Author: Jeta almakos

Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë ditës së sotme ka thënë se nga BDI nuk mund të pritet propozime për jetë më të mirë, shëndetësi më të mirë, dhe se ata do të flasin për tema siç janë gjuhët, numrat, për qindjet. Sa i përket paralajmërimeve për punësimet partiake, ai ka deklaruar se derisa të jetë në pushtet, do të punësohen persona kompetent dhe adekuat për pozitat e kërkuara. “Nuk ka një gjë të tillë, e kam lexuar atë, i kam ndjekur mediat, një gjë të tillë nuk ka, as nuk do të ketë, deri sa unë jam kryetar i Qeverisë maqedonase.…

Lexo më Shumë

E diell e mbarë për të gjithë ju miq! Vazhdojmë, ka shkruar zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti në mbishkrimin e një fotografie me logo të koalicionit VLEN, ku shkruhet: “Nga 1500 punësime në shëndetësi, 750 transformime nga kontrata në vepër në vendime të përhershme për shqiptarët”.

Lexo më Shumë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim janë shprehur se po ndjekin me shqetësim raportimet mediatike, tek të cilat u tha se Komuna e Çairit blen një shishe ujë 250ml për 60.25 denarë. Nga BDI kanë kërkuar më shumë transparencë se si shpenzohen paratë publike. Reagimi i plotë: “Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) po ndjek me shqetësim raportimet mediatike në lidhje me blerjet e dyshimta publike në Komunën e Çairit, ku sipas informacioneve të publikuara, çmimi i blerjes së ujit të pijshëm arrin në 60.25 denarë për 250 ml. Kjo çështje ka ngritur reagime të shumta në opinion dhe ka shtuar nevojën…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN thonë se po jep efekt masa e qeverisë për kufizimin e fitimit të tregtarëve. Nga VLEN thonë se po krijojnë politika për t’i mbrojtur qytetarët nga shpenzimet e larta. “Të gjithë palët e përfshira duhet ta dinë që tani më ka kaluar koha kur ata kanë bërë çfarë kanë dëshiruar me çmimet duke cenuar xhepin e qytetarëve tanë. Ne që kur kemi marrë pushtetin e kemi konsideruar si përgjegjësi dhe po bëjmë maksimumin që të ofrojmë qeverisje të mirë ashtu siç duhet dhe siç i ka hije. Kjo nënkupton që tani qytetarët tanë do të blejnë rreth…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike kërkon paraburgim për 37-vjeçarin M.M. nga Tetova, tek i cili gjatë ditës së djeshme u gjet drogë, përcjell TV21. Prokuroria ka dhënë urdhër për procedurë hetimore ndaj të njëjtit, i cili dyshohet për prodhim dhe lëshim në treg të substancave narkotike, psikotrope dhe prekursorëve. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, në kuadër të një aksioni operativ policor, janë gjetur 126,95 gramë marihuanë, e ndarë në 85 thasë me zinxhir plastike (ziper), të përgatitura dhe të destinuara për shitje të mëtejshme të paligjshme. Po ashtu, te i dyshuari, tetovari 37 vjeç, janë marrë para të gatshme në…

Lexo më Shumë

Ministrja për Energjetikë, Xehtari dhe Lëndë Minerale, Sanja Bozhinovska ka kërkuar që në afat sa më të shkurtër, Byroja për Metrologji ta vendos në funksion pajisjen e sofistikuar për testimin dhe verifikimin e orëmatësve, e cila për shkak të papërgjegjësisë ka mbetur e pashfrytëzuar. Bëhet fjalë për maqinën – sistem me tri faza për matjen e energjisë elektrike dhe fuqisë, e cila më shumë se 7 vite qëndron e papërdorur në bodrumin e Byrosë. Me vënien në funksion të kësaj pajisjeje, qëllimi përfundimtar, është që krahas verifikimit të orëmatësve, të shqyrtohet nëse janë në rregull, për të cilën Ministrja Bozhinovska…

Lexo më Shumë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të enjten se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, është udhëheqës legjitim dhe se, ndryshe nga presidenti rus, Vladimir Putin, ai ka ardhur në pushtet përmes një procesi të lirë zgjedhor. Macroni reagoi pas sulmit verbal të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili Zelenskyn e quajti “diktator pa zgjedhje”, raporton “Reuters”. Mandati 5-vjeçar i Zelenskyt duhej të përfundonte vitin e kaluar, por në Ukrainë nuk mund të mbahen zgjedhje gjatë kohës së ligjit ushtarak, të cilin Kievi e futi në fuqi në shkurtin e vitit 2022, pas fillimit të pushtimit të plotë rus. Macroni foli…

Lexo më Shumë

Princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman mirëpriti një samit në Riad sot, ku pjesëmarrës janë liderët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), mbreti i Jordanisë Abdullah II dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, njoftuan mediat shtetërore saudite, transmeton Anadolu. Kanali shtetëror Al-Ekhbariya ndau një fotografi të të pranishmëve në X, duke e quajtur mbledhjen një “takim miqësor dhe vëllazëror” midis princit të kurorës, udhëheqësve të GCC-së, mbretit të Jordanisë dhe presidentit të Egjiptit. Takimi vjen në një kohë kritike për rajonin, mes planeve të raportuara të presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur palestinezët nga Gaza dhe për…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe është kandidati i vetëm për kryetar të partisë në zgjedhjet e rregullta brendapartiake që do të mbahen më 16 mars të vitit 2025, ka përcaktuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Komisioni mbajti seancë për shqyrtimin e kandidaturave të paraqitura për kryetar të LSDM-së dhe përcaktimin e listës së kandidatëve për zgjedhjet e rregullta brendapartiake. “Bazuar në Statutin e LSDM-së si dhe nenin 9 të Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën për kandidim dhe zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar listën e vetme të kandidatëve të konfirmuar për kryetar të LSDM-së: 1. Venko Filipçe”, njoftoi sot…

Lexo më Shumë

Marrëdhëniet transparente janë më relacionet më të rëndësishme dypalëshe në botë. Bashkimi Evropian e konsideron SHBA-në si një nga partnerët kyç, që i kemoi në botë, kështu që vetë vizita e kryeministrit tuaj në SHBA mendoj se tregon se SHBA-ja nëse ka mundësi që të japin kontribut të tyrin në përshpejtimin e procesiet eurointegrues ose në rrugën evrpopiane të vendit tuaj, atëherë përpjekjet e këtilla janë gjithnjë të mirëseardhura, deklaroi euroambasadori Mihalis Rokas pas vizitës në Komunën e Strumicës në përgjigje të pyetjes së gazetarëve si i shikon ai vizitat e shpeshtuara të kryeministrit maqedonas në SHBA dhe nëse kjo…

Lexo më Shumë

Nga Aleanca për Shqiptarët në një komunikatë lëshuar mediave kanë reaguar në lidhje me debatin për stemën dhe simbolet tjera shtetërore, përcjell TV21. Nga ASH thonë se ky debat është tentim për të shkelur edhe më shumë shqiptarët. Tutje nga ASH-ja bëjnë thirrje që ndryshimi i 20% të mos përzihet me stemën, duke shtuar se himni dhe flamuri duhet të deetnizohen si stema dhe jo e kundërta. Kumtesa e plotë e ASH-së. “Ndryshimi i 20% të mos përzihet me stemën, himni dhe flamuri duhet të deetnizohen si stema dhe jo e kundërta Debati për stemën dhe simbolet e tjera shtetërore,…

Lexo më Shumë

Policia Kufitare ka parandaluar një rast të kontrabandës në zonën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas një njoftimi të policisë, rreth orës 03:20 të mëngjesit, njësitë patrulluese kanë arritur të lokalizojnë dhe ndalojnë tri automjete në fshatin Seqishtë, Han i Elezit, me të cilat po kryhej kontrabanda e mallrave. Gjatë kontrollit, në këto automjete janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme komerciale, përfshirë veshmbathje, bizhuteri, aksesorë, mjete pune dhe shumë artikuj të tjerë, të cilët dyshohet se po kontrabandoheshin drejt Maqedonisë së Veriut, transmeton Klankosova.tv. Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar:…

Lexo më Shumë