtetit, do të mbetet në…

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri Arben Fetai, në një prononcim për gazetën LAJM, e ka quajtur tallje me qytetarët nismën e BDI-së për veting brenda partisë. Fetai, tha se edhe para 5 viteve partia e Ahmetit kishte paralajmëruar një process të ngjashëm i cili prodhoi figura si Ramiz Merko e Artan Grubi, që tani ndodhen në “listën e zezë” amerikane. “Kjo është një tallje e radhës e BDI-së. Unë dhe gjithë ne mbajmë mend se para 5 viteve, BDI-ja kishte paralajmëruar dhe kishte njëfarë vetingu, verifikim të zyrtarëve partiak para zgjedhjeve lokale. Çfarë prodhoi ky veting, ai prodhoi kandidat si Ramiz Merko, i cili…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Nga ëndrra shekullore e shqiptarisë, në vitin 1912, lindi Shqipëria! Por shqiptarët vazhduan të ëndërrojnë pjesët e munguara të ëndrrës së vet, kështu që në vitin 2008 lindi Kosova. Shqiptarët e kudondodhur kurrë nuk i tradhtuan ëndrrat e tyre kolektive. Tani na mbetet të dëshmojmë se dimë t’i mirëmbajmë ato që i jetësuam dhe të mos harrojmë se edhe Kosova edhe Shqipëria janë pjellë e ëndrrës mbarëkombëtare, se ato janë mburrje dhe shpresë e mbarë shqiptarisë. Dhe sot, kur u bëmë me shumë ‘Shqipëri’ e me dy flamujë shtetëror, duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë nën flamurin e vetëm…

Lexo më Shumë