Debati mbikëqyrës në të cilën do të debatohet për efektet e ndotjes së ajrit do të mbahet në Komisionin për shëndetësi. Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit pasdite informuan se ai e ka emëruar këtë Komision si organ punues amë për debatin. “Më 30 janar 2025, është dorëzuar Kërkesë nga 20 deputetë drejtuar Kryetarit të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, nëpërmjet Kryetarit të Kuvendit, për mbajtjen e një debati mbikëqyrës mbi efektet e ndotjes së ajrit në Shkup dhe qytetet e tjera në shëndetin e njerëzve dhe masat që ndërmerren për mbrojtjen…
Author: Jeta almakos
Pas shkarkimit të prokurorit publik fshihet një tentim për instalim të një personi që i bindet partisë. Kështu akuzon LSDM pushtetin, për procedurën e shkarkimit të prokurorit Lupço Kocevskit. Sipas tyre, po ndodh proces i partizimit dhe ndërhyrjes politike në sistemin gjyqsor nga ana e pushtetit. Aleksandar Aleksovski, LSDM “Kjo do të thotë shtypje e demokracisë, shkelje e ndarjes kushtetuese të pushteteve dhe kthimi në epokat e errëta të gjyqtarëve, prokurorëve dhe proceseve të kontrolluara. Këto nuk janë reforma por partizim klasik. Mickoski po i hedh poshtë reformat në gjyqësor, po merr kontrollin e plotë dhe po i partizon institucionet…
Përskaj ndryshimeve ligjore me të cilat u thjeshtësuan dhe përshpejtuan procedurat për regjistrimin në librat amë dhe pajisja me certifikata, në Maqedoninë e Veriut vazhdojmë të kemi mbi 600 persona fantomë. “Fatkeqësisht nga 700 persona, vetëm 400 i përgjigjen apelit… të cilët u evidentuan në qendrat për punë sociale, por vetëm gjysma e tyre i plotëson kushtet për t’u evidentuar në librat e posaçëm dhe deri në momentin kur po e mbajmë këtë pres konferencë, shumica e tyre ende nuk e kanë realizuar këtë të drejtë. Nga informatat e fundit që I kam, vetëm 60 prej tyre, që janë evidentuar…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së tij në Uashington realizoi takim me zëvendësndihmës sekretarin për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof. “U takova me Alexander Kasanof, i cili është zëvendës ndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor, si dhe për shtyp dhe diplomaci publike në Byronë për çështje evropiane dhe euroaziatike të Departamentit të Shtetit”, njoftoi kryeministri i Republikës së Maqedonisë Hristijan Mickoski në faqen e tij në Facebook. Mickoski njofton se me Kasanof kanë diskutuar për situatën në vend, integrimin evropian dhe pengesat me të cilat përballet vendi në këtë drejtim. “Ne kemi ide, kemi plan, Maqedonia ka miq!”, shkruan në…
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, tha se po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në gjyqësor në lidhje me iniciativën e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit shtetëror Lupço Kocevski dhe interpelancat për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësore, megjithatë ajo nuk i ka komentuar ato. E pyetur për rastin me shkarkimin e kryeprokurorit, ambasadorja tha se, nuk ka koment, megjithatë shtoi se është e njohin me procesin dhe po e ndjekin nga afër. Përgjigje të ngjashme dha edhe për pyetjen në lidhje me iniciativën për shkarkimin e pesë anëtarët të Këshillit Gjyqësor që janë zgjedhur në Kuvend. Angela…
Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut organizoi një pritje për shënimin e 17-vjetorit të shtetësisë së Kosovës. Pjesëmarrës në ngjarje ishin kreu shtetëror, ambasadorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në fjalën e rastit ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen. “Me rastin e shënimit të 17 vjetorit të shtetësisë. U nderuam me pjesëmarrjen e Presidentes së Republikës Siljanovska-Davkova, Kryetarit të Kuvendit Gashi, Zëvendës Kryeministrave Mexhiti e Fetai, Ministrave Taravari (MSH) e Toshkovski (MPB), Kryetarit të Tetovës Kasami dhe Komunës së Çairit Ganiu, kryetarët e tjerë të komunave, zv Ministra, deputetë, Ambasador dhe…
Policia Financiare i ka ngritur edhe një tjetër kallëzim penal ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami i cili aktualisht ndodhet në arrati. Financiarja kësaj here e kallëzon Bajramin për marrëveshjen që ka lidhur me HEJ DOOEL ish objektin e restorantit Festina për të cilin ka pasur marrëveshje për shfrytëzim 10 vjeçar si hapësirë afariste nga ana e Lotarisë Shtetërore, shkruan Alsat. Hetuesit e Policisë Financiare kanë konstatuar se marrëveshja e lidhur në korrik të vitit 2023 nuk përkon me kushtet e prokurimit publik. Me këtë Bajrami ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 400 mijë euro. “Në thirrje është kërkuar…
Autostrada Ohër-Kërçovë do të jetë gati deri në fund të vitit të ardhshëm, paralajmëroi zv. kryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, i cili pati takim me menaxhmentin e kompanisë “Kostal Macedonia”. Nikolloski theksoi projektin për lidhjen e autostradës keq të projektuar, rruga e së cilës, siç theksoi, kalon nëpër ndërtesa të kategorisë A, zonë e mbrojtur në aeroportin e Ohrit, pika karburanti, spitale, hotele dhe objekte që nuk mund të shpronësohen. Ajo çështje, siç tha ai, do të zgjidhet me një zgjidhje ligjore që është në proces të miratimit, legjislacion që tashmë është miratuar nga Qeveria dhe…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online. “Ky rast më mundëson të ritheksoj angazhimin tim të sinqertë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona”, thuhet në urimin e kryeministrit Mickoski. Duke i dëshiruar Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj progres, mirëqenie dhe prosperitet, kryeministri Mickoski është shprehur i bindur se me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe do të përmirësojmë bashkëpunimin…
Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare në Gaza njoftoi se 1.109 nga 1.244 xhamitë në Rripin e Gazës janë shkatërruar si rezultat i sulmeve izraelite, raporton Anadolu. Në një deklaratë të bërë nga një zyrtar i ministrisë në një konferencë për shtyp të mbajtur para xhamisë së rrënuar Omari në Gaza, u tha se 89 për qind e xhamive në Gaza janë shkatërruar. Gjithsej 834 xhami janë shkatërruar plotësisht, ndërsa 275 janë kthyer në gjendje të papërdorshme. Zyrtari palestinez tha se dëmi total material i shkaktuar nga shkatërrimi i qendrave fetare dhe administrative, pronave të vakëfit, varreve dhe xhamive në…
Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim për kufizimin e marzhës bruto të fitimit (MBF) në tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produkte të veçanta në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Siç informon në konferencën e sotme për media zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski, me qëllim që të mbrohet standardi i popullatës përkatësisht të ulen shpenzimet për jetë të shportës konsumatore për ushqim dhe pije dhe te mjetet për higjienë personale, Qeveri mori vendim me të cilin kufizohet marzha në tregtinë me shumicë dhe pakicë të 102 grupeve të…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova “në mënyrë kategorike pretendimet e Bashkimit Demokratik për Integrim, të publikuara sot, ku kritikon presidencën se “nuk dërguan një urim zyrtar publik me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, transmeton TV21. Nga Presidenca bëjnë të ditur se “sipas praktikës diplomatike, presidentja Gordana Siljanovska Davkova më 17 shkurt 2025, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka dërguar letër-urim deri te homologia e saj, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu”. “Për kabinetin është e papranueshme që BDI nëpërmjet plasimit të informacioneve të rreme dhe të paverifikuara dhe nxjerrjen…

