VMRO-DPMNE këtë mëngjes reagoi përmes një deklarate ndaj kritikave të gazetarit Sasho Ordanoski ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Nga partia në pushtet thonë: “Sasho Ordanoski, i cili konsiderohet i afërt me LSDM-në, doli me pretendime dhe fyerje tronditëse se presidenti amerikan Donald Trump është ‘reketues dhe neonazist, i cili gënjen’”. “LSDM-ja nuk ka thënë asnjë fjalë për këto fyerje, nuk ka asnjë dënim dhe asnjë distancim publik, që do të thotë se kjo parti dhe Venko Filipçe pajtohen me këto fyerje ndaj partnerëve të rëndësishëm strategjikë të shtetit. Prandaj, publikisht pyesim: A nuk është kjo një devijim i qartë…
Author: Jeta almakos
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) e ndan neverinë, shokun dhe zemërimin e opinionit publik lidhur me fjalët e shqiptuara nga “gazetari” Sasho Ordanoski me një gjuhë eksplicite urrejtjeje dhe fyerjeje ndaj shtetarëve të huaj, çka përbën shkelje si të Kodit Penal vendas, ashtu edhe të së drejtës ndërkombëtare që mbron reputacionin dhe nderin e shtetarëve nga sulme të tilla. Ky akt është veçanërisht i dëmshëm dhe i rrezikshëm për Republikën e Maqedonisë, statusin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe, në fund të fundit, për sigurinë e saj si anëtare e NATO-s. Sasho Ordanoski, si i ftuar në emisionin “Samo…
KSHPK-ja ka vendosur të ndërpresë procedurën pas raportimit për pagesë të kundërligjshme të shpenzimeve të udhëtimit jashtë vendit të bashkëshortes së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, për shkak se nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave të ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Kështu deklaroi anëtari i KSHPK-së, Servet Demiri në seancën e 15-të, ku u diskutua edhe për këtë rast, dhe kërkoi që të paraqitet rekomandimi për ndryshimin e udhëzimeve parlamentare që rregullojnë udhëtimet zyrtare me dispozita të modeluara sipas Kodit të Etikës së Qeverisë. Komisioni përcaktoi se Udhëzimet aktuale për kryerjen e udhëtimeve të zyrtareve jashtë…
Presidentja Gordana Siljanovka Davkova e cilëson SHBA-në si vendin e duhur për lobimin që qeveria Mickoski bën për çështjen e integrimit të vendit. Ajo vlerëson se kontesti me Bullgarinë mund të ketë zgjidhje, nëse zgjidhja kërkohet mbi parimet e të drejtës së vetëpërcaktimit të secilit popull. Liderët evropianë, thotë Presidentja, duhet të gjejnë zgjidhje kreative duke respektuar identitetin. Kreu i ASHAM-it Zhivko Popov e quan të shkëlqyer idenë e kryeministrit për ndryshime kushtetuese me zbatim të prolonguar dhe kërkon të rivendosen bisedimet me Sofjen. “Të gjithë që dimë politikë e dimë se SHBA-të bazohet në sistemin e lobimit. Grupet e…
“Ne si komb kemi bërë gjithçka që kemi mundur, kemi duruar shumë poshtërime dhe kemi pranuar shumë marrëveshje të këqija për shkak të perspektivës sonë evropiane dhe anëtarësimit në NATO”. Kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij gjatë ngjarjes së Këshillit Atlantik, kushtuar së ardhmes së marrëdhënieve transatlantike në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se tani jemi përballë një kërkese të re për ndryshimin e Kushtetutës dhe se kjo nuk garanton siguri në rrugën e integrimit evropian. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Ne tani duhet të përfshijmë disa qindra bashkëqytetarë tanë në preambulën e Kushtetutës, e cila është një përshkrim i…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Uashington ka takuar Frederik Kempen, kryetar dhe drejtor ekzekutiv i Këshillit Atlantik. “Biseduam për sfidat aktuale gjeopolitike, rolin e Maqedonisë në integrimet euroatlantike dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime dhe ide me njërin nga ekspertët kryesorë të marrëdhënieve ndërkombëtare”, njoftoi Mickoski në Fejsbuk. Më parë ai foli në Këshillin Atlantik për të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike dhe Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht Bullgarinë dhe anëtarësimin tonë në BE. “Në bisedën në Këshillin Atlantik, theksova se përkundër lëshimeve të…
Pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të rruar, dispozita që u ndalohet të mbajnë mjekër mbetet në fuqi. Por ata mund të mbajnë mustaqe. Gjykata Kushtetuese sot nuk ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së paragrafit 7 të Rregullës për marrëdhëniet në kryerjen e shërbimit të Armatës së Maqedonisë, të miratuar në korrik 2012 nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Paragrafi i kontestuar thotë se personeli ushtarak që shërben në Ushtri duhet të jetë gjithmonë i veshur mirë, i rruar dhe me flokë të prera. “Kaçurrelat priten mesatarisht, deri në mes të veshit…
Inspektorati Shtetëror i Tregut njofton se nga sot inspektorët e tyre ndodhen në terren dhe do të kryejnë kontrolle për të parë nëse respektohet vendimi i Qeverisë për kufizimin e marzheve dhe ngrirjen e çmimeve të ushqimeve. Sipas Ligjit për tregti dhe Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, gjobat për mosrespektim të këtyre dy vendimeve variojnë nga 500 deri në 10.000 euro, ndërsa të gjitha parregullsitë mund të paraqiten në 191 ose në www.dpi.gov.mk. Pas publikimit të dy vendimeve të qeverisë në “Gazetën Zyrtare”, ato kanë hyrë në fuqi sot dhe do të jenë të vlefshme deri më 30 prill. Sipas…
Dy aparate të sofistikuara në vlerë prej 20 milionë denarëve për operacione në repartin e urologjisë dhe ortopedisë, ka marrë Spitali i Përgjithshëm i Prilepit me kompetencë të zgjeruar. Pajisjen nga Ministria e Shëndetësisë e promovoi ministri Arben Taravari.
“Nuk ka nënshkrim, nuk ka paqe”, “Tërbon fitimi i shtëpive konsulente”, “Profesioni po zgjohet”, “Disiplinore për IKKA” dhe “Stop tiranisë me kontroll të cilësisë” ishin vetëm disa nga parullat e protestës së sotme të organizuar nga kontabilistët para Ministrisë së Financave. Ata parashtruan disa kërkesa, duke përfshirë gjetjen më urgjente të zgjidhjes për ata që janë fshirë përkohësisht nga regjistri që të mund të nënshkruajnë llogaritë vjetore për vitin 2024, si dhe miratimin e ndryshimeve ligjore që do t’i hiqnin Institutit të Kontabilistëve dhe Kontabilistëve të Autorizuar (IKKA) kompetencat e tij të kontrollit të cilësisë do t’i hiqen ose kufizohen…
Zhernovski ka bërë të ditur se pa asnjë njoftim paraprak ka mësuar se është tërhequr nga pozita e tij si ambasador pas publikimit të vendimit në “Gazetën Zyrtare”. – Ende nuk i kalojnë tri raundet dhe disfatën në Qendër. Nga një njoftim në “Gazetën Zyrtare” mësova se jam tërhequr nga detyra si ambasador i vendit tonë në Rumani, pa asnjë informacion paraprak, gjë që është në kundërshtim me procedurat bazë të parashikuara në Kushtetutë dhe Ligj. Tragjikomike! Pas 192 ditësh pasi u ktheva në vend për “konsultime”, gjatë të cilave u shkel brutalisht Ligji për Punët e Jashtme, mësova për…
Ndryshime të mëdha do të ketë në ligjin për arsim të lartë – paralajmëroi Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska. Ajo paralajmëroi se parashihet riorganizimi me të cilin Agjencia për cilësi në arsimin e lartë do të zëvëndësohet me Këshillin për Akreditim dhe Evaluim, që do të punojë sipas rregullave dhe parimeve tjera. Ministrja Janevska pas takimit me SASHK-un theksoi se në përgatitjen e ligjit të ri janë të kyçur ekspertë të MASH-it dhe përfaqësues të të gjithë Universiteteve Shtetërore dhe private. “Kah fundi janë zgjidhjet për të dalë ligji I ri, I cili kur të jetë definitivisht gati, do të…

